Memoria.al publikon historinë e rrallë dhe të panjohur të Ndue Mëlyshit me origjinë nga Mirdita, ku i ati i tij, Gjoni ishte bajraktar i Kthellës, ndërsa i vëllai, Nikolla gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut shërbeu si ushtarakë në Gardën Mbretërore, kurse djali xhaxhait të tyre, Frroku, në armën e Xhandarmërisë. Si u ndanë përkohësisht rrugët në mes dy kushërinjve gjatë periudhës së pushtimit të vëndit, pasi Frroku luftoi kundër forcave partizane në Jug të Shqipërisë dhe në përfundim të Luftës, u bashkua me Gjon Marka Gjonin në qytetin e Shkodrës, duke marrë hakun për vrasjen e nënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit), nga komunistët, kurse Nikolla doli partizan, duke u inkuadruar me Brigadën e VII-të Sulmuese të komanduar nga Gjin Marku, Ramiz Alia dhe Adil Çarçani, duke luftuar deri në Vishegrad të Jugosllavisë. Dëshmia e rrallë e Ndue Mëlyshit se si u detyrua ai të dilte në arrati në vitin 1947 së bashku me vëllanë e tij kapiten Nikoll Mëlyshin, babanë e Pal Mëlyshit, (personazhi kryesor i filmit “Operacioni Zjarri”) pasi komunistët i’u dogjën kullat e tyre dhe u internuan të gjithë familjen me gra dhe fëmijë në kampet e Krujës, Beratit, Tepelenës etj.
Si qëndroi Nduja nëpër malet e Mirditës në përpjekje me Forcat e Ndjekjes deri në ’49-ën kur u detyrua të arratisej në Jugosllavi së bashku me 53 pjestarë të rezistencës antikomuniste, pas vrasjes së Bardhok Bibës, pasi i pushkatuan vëllanë Lleshin dhe djalin e xhaxhait, Frrokun, kufomën e të cilit e dogjën me vajguri për të terrorizuar popullin e asaj krahine. Zbarkimi i Ndues me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë dhe endja nëpër malet e Mirditës e Pukës deri në 1952-in, kur u largua përfundimisht nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe SHBA-ës, ku ai jetoi deri në vitin 1992, kur u rikthye fillimisht në atdhe pranë familjes së tij (duke jetuar në qytetin e Shkodrës pranë së bijës së tij, Bardha Mëlyshi, pa u kthyer më në SHBA-ës pas vitit 2014) deri sa ndërroi jetë më 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe një ditë më pas u përcoll për në banesën e fundit.
Nga Dashnor Kaloçi
“Bardhok Biba ka qenë i dënuar me vdekje nga organizata jonë dhe më vjen keq, që nuk kam pas mundësi me e vra me dorën time, pasi ai ka qenë këlysh i Stalinit dhe jo shqiptar”. Pas asaj përgjigjie që i dha Mark Jak Bajraktari, majori UDB-së Çarkiç, nuk e vazhdoi më procesin e pyetjeve ndaj grupit tonë të shqiptarëve dhe e mbylli fare atë. Kjo gjë bëri që pak ditë më vonë, aty nga muaji qershor, në kampin e Nishit ku ishim ne erdhi majori i UDB-së, Çedo Mihjoviç dhe thirri Ndue Pjetër Gjonmarkun, Ndue Bajraktarin, mua (Ndue Mëlyshin), Mark Dodë Lleshjan, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin. Ai pasi na thirri në zyrë, na tha se gjatë asaj periudhe që ne ndodheshin nëpër kampe dhe burgje, kishim kaluar vështirësi, pasi sipas tij, gjëndja në Jugosllavi ishte ende e turbullt, por ne nuk duhet të mërziteshim shumë, pasi kryesorja ishte fakti që ishim gjallë, sepse jo në pak raste na ishte rrezikur jeta. Pas kësaj hyrje që bëri, ai kaloi direkt në temë, duke na thënë se ai personalisht kishte ndërhyrë për çështjen tonë dhe kishte biseduar me Ministrinë e Brendëshme, që të na lironte nga burgu, me kusht, që ne të formonim gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe të hynim me msione sekrete në Shqipëri”.
Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al është Ndue Mëlyshi me origjinë nga Kthella e Mirditës, ish-pjestar i forcave të rezistencës antikomuniste, i arratisur nga Shqipëria në vitin 1949 dhe i hedhur me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë. I kthyer fillimisht në Shqipëri në vitin 1992 pas katër dekadash emigrimi, Ndue Mëlyshi, nga viti 2014 jetoi në qytetin e Shkodrës me të bijën e tij, Bardha Mëlyshi, deri sa ndërroi jetë më datën 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe më 1 gusht u përcoll për në banesën e fundit.
Edhe pse mbante mbi supe më shumë se një shekull e një dekadë të jetës së tij, madje me privacione dhe peripeci të pafundme, duke kaluar gati gjysëm shekulli larg familjes së tij, (bashkëshortes Mara Markagjoni dhe tre vajzave: Bardha, Lizeta dhe Agetina, që i la fare të vogla dhe i gjeti me fëmijë), kujtesa dhe memoria nuk e tradhëtuan asnjëherë deri në minutat e fundit kur ai u shua (më 31 korrik, 2020) i ulur në kolltukun e tij duke shfletuar gazetat e ditës. Para pak kohësh, Memorie.al, arriti t’i marrë një intervistë të gjatë z. Ndue Mëlyshi, (duke e regjistruar me video) me qëllim për ta publikuar më 7 gusht, me rastin e ngjarjes së bujshme të vrasjes së Bardhok Bibës, ngjarje që terrorizoi Mirditën dhe solli edhe largimin e tij dhe 53 pjestarëve të rezistencës antikomuniste nga Shqipëria.
Gjatë bisedës, kujtësës së tij të jashtëzakonëshme si një “dosje e gjallë”, hera herës i vinin “në ndihmë” dhe fletoret e shënimeve ku ai prej vitesh në mënyrë kronologjike ka hedhur copza e momente nga jeta e tij e trazuar, apo dhe libri “Jeta e malit”, që ka botuar disa dekada më parë kur ishte në azil politik në SHBA-ës. Duke i përcjellë famijes Mëlyshi ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur, në këtë shkrim po publikojmë të plotë intervistën e zbardhur që i morrëm para pak kohësh, (me ndihmën e pakursyer të së bijës. znj. Bardha Mëlyshi), duke e plotësuar edhe me disa prej shënimeve të tij.
Zoti Ndue, ngjarje ku ju ishit të rrethuar dhe ratë në përpjekje me armë me Forcat e Ndjekjes që u mbajtën të rrethuar për më shumë se tetë orë, a bëri bujë në popull?
Si zakonisht, komunistët ato ngjarje ku pësonin disfata dhe humbje të mëdha në njerëz, nuk i popullarizonin dhe mundoheshin me i mbajtë sekret e sa më të fshehta dhe kështu bënë edhe me atë ngjarje ku na mbajtën ne të rrethuar. Të nesërmen e asaj dite pasi kanë bërë tërheqjen e të vrarëve dhe të plagosurve, forcat komuniste kanë shkuar prap në vëndin e ngjarjes dhe e kanë rrethuar atë me patrulla dhe forca të shumta, duke mos lënë me u afrua asnjë njeri në atë zonë në një perimetër të largët.
Po Forcat e Ndjekjes më pas a u vunë në kërkimin tuaj?
Forcat e Ndjekjes pasi janë kthyer në vëndin e ngjarjes ku na kishin mbajtur ne për më shumë se tetë orë të rrethuar dhe kanë bërë kontrolle të imta duke ndjekur njollat e gjakut të plagosurit tonë, Ndue Nikollit, në ato kërkime ata kanë gjetur radion që e kishim fshehur ashtu me të shpejtë. Po kështu ata nuk i kanë hequr pritat e tyne, por i kanë mbajt ato të fshehta duke mendu se ne do të ktheheshim përsëri aty për me marrë ndonjë gjë që kishim lënë aty për ngut në ikje ne sipër, për t’i shpëtu zjarrit të armëve të tyne. Dhe kështu ndodhi vërtetë.
Pse, ju u kthyet përsëri në atë vënd?
U kthyem pasi aty kishim lënë radion dhe pa atë ne nuk mund të kryenim asnjë lloj misioni.
Pas sa ditësh u kthyet aty dhe sa veta ishit?
Ne aty jemi kthyer pas nëntë ditësh, në mbrëmjen e datës 29 mars, aty nga ora gjashtë pasi kishte filluar me u err dhe grupi përbëhej prej Ndue Pjetër Gjonmarkaj, Llesh Marka Doda, Gjon Marka Çupi, Nikoll Frrok Zefi dhe unë.
Ç’ndodhi pasi grupi juaj shkoi aty?
Kur kemi shkua aty ne nuk i kemi pa Forcat e Ndjekjes, pasi ata kanë qenë nëpër pozicione duke na prit prej ditësh dhe ata na kanë lënë të futemi brenda rrethimit të tyne. Në momentin që ne kemi shku tek vëndi ku kishim mshef radion dhe kemi pa se aty s’kishte gjë, kuptum se atë e kishin gjet forcat komuniste. Në atë moment ka plas zjarri i tyne në të katër anët dhe ne nuk kemi dit nga me u mbrojt.
Si mundët të shpëtonit?
Ashtu duke luftu me bomba dore dhe duke qëllu ndaj tyre kemi mbërrit me e ça atë rrethim dhe kemi dalë të pestë pa pësu asnjë dam. Si duket, forcat komuniste duke pas frikë në humbje të tjera njerzore që kishin pësu aty para disa ditësh, nuk kan lujt nga pozicionet dhe kjo gja si duket na ka favorizu ne me u largu prej atij rrethimi.
Ku keni shkuar pasi dolët nga ai rrethim?
Pas largimit prej aty ne jemi largu pa asnjë lloj orientimi pasi mungesa e radios na kishte ndërprerë ndërlidhjen me jashtë dhe na kishte paralizu keqas, sa nuk mundeshim me ba asnjë lloj organizimi. Pasi jemi sjell disa dit nëpër male, më datën 10 prill ne kemi mujt me ba një mbledhje në fshatin Bukmir të Mirditës, ku kemi bisedu të gjithë pjestarët e grupit, duke dhënë gjithsecili mendimin e tij se çfarë do bënim në atë situatë gati të pashresë. Ndodheshim në një gjëndje të vështirë, pasi pothuaj të gjithë ne që ishim aty kishim pësuar humbje jetësh nga familjet tona dhe po ashtu edhe ata që na kishin strehu e mbajt me buk, kishin pësu damtime në njerzit e tyne, me burgosje, internime dhe pushkatime. Përveç kësaj, situata dukej e pashpresë edhe sepse qeveria komuniste e Tiranës kishte dërgu forca të mëdha ushtarake që thuhej se përbaheshin prej rreth 6000 ushtarë e oficerë, të cilat pasi ishin stërvit në një kurs specjal tre mujor në Tiranë nga dy kolonel rus nën kujdesjen e vetë Mehmet Shehut që ishte ministër i Punëve të Brendëshme atëhere. Këta pastaj i kanë shpërnda në mënyrë të organizume në Brigada Specjale në zonat e Krujë-Kurbinit, Mirditës, Matit, Lezhës e Pukës, ku veprojshin grupet tona të rezistencës antikomuniste. Kështu që qëndresa jonë në ato kushte, bahej gjithnjë e më e pashpresë dhe pothuj e pamundun.
Pas asaj situate ku ndodheshit, ç’farë vendosët aty në atë mbledhje?
Ne vendosëm që të shpërndaheshim në grupe të vola në mënyrë që të manovronim më mirë shmangnim sadopak rrezikun nga forcat komuniste. Por pas ngjarjes së vrasjes së Bardhok Bibës në gushtin e vjetit 1949, qëndrimi ynë në Shqipni u ba i pamundur për shkak të ndjekjeve të forcave komuniste dhe duke dasht të mos e damtonim ma shumë popullin, ne një grup prej 53 vetash, kemi dalë prap në Jugosllavi, siç ju thash pak ma nalt.
Po nga Jugosllavia, si mundët të largoheshit?
Nga Jugosllavia ne u larguam se fituam azilin politik, kush për në Itali, kush për në Bruksel, Gjermani etj., e deri në SHBA-ës. Për të gjitha këto ne kemi pas ndihmën e “Bllokut Kombëtar Indipendent”, me në krye Gjon Marka Gjonin e Kol Bib Mirakajn që ishte në Itali dhe kishte lidhje të ngushta me anglo-amerikanët. Azilin politik për në shtetet Perendimore dikush e fitoi më shpejt e dikush më vonë dhe kështu disa prej grupit tonë duke mos e duru dot jetesën e vështirë në Jugosllavi, pas vitit 1949 jan detyru dhe kan hik fshehurazi në Itali dhe vënde Perendimore, duke përdor dhe dokumente fallso.
Po pse edhe pas vitit 1949 kur Tirana zyrtare e Enver Hoxhës i prishi marrëdheniet me Beogradin e Josif Broz Titos, nuk ndryshoi trajtimi që u bëhej emigrantëve politik shqiptar?
Jo vetëm që nuk ndryshoi, por mund të them se trajtimi dhe gjëndja e emigrantëve u bë akoma dhe më e vështirë e të gjithë prisnin me padurim që të fitonin azilin politik me hik në shtete të ndryshme të Europës Perendimore dhe Amerikë. Por padurimi i emigrantave me shku në shtetet Perendimore, shtohej ma shumë edhe për shkak të ndjekjeve, survejimeve e presioneve që i’u bënte UDB-ja jugosllave kudo që të ndodheshnin ata. Gjithkund kemi qenë nën kontrollin e rreptë të UDB-së sa kemi jetu në Jugosllavi.
Edhe pas vitit 1949 kanë vazhduar survejimet e UDB-së ndaj emigrantëve politikë shqiptarë në Jugosllavi?
Ndjekjet e survejimet e UDB-së ndaj emigrantëve shqiptarë kanë vazhdu pandërprerje deri sa është shëmb Jugosllavija pas vitit 1990. Deri nga fillimi i viteve ’50 që kam qenë vetë në Jugosllavi, këtë gjë e kam provu vetë dhe shumë prej nesh i mbante frika se do të na kthenin përsëri në Shqipëri, siç i patën kthy disa. Shumë prej atyre që u kthyen por edhe shumë të tjerve që kaluan në shtete Perendimore, u patën kërku me i përdor si bashkëpuntorë me punu për ta dhe kur ata s’kan pranu, i kan kthy në Shqipni. Gjatë asaj kohe që ne emigrantët ishim në pritje të azilit, nga ana e shtetit jugosllav na ofrohej ndonjë punë me rrogë dhe strehim ashtu si të gjithë shtetasve të tyn e, por përsëri jetesa ishte shumë e vështirë. Na mungonin mjetet elementare të jetesës, si ushqimi e veshëmbathja dhe nisur nga kjo gjëndje tepër e vështirë ku ndodheshim, disa nga këta të grupeve tona, shokë tanët, jan lidh me vajza jugosllave dhe kanë bashkjetu me to, duke jetu në familjet e tyne, apo duke vënë kunor me to, si p.sh. Zef Luka, Martin Camaj etj.
E keni njohur personalisht Martin Camaj?
E kam njohur që kur ai u arratis dhe doli në Jugosllavi në vitin 1947 me disa shok të tij nga Shkodra, por ndonjë miqësi shumë të madhe nuk kam pas me të. E kujtoj si djal shumë inteligjent, por Ndue Pjetër Gjomarkaj me Preng Grudën e Zef Shllakun, e kan njoft më mirë Martinin, pasi ata kan kry bashkë shkollat e nalta në Jugosllavi, në Beograd dhe më pas prej aty kan dal në shtetet Perendimore. Për Martinin më ka pas fol mirë edhe Zef Luka mik im i ngushtë, kur ishim bashkë në kampin e CIA-s në periferi të Romës që stërviteshim më hi në Shqipni me misione sekrete si parashutista. Zefi, jo vetëm se e ka pas mik të ngushtë Martin Camajn (dhe atë miqsi e kan vazhdu deri sa kan qenë gjall), por e ka pas edhe kumar kur është martu në Romë në vjetin 1956 me një vajzë jugosllave me emnin Bojana. Zefi ka pasë shumë miqësi me Ernest Koliqin që ka qenë me “Bllokun Indipendent” dhe bashkë me Martin Camajn e kanë rujt miqsinë gjatë gjithë kohës së emigracionit. Të gjitha këto Zefi i ka shkrujt edhe në kujtimet e tij që m’i ka pas dhanë mu s’parit pasi i ka botu. Ja tek e kam librin “Një qind shqipe që erdhën me prue lirin” (na e tregon librin) dhe shikoni ku është dhe në foto Zef Luka me gruen e djal të tij, si dhe me dy kumart, Prof. Dr. Martin Camaj e Prof. Lin Shkrelin, piktor. Kan dal në Itali në vjetin 1956.
Zoti Ndue, nga sa po shikojm tek ky libër me kujtime i mikut dhe bashkëluftëtarit tuaj, Zef Luka, në faqen 210 ku është titulli “Formohet Komiteti i Apostol Tenefit me në krye Dushan Mugosha” ndërmjet të tjerash në fq. 103, ai shkruan: “Zef Luka e Pjetër Gjoci, bashkë me Bardhok Shkurtin me të hollat e misionit, festuan 28 nëndorin e vitit 1951 në Hotel “Metohija” Pejë. Bardhok Shkurtit i besojshim se vëllanë ja kishin vra komunistët në mal. Kur skuadra e futbollit e Pejës do të shkote me lujt në Prishtinë, patëm mendue me shkue edhe na me to. Kështue edhe tue shkue me ta do të vritshim Apostol Tenefin që ishte kryetar i Komitetit të Dushanit”. Ju e keni njohur personalisht Apostol Tenefin dhe keni dijeni rreth kësaj çka ka shkruar miku juaj Zef Luka këtu?
E kam njohur shumë mirë Apostol Tenefin, pasi ai kryesonte Komitetin e Prizrentit që ishte formue nga Dushan Mugosha, që ka pas formu Partinë Komuniste këtu në Tiranë me Enver Hoxhën. Ma ka pas tregu Zefi kohë më pas kur kemi qenë në Amerikë, lidhur me atë plan që kishte ba me ata shokt e vet nga Shkodra si Martin Camaj etj., për me vra Apostol Tenefin, por nuk ja kishin mrrijt dot qëllimit, se s’ishte fort kollaj, por me sa dij edhe e kan tradhtu nga brenda, madje nji mirditor, e ka shkrujt vetë Zefi në libër.
Po përse donin ta vrisnin?
Po Tenefi kryesonte atë Komitetin e Prizrentit që ishte formue prej Dushan Mugoshit që ishte antishqiptar i tërbuem dhe ky Apostoli me njerzit e vet i ndiqte këmba këmbës të gjithë emigranta politik, shokët tanë, duke u kërku disave dhe me bashkëpunu me të. Shikoni kujtimet e Zef Lukës aty, sepse ai tregon se Apostol Tenefi i ka ndjek ata deri ditën e fundit që kan dal nga Jugosllavija, për me mujt me i rekrutu.
A pati ndonjë që u vu në shërbim të tij?
Ka pas posi, rrallë ndonjë, por ka pas. Unë nuk mund t’ju them emra, pasi as në kujtimet e mia që kam botu nuk i kam përmënd me emra, por shikoni atë libër se Zef Luka edhe ka përmënd ndonjë me emër. Por duhet me kuptu se ata që kan pranu me bashkpunu, nga zori e kan ba, kanë qenë të detyru se i kanë shtërngu shumë, por edhe sepse regjimi komunist i Tiranës u ka pas vra dhe burgos e internu njerzit e tyne.
Këtu në libër, Zef Luka midis të tjerash (fq. 108) shkruan edhe për disa pagesa në vleftën 3000 dinar që u janë bërë nga UDB-ja jugosllave disa emigrantëve shqiptarëve. Keni dijeni rreth kësaj?
Pagesa në 3000 dinarë ishte asistenca sociale që u jepej nga ana e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Jugosllvisë të gjithë emigrantave shqiptarë që ishin në atë kohë në Jugosllavi, në bazë të ligjit për emigracionin që ata kishin. Edhe unë e Zefi kemi marrë atë asistencë prej 3000 dinarë, por më shumë nuk na e jepnin, sepse abuzohej nga ana e atyre që e kishin detyrë për me na e dhënë atë shumë. Ajo asistencë prej 3000 dinarësh ishte fare e pakët dhe nuk na mjaftonte as për dy tre ditë, por në atë gjëndje të mjeruar që ishim ne, na dukej shumë. Këtë shumë e përfitonin edhe të gjithë ata emigrant shqiptarë që vazhdonin shkollat e larta si student në Beograd e çdo vënd tjetër ku ishin në Jugosllavi. Shikoni librin e Zef Lukës, ai ka shkruj për të gjitha kto që po themi.
Kur u vendosët përfundimisht në SHBA-ës dhe ku keni jetuar e punuar gjatë gjithë asaj periudhe që keni qenë atje.
Në vitin 1957 kam shkuar në SHBA-ës dhe jam sistemuar në Buffalo ku kam punuar në një spital të madh si teknik i mirmbajtjes në sektorin e radiologjisë. Në vitin 1992 kam ardhur për herë të parë në Shqipëri ku kam takuar familjen time që nuk e kisha parë që nga viti 1947 kur kisha dalë në mal në arrati. Jam kthy prap në Amerikë dhe në vitin 2014 jam kthy përfundimisht në Shqipni, e kam jetu me bijën time, Bardha Mëlyshi, këtu në këtë shtëpi ku jemi dhe këto vite janë vitet ma të gzume të gjithë jetës sime.
Kujtime kriminelesh dhe tradhtaresh.Shikoni padronet e tyre Udb asfalia cia fashizmi italian.Tradhtareve as varri nuk duhet tju gjendet.
Padronet e nacionalisteve shqiptare ishin amerikanet, gjermanet, italianet, anglezet…qe ishin kombet me demokratike te botes. Sa me e mire do te ishte Shqiperia nese do te rrezoheshin nga pushteti morrat e kuq.
Ke harruar greqine dhe udb o gardisti petrorias.
Amerikanet “demokratike”? Sa klase shkolle ke ti mor IDIOT I LINDUR! A e di se Martin Luther King eshte vrare ne Amerike ne 1969, pikerisht sepse ai vend ishte jo-demokratik dhe nuk kishte arritur ende ne periudhen e barazise se njerezve. A kupton c’po te them o KOKRRA E BUDALLES!? Amerikanet qe s’lane junte fashiste e vrastare pa vendosur ne Ameriken Latine. Demokratik thote!! Kush ishin “demokratik”, gjermanet naziste qe kane bere tmerret me te medha te njerezimit? Apo italianet fashiste qe deshen te kolonizonin gjithe Shqiperine e ta kthenin ne nje province italiane ku shqiptaret do te zhdukeshin si komb? Apo anglezet qe s’kane lene vend te botes pa vjedhur e kolonizuar, qe jane pergjegjes historike per zhdukjen kriminale te banoreve vendas ne Amerike e gjetke? O DEBIL, thirri mendjes, kush ka tallur bythen me trute e tua si te peshkut!? Keta padronet e ketyre “nacionalisteve” a nuk ishin aty ne 1878 gjate Lidhjes se Prizrenit? A nuk ishin aty ne 1913 gjate Konferences se Londres? Po keta “padronet” e sat’eme perse nuk e bene te plote Shqiperine me 5 vilajetet (Janinen, Manastirin,Selenikun,Kosoven,Shkodren) por krijuan nje minishtet shqiptar!? Po edhe kete shtet te vogel ishin po keta “padronet’ e asaj kurves qe te lindi, te sat’eme, qe deshen ta copetonin midis Greqise dhe Serbise. A ishin po keta “padrone” apo jo, o te SHKERDHEFTE SHQIPTARIA katunaren qe te lindi!?
Per sharje, poshterime, genjeshtra, ofendime morrat e kuq jane te paret. Askush nuk mund t’ua kalojë.
Ju nuk meritoni sharje, por plumbin bythes mor qenie e perdale …
Ne jemi te paret per te shkerdhyer kolaboracioniste si puna jote, o pasardhes i Hamzait!!!
Hahahaha nuk do kishte Shqiperi fare o pretorian UDB-ist !! UDB-ja i kishte bere planet me Greket, gjysma e Shqiperise ne Jugosllavi e gjysma nen Greqi..po qe do qe ju a futi Enveri me Stalinin ! Te mos ishte per Stalinin dhe kembenguljen e tij per ta njohur Shqiperine si fituese WW2 shqipot do kishin pesuar fatin e Camve !! Kjo racce muti i mori ne qafe Camet , i perdoren si mish per top per shqiperine e madhe e kur Greku i theri si bageti nuk u ndihet kurre o shkerdhata , sepse keshtu e donin interesat Anglo-amerikane !
yyyyt, race spiunesh qe I hengret mune rregjimit te asaj kohe. ju beri hi, gjysmat ne grope e gjysmat bashkepuntore te sigurimit.
Me armet qe pozoni ne foto,cilet do luftonit ? Vellezerit tuaj shqipetar ? Pasardhesit tuaj jane keta te tanishmit qe duan pushtet me force pse jo dhe me vrasje. Futini ne bythe ato arme, populli perseri do tu tregoj vendin. Andej nga shpellat,aty e keni vendin si atehere.
Hahaha, 30 vjet neodemokraci
Ka akoma fosile…i quajne nacionalistet kriminel hahah
To shofte fara amin
Te lexosh keto coftina bythshkerdhyer qe i ka palluar tere fisin serbia eshte cnjerzore,por se kuptoj shtet bythen qe lejon nje funderrine si ky kaloci te genjeje kaq paturpesisht.O Myluc shyqyr qe ike ne hale te semes,por trego te verteten o legen si pranove bashkepunimin me sigurimin e shtetit e si u hape bythesh deri ne fund te jetes tende te qelbur duke spiunuar shoket miqte dhe antaret e familjes.Ptu kalbesira
Ja pra! Martin Camaj ka dashur te vrase Apostol wenin. Camaj paska wene trim i madh!
Kalocja nuk e di, sepse vetem boton idiotesira, we forcat e ndjekhes vareshin nga Ministria e Mbrojtjes dhe jo nga Mahmet Shehu.
Kujtimet e ketyre banditeve, i te njejtes race eshte fhe Kalicja me te birin, tregojne se si u sherbyen ata armiqve te vendit tone.
Wow
Kush u merr intervite kriminelava te vendit kete dihen qe kan qen antishqipat dhe budallej
Na KERNAQE Dylber me bemat e ketyre fosileve! Mire ne qe e dinim, por ben aq mire qe i boton keto, sepse keshtu edhe ata te rinj qe s’e kane idene se c’ishte ajo kohe, e c’egersirash, gjallonin, tani e marrin vesh mire dhe do te dijne ta ndajne shapin nga sheqeri.
Ktyre ja shkerdheu çi mbante pragu qeveria Enver Hoxhes dhe populli shqiptar i futi plumbin , i vari si qent rrugve , se tradhtia komtare kte shpeblim ka , vdekje tradhtarve , edhe famijet e tyre mir kan ber qe i kan len neper internime se pjell serbesh jan , gjithmon armiq te kti vendi do te jen pa dallim sistemi politik , vjen ky bythshkerdhym dhe varroset ne kte tok i qift kina nonen , kta nuk meritojn varr ne tek vend qe i vun pushken per interes te te huajve qe pa u krijuar partia komuniste , kta qe ne kohen e italis i dorzuan flamurin duçes , po ne at koh kta moterqir komunizmin luftonin , kta kan qen qener tradhtar qe urrenin vendin e tyre dhe kishin shitur bythen nderin e xhdo gje per ca para te qelbura , ka shpetu kufoma se kapen tja qinin çi mbante pragu pis antishqiptar tregon me paturpesin me te madhe si luftonte kunder vendit te vet , dhe pasardhesit e vet sot agjent te Serbis jan esht 100 per 100t e sugurt , se dardha nen dardh bie , kta tradhtar me breza kan qen qe ne koh te Skenderbeut, mburret kadavra por ai sitem ja shkerdheu kurven per 50 vjet , dhe vin mas 50 vjetesh gjoia tek familja po ike e le gruan 50 vjet ja ke falur te tjerve at grua , ta kan pünuar token te tjeret or trim , ke ter jeten o mut qe kundermon ngado , kta jan pisat tradhtar qe smeritonin varr ne kte tok. O kaluç suma ja nxore surratin e vertet tradhtarvecte kti kombi qe kan urryer vendin e vet .
Po nuk kane turp e nxjerrin nga goja qe kane bashkepunuar me .uzhiket serbe. Ah do i zhdukja gjithe fisin more moterqira tradhetar qe donit te shisnit vendin . ty moterqire qe publikon keta moterqira qe kane shitur vendin tone ,tek serbet . ty do qire pragu i pari.
Po mir ja paskan kalu kta ne Jugosllavi…
Pse thoni qe UDB-ja me Sigurimin kishin marrveshje qe t’i kthenin mbrapsht ne Shqiperi ?
Shoku komentues, qe ndron 300 emra ne dite, e ndermjet te tjerash na shfaqesh dhe me emrin- Veriori
Ti i cileson tradhetare te kombit, ata qe hidheshin me parashut sepse nuk donin vendosjen e sitemit komunist ne Shqiperi.
Pra keshtu i cileson ti.
Kuptoje mire, se ata luftonin jo kunder Shqiperise por kunder vendosjes se sitemit komunist ne Shqiperi.
Atehere kush ish tradhetari?
Tradhetari u faktua se ish Enveri, qe mblodhi Byrone Politike te Komitetit Qendror te Partise Komuniste Shqiptare, dhe te ngazellyer per simpatine e madhe per mareshallin Tito, moren vendim me date 14 Mars 1948, qe Shqiperia te bashkohej me Republikat Federative te JUgosllavise, nen drejtimin e Mareshallit Tito.
Kjo eshte tradheti, qe qelb dynjane. U mblodhen ‘baballaret e kombit’ e ca bene te marrosurit, vendosen qe Shqiperine ta bejne bishtin e Republikave Federative te Jugosllavise.
E brenda tri diteve sapo e moren vendimin, i derguan leter urgjent mareshallit Tito, duke i kerkuar qe ai te percakonte nje date, per te bere bashkimin faktik te Shqiperise me Jugosllavine.
Pra ne i kishim tradhetaret ne maje, ne krye te kombit, qe gjykonin me mend me pak se nje pule, duke e shitur Kombin e vet, te ngazellyer per simpatine e mareshallit Tito.
Cfar tradhetie e cfar skadali qe qelb dynjane, e po te ndodhte ai bashkim, do e shihnin mire p….n e mizes shqiptaret e Shqiperise.
TRADHETAR ishte ai qe luftonte kunder atdheut dhe popullit te vet, duke bashkepunuar me UDB-ne!
Te fala sat’eme o TRUPESHK!
Perse mbroni Enver Hoxhen kur dihet fort mire qe ai ishte kelysh i Miladinit.
Kush e mbron Enverin o debil? Enveri eshte hero kombetar, s’ka nevoje ta mbroje kush o robqim!
Enveri eshte me i madh se Skenderbeu, o kaqol!
Ata luftonin kunder popullit o koqe se populli ishte i shtypur nga keta agallare dhe bejlere qe ishin prej shekujsh shushunjat qe i pinin gjakun popullit dhe qe ishin vene ne sherbim te armiqve shekullore.Keta pushta humben privilegjet dhe pronat qe i kishin vene duke shfrytezuar deri ne palce popullin dhe si minj u rreshtuan nen urdherat e turli lloj fashisteve qe nga UDB-ja e deri te Greqia e CIA qe punonte te rrezonte qeverite legjitime neper bote.
Do benin lufre me Shqiptare,dhe ja vlente sipas teje? Sipas asaj Rradakes sate,pse Jugosllavet dhe Greket contribonin per keta patriotet e tu? Sipas teje Keta kishin kellqe ta perballonon nje nderhyrje te grekeve dhe Jugosllaveve per te aneksuar pjese te tjera te territorit shqiptar? E di ti qe ne te njejten periudhe qe per keta patriotet e e demokracise kishin bazen dhe sterviteshin ne Itali e me pas ne Greqi,Greqia filloi sulm faktikisht ne kufijte jugor? Keta luftonin nje mut sistemin komunist,keta ishin disa kriminele dhe qe vrane shqiptare .
As nuk e pyeten polullin e vet, nese e donte bashkimin me Jugosllavine apo jo, por u mblodher si nje grup tekayterish dhe moren vendim me 14 Mars 1948 qe ti bashkangjitnin Shqiperine, Jugosllavise.
Nje gje e tille mund te ndodhte (gje qe nuk duhej te ndodhte kurre), vetem nese populli e jo te marrosurit e partise, vendos me referendum. Qe e perseris;populli shqiptar kurre, kurren e kurres nuk do ta pranonte nje gje te tille.
Po ja qe, te papergjgjshmit tane, mendjelehtit tane, budallenjte tane, te pa beset e kombit te vet, e bene te tyren, e moren vendimnin ne pabesi, ne sekret absolut, duke tradhetuar popullin e tyre, kombin e tyre, duke mos e pjerdhur fare popullin e tyre.
Eshte fat, qe na ruajti Zoti, nga ai vendim sketerre dhe nuk ndodhi nje gje e tille, se ndryshe shume menxyra do kalonin shqiptaret, pa ju ditur fundi.
A doli vendimi ? Sa do presim ? A doli ajo shkresa e Enverit qe bashkon Sqiperine me Jugosllavine? ….hajt pra nxirreni !! Enveri ne 50 vjet ne pushtet 3 Vjet pati marredhenie me Jugosllavet…per 48 vjet as ambasade te Jugosllavise nuk kishte e jo me marredhenie !! Edhe keta diversantet per kete luftonin, per te hapur perseri ne Tirane ambasaden Jugosllave qe mbylli Enveri !! U desh te vinte 90 ‘ qe ta hapnin hapnin perseri ambasaden ! Po kur shkonin ne ndeshjet e Futbollit i degjonin thirrjet E.H . te kosovarve shpellaret e UDB-se komuniste? ! Ate tipin kane dashur ta vrasin e ti marrin leket hahaha race maloke e pabese !! Si tha ai shefi Amerikan I CIA-s ..kur vdiq Mithat Frasheri , langot e tij i vodhen leket qe kishte ne xhepa , edhe per ta varosur heroin e tyre mendova une se me erdhi keq tha !! Race kriminelesh e pabese !! Asgje prej Malesori e Veriori nuk kishte tek ju , maloket e mutit !!!
Diversante
Shoku Vetevendosje:
Shko ne Arkivat Qendrore te Shqiperise.
Drejtohu ku ndodhen arkivat e vitit 1948
Dhe atje eshte dosja me numur 4
Fondi 14/AP, qe te shohesh me syte e tua tradhetine e sanksionuar, germe per germe.
Atje ke dhe qindra dokumente dhe udhezime, sesi sigurimi i shtetit shqiptar, merte udhezime nga partia, qe te vihej ne sherbim te UDB-se, para se te vinte letra e Stalinit ne Shqiperi.
Ke dhe te tjera dokumentacione, qe flasin se si u zhduken me dhjetra e qindra nga ato qe vete partia i vuri ne sherbim te UDB-se dhe qe, sapo u prishem me Titon,(pas letres se Stalinit) i eleminuan po me duart e tyre.
Gje e cila ndodhi dhe vite me vone, me ata qe kishin studiuar ne BRSS, pas prishjes me Hrushovin, sigurisht pasi beme me pare mik Kinen.
Enveri po i jepte Shqiperine Titos, mos i jepte sigurimin, po i jepte koken mos i jepte bishtin.
Nese eshte eshte nenshkruar nje dokument me jugosllavet per aneksimin e Shqiperse atehere perse nuk ndodhi kjo gje?
Kush e pengoi rregjimin e Enver Hoxhes te realizonte bashkimin me Jugosllavine? Mos valle e ndalen keta diversantet?
Pra argumentoni Faktin Historik te nenshkrimit per kthimin e Shqiperise ne Republike te 7 te Jugosllavise.
KUSH E NDALI KETE ANEKSIM, KUSH E NDALI ENVER HOXHEN, CILA FORCE E BRENDESHME APO E JASHTME E DETYROI RREGJIMIN TE MOS BASHKOHEJ ME JUGOSLLAVINE?
Mos e Pengoi Koci Xoxe?! Por Koci ishte njeriu i jugosllaveve. ATEHERE PERSE U DUHEJ Koci Xoxe jugosllaveve kur ata kishin Enver Hoxhen ne pushtet qe e kish kollaj aneksimin. Shpjegoheni kete, perse jugosllavet donin te eliminonin Enver Hoxhen?
Shoku; Vetevendosje ofendon verioret, duke thene maloket, sepse nje pjese e tyre nuk donin sistemin komunist ne Shqiperi.
Nuk me the, po Enveri qe ja shiti Shqiperine mareshallit Tito, ca eshte per tyja, malok apo moçalar?
Apo Moçalok, qe i bie gjysem malok e gjysem moçalar?!
Je ne gjendje te me pergjigjesh?
…ishte devolli me dhen e dhi, si puna jote o katunar ? ? ? ?
Bastarde…! Po me bastarde dhe ai qe i publikon sot…