Agnelli: Eliminimi ishte zhgënjyes, tani koha për të reflektuar mbi të ardhmen

8 Gusht 2020, 10:49Sport TEMA

Në Itali fitoi titullin kampion për të nëntin sezon radhazi, por në Europë, Juventusi tregoi sërish se i mungon diçka për të fituar, pasi edhe këtë sezon u eliminua nga Lyoni në fazën e 1/8-ave dhe i dha lamtumirën objektivit për të ngritur lart kupën me “veshë të mëdhenj”.

Presidenti i bardhezinjve, Andrea Agnelli doli para gazetarëve për të bërë bilancin e sezonit, ndërsa në fjalët e tij nuk e fshehu aspak zhgënjimin për eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe paralajmëroi ndryshime.

“Të eliminohesh kështu është zhgënjyese, ndaj do të marrim disa ditë kohë për të reflektuar dhe për t’u përgatitur të përballojmë sezonin e ardhshëm në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse deri para disa vitesh, Championsi ishte një ëndërr për ne, tani është një objektiv që duhet arritur, pasi kemi një organikë nga më të mirat në Europë”, u shpreh numri një i bardhezinjve.

Trajneri Sarri duket se është ai që rrezikon më së shumti të paguajë dështimin e radhës në Europë, pasi vetë Agnelli konfirmoi drejtuesit Paratici e Nedved, duke i komplimentuar për punë ne bërë dhe “shtrëngoi” fort Cristiano Ronaldon.

“Do të bëjmë një analizë të thellë për të parë ku kemi gabuar dhe natyrisht që në vlerësim do të kalojë edhe trajneri. Ronaldo është një shtyllë e Juventusit dhe do të vijojë të qëndrojë këtu edhe për dy vitet e ardhshme, ndërsa Nedved dhe Paratici kanë bërë një punë shumë të mirë. Janë drejtues të zotë dhe gëzojnë besimin tim maksimal”, tha Agnelli.

2 komente në “Agnelli: Eliminimi ishte zhgënjyes, tani koha për të reflektuar mbi të ardhmen”

  1. Pianisti says:

    Cdo vit perseritet i njejti skenar.Zhgenjim dhe reflektim per te ardhmen.Thjeshte ky klub nuk ben pjese italianet tek ekipet elitare te Europes.Te fitosh Champions sic thone italianet ci vogliono palle dhe ky klub nuk i ka.Ka fituar vetem nje here Kupen e Kampioneve dhe nje here ne 1985 ja dhuruan pas tragjedise ne “Heysel” dhe kaq.
    Eshte nr. 1 absoluut ne Itali edhe pse me nje te kaluar shume te dyshimte.Ne Europe vetem deshtime.Prandaj dhe ajo shprehja e famshme:
    “In Italia Ladroni in Europa Coglioni!”

  2. Pianisti says:

    Cdo vit perseritet i njejti skenar.Zhgenjim dhe reflektim per te ardhmen.Thjeshte ky klub nuk ben pjese tek ekipet elitare te Europes.Te fitosh Champions sic thone italianet ci vogliono palle dhe ky klub nuk i ka.Ka fituar vetem nje here Kupen e Kampioneve dhe nje here ne 1985 ja dhuruan pas tragjedise ne “Heysel” dhe kaq.
    Eshte nr. 1 absoluut ne Itali edhe pse me nje te kaluar shume te dyshimte.Ne Europe vetem deshtime.Prandaj dhe ajo shprehja e famshme:
    “In Italia Ladroni in Europa Coglioni!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje