Champions League: Messi e Suarez çojnë Barçën përpara, Bayern “poker” ndaj Chelsea

8 Gusht 2020, 23:10Sport TEMA

Nuk ka pasur surpriza në ndeshjes e së shtunës së Champions League. Barcelona dhe Bayern Munchen kanë bërë përpara për në fazën e nxehtë të kupës më të rëndësishme europiane duke mundur respektivisht 3-1 Napolin dhe 4-1 Chelsea.

Katalanasit nuk e vunë në asnjë moment në dyshim takimin. Lenglet zhbllokoi takimin në minutën e 10, pas kaluan 13 minuta ishte Messi ai që dyfishoi rezultatin me një aksion personal. Pak më vonë ylli i Barcelonës fitoi dhe një 11 metërsh që u shndërruar në gol nga Suarez.

Napoletanët reaguan në fund të pjesës së parë po nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e dytë nuk solli asgjë për të dyja ekipet dhe rezultati u vulos 3-1 duke i çuar spanjollët më tej në Champions.

Bayern vinte i qetë në takimin me Chelsea. Pasi kishin shënuar 3 herë në Londër, bavarezët realizuan dhe 4 herë të tjera në Mynih për ta çuar rezultatin e përgjithshëm në 7-1. Leëandoëski e gjeti dy herë rrugën e rrjetës duke vijuar të tregojë formë të mirë. Golat e tjerë u shënuan nga Toliso dhe Perisic, ndërsa për londinezët rezultati u shkurtua nga Abraham.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje