Tit Vasili i LSI: Rama e ka ndarë Shqipërinë në 4 "vilajete", pushtetin vendor ia ka lënë në dorë Braçes. I ka hequr kompetencat

5 Gusht 2020, 15:33Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) akuzoi të mërkurën qeverinë se përmes miratimit të ligjit për zhvillimin rajonal dhe kohezionin po “rrëmben kompetencat e pushtetit vendor”.

Përmes një deklarate për shtyp, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se qeveria ka ndarë Shqipërinë në 4 rajone, të cilat mbivendosin dhe i rrëmbejnë kompetencat njësive vendore duke shkelur edhe Kushtetutën”.

“Në Nenin 108 të Kushtetutës flitet shumë qartë që njësitë e qeverisjes vendore janë komunat ose bashkitë dhe qarqet, kufijtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banojnë në to,” – u shpreh Vasili teksa këmbënguli se qeveria përmes një ligji të thjeshtë u ka rrëmbyer kompetencat autoriteteve lokale të zgjedhura nga qytetarët.

Vasili i konsideroi në mënyrë ironike si “vilajete” dhe “ndarje të mjera” ndryshimet e qeverisë. Ai shtoi se ligji është në shkelje të Kushtetutës pasi bazohet vetëm në Nenin 78 dhe 83 që flasin thjesht për mënyrën se si mund të miratohen ligjet dhe jo për përmbajtjet e tyre.

Nënkryetari i LSI-së kujtoi se në vitin 2015 Shqipëria reformoi administrimin e zonave lokale duke reduktuar dhe riformatuar vendin me 12 qarqe dhe 61 bashki.

“Tashmë ngrihet një agjenci e madhe kombëtare që drejton komitetin kombëtar të zhvillimit rajonal, që drejtohet nga zëvendëskryeministri, pra të gjitha këto që po ndërtojnë në mënyrë paralele janë nën drejtimin e qeverisë dhe në shkelje me Kushtetutën,” – theksoi Vasili duke këmbëngulur se në këtë mënyrë po zerohet totalisht pushteti vendor.

Ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin u depozitua në parlament më 25 qershor dhe u miratua bashkë me ndryshimet kushtetuese në seancën e 30 korrikut.

Në Nenin 4 të këtij ligji, thuhet se “rajonet e zhvillimit janë territore, për të cilat hartohet, zbatohet dhe vlerësohet politika kombëtare për zhvillimin dhe kohezionin rajonal. Rajonet e zhvillimit nuk janë njësi administrative në kuptim të legjislacionit në fuqi për vetëqeverisjen vendore”.

5 komente në “Tit Vasili i LSI: Rama e ka ndarë Shqipërinë në 4 “vilajete”, pushtetin vendor ia ka lënë në dorë Braçes. I ka hequr kompetencat”

  1. ?? says:

    Qirie Vashili, haleja e cilit vilajet je zotrote?
    Apo je bordello e leshelisë ti, harrova .

  2. e verteta says:

    Cfare qenie e neveritshme a ka familje ky legeni pse nuk i flasin ata te pakten eshte bere per tu peshtyre ne rruge

  3. fati says:

    Po lesh e lija nuk paska marre ndonje cope, si ka mutesi qe te mbeteni pa gje, nuk ka bere vaki kurre kjo.

  4. Gazetarja says:

    Do mbetesh ne historine e vendit si idioti me i madh intelektual bythlepires i nje maskareshe !

  5. Poko says:

    Po te caktonte ty Pasha ne nje nga keto vilajete, a do ta pranoje ti.thuaj te drejten o koka e madhe e lxi dhe shkopi i mones.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje