Çmenduri në Tiranë! Shoferi i dehur që në mëngjes hipën makinën në trotuar dhe plagos 4 kalimtarë. Nisen me urgjencë drejt spitalit

7 Gusht 2020, 08:52Kronika TEMA

Katër kalimtarë, këmbësorë që ishin duke ecur në trotuar, kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Policia bëri me dije se në rrugën “Llazi Miho”, një 49 vjeçar, po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i poolicise:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

-A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”.

3 komente në “Çmenduri në Tiranë! Shoferi i dehur që në mëngjes hipën makinën në trotuar dhe plagos 4 kalimtarë. Nisen me urgjencë drejt spitalit”

  1. I says:

    Jepini dhe nje dashnore qe te hypi ne malore

  2. h says:

    Ishte mësuar me mushkën që e gjente vetë rrugën.

  3. Tepe Leku says:

    Po c’bere keshtu o Llazi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje