Basha s’po i thërret më zemrës, por interesit. Dy risqet e bastit të tij

9 Gusht 2020, 13:59Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha ka shfrytëzuar këtë fundjavë për të folur krizën e thellë që ka kapluar turizmin shqiptar si pasojë e situatës së pandemisë. Duke botuar foto të brigjeve të boshatisura të këtij sektori që përbën mbi 20% të ekonomisë së vendit, kreu demokrat nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka vijuar me platformën që ka zgjedhur prej disa javësh, atë të politikanit që theksin po e vendos tek ekonomia.

Një ditë më parë, Lapsi.al botoi një analizë ku shpjegohej kjo strategji e re e Bashës, të cilën sipas të gjitha gjasave ia kanë servirur spin doctors-at e tij izraelitë. Sipas saj nuk ka armë më të fortë për të mposhtur Edi Ramën, sesa të këmbëngulësh në këtë pikë. Në një kohë kur shefi i rilindjes po rreket ti gënjejë shqipëtarët me lugën e zbrazët të projekteve 3D, kupola demokrate gjykojn se është tejet efikase, ta përqendrosh vëmendjen tek shtresat më të varfra, që kanë mbetur në rrugë pas tërmetit të 26 nëntorit, tek ata që kanë humbur punën prej muajsh dhe nuk janë ndihmuar veçse me 40 mijë lekshin e pagës së luftës, tek mungesa e paketës së tretë të ndihmës, e cila u premtua dhe me të cilën u mashtrua, tek fakti që mbetëm vendi i fundit në rajon për ndihmën direkte, që i kemi atyre që u goditën nga pandemia.

Pra nëse ka një pikë ku Edi Ramës i shkrihet i gjithë kallaji i propagandës dhe ku i shumëzohen me zero loghoretë e stërgjatura në TV, ajo është ekonomia.

Më sa duket, pikërisht për këtë, këshilltarët e huaj, që ka marrë për fushatën e ardhshme, i kanë këshilluar liderit demokrat të merret më shumë me krizën e turizmit, sesa me listat e hapura; me bizneset që po falimentojnë, para prishjes së koalicioneve; me realizimin e mangët të paketave të ndihmës, para hedhjes në erë të marëveshjes së 5 qershorit.

Pra, duket se basti që ka vënë Lulëzim Basha është tu flasë njerëzve më pak për tema abstrakte si rrezikimi i demokracisë dhe ti drejtohet portofolit të tyre. Ai po kërkon që të mos këmbëngulë tek zhbërja e lirive, por tek tretja e buxhetit. Ai po tenton mos i thërrasë ndërgjegjjes, por interesit.

Natyrisht askush nuk mund ta mohojë se në kushte normale kjo do të qe një lëvizje elektorale e përkryer. Një mase që ka si preokupim fundin e muajit e ke më të vështirë ti flasësh për sindromat e fund rregjimit.

Por fatkeqësisht Shqipëria nuk është në situatë normale dhe rruga që ka zgjedhur Basha ka dy rrisqe të mëdha.

Së pari, zgjedhjet që po trokasin nuk do jenë aq të çilrëta, sa ai që vë në dukje rrënimin e kundërshtarit të arrijë ta mposhtë atë edhe me votë. Ato po ravijëzohen si një amalgamë influencash, banditësh, parash, trafiqesh, që në fund përfundojnë me deformim të rezultatit.

Një regjim si ky tetëvjeçar i rilindjes, e ka më të lehtë ti grabisë, sesa ti fitojë ato realisht. Prandaj, në kushte të tilla, opozita nuk e ka luksin ta kalojë në plan të dytë të prioriteteve të saj temën e deformimeve demokratike, sepse nëse vota masakrohet sërish, ashtu si në 1996, ashtu si në 2001, ashtu si në 2017, kundërshtarëve të Ramës nuk mund ti vijë më në ndihmë ekonomia, por mbeshtetja tek parimet e shtetit ligjor.

Basti që ka vënë Basha ka edhe një risk të dytë. Nëse ndodh “mrekullia” dhe Edi Rama nuk arrin të vjedhë aq sa ka planifikuar, pra nëse me gjithë skuadrat e tij të krimit ai nuk e pengon dot rotacionin, strategjia e fitimit të pushtetit duke shfrytezuar krizën ekonomike do të rezultojë afatshkurtër.

Sepse ushtrimi i qeverisjes nga rilindja ne na tregoi se situata ku gjendemi sot është para sëgjithash një krizë autoritarizmi, një krizë e kapitalizmit pa norma, një krizë e “konkurencës” pa garë dhe e vendimmarrjes pesonale. Sot shumë shqiptarë nuk gjendet në buzë të humnerës se qeveria nuk ia doli të zbatonte një projekt të caktuar, ata po lëngojnë sepse u zhbë çdo rregull loje, që të fitonte një pakicë.

Në këtë kuptim, strategjia e fundit e zgjedhur nga Basha për ti mbivendosur deformimet ekonomike mbi ato demokratike, nuk e armtatois me antikorpe pushtetin e nesërm, për të mos u prekur nga i njëjti virus si rilindja. Sa do efikase të duket që tu flasësh njerëzve për xhepin dhe kuletën e tyre, ajo nuk është veçse një iluzion. Kjo rrugë ndoshta mund të prodhojë rotacionin, por kursesi ndryshimin, i cili nuk vjen me pak lëmoshë më shumë, por me ndryshimin e rregullave për të gjithë.

12 komente në “Basha s’po i thërret më zemrës, por interesit. Dy risqet e bastit të tij”

  1. Rrok Cubi says:

    Gabim shume ka bere Luli.qe nul te ka mare ty.si i mencem qe je ne grupin e kshilltarve.po c’rendesi ka.ti i ke te gjitha mundesite qe te kontribosh si keshilltar i jashtem.po mire mor legen.po kur ka fitu Luli ndonje here.qe ti fitoje kesaj here.Luli me keshilltar si puna jote e m Leftera e suflera.eshte i destinu te dale ne pension.ne opozite.ky i gjati me ty me shoke tall ate te gjatin.sa per komisionin e zgjedhur nga Luli dhe baba Sala.ai komision ka per detyre pregatise homazhet e fundit politike te P.D bashke me Lulin.ky i gjati me Lulon dhe stanin tuaj.luan pa mbretereshe.aq te dobet dhe te diskretituar jeni ju.per popullin.mos e vrit shume mendjen ti me gjithe atá legenat milijoner qe bertasin se mbeten pa buk.populli ka halle boll.po asnjehere nuk i shkon mendja se hallet do ja zgjidhni ju bashke Lirushat e Lulushat

  2. Kalec Dega says:

    risqet?…me falni deri te ‘risqet’ lexova…..


    Ky paska kujtuar deri tani se Basha eshte ndryshe nga Rama, LOL!

  3. Martini says:

    Lepurushi i gjyshit mos u lodh kot, dëshira jote nuk do të plotësohet. Populli në shumicë dërmuese do votoj Edin, se ai është më i miri. Ti dhe të gjithë ata si puna jote, të mllefosurit, do të ngelen përsëri me gisht në gojë.

  4. Lapraka says:

    Ti je kafshe komplet o Bushat.
    Do te te behen femijet depresive dhe psikopate po i fole me te njejtin ton dhe.mllef si i flet publikuy shqiptar.

  5. qazim says:

    Kot e ke more Andushi i bllokut,flugerin Luli Basha nuk ka ere qe e shpeton. Kllounadat e tije jane kaq te dukeshme sa dhe zjarri i revolucionit qe ti kerkon te ndezesh,s’ndizet dot.

  6. Beni says:

    Ha mut o Andi i gjyshit. Jepi edhe Luli Bashes! Cfare td teproje cojani Lubonjes.

  7. ???? says:

    ME LULIN KRYEMINISTËR ??!?!?!?!
    DO ZOTI , KURRË!!!!!!!!!

  8. Aldo says:

    Për sa kohë në krye të Od-së di të jetë Saliu, d.m.th, Luli, Rama mban timonin .

  9. viçidoli says:

    Andushi i gjyshit ,bashkë me lulushin e unmik-ut ju qajnë hallin shqiptarve për varfërinë e tejskajshme që ka pllakosur Shqipërinë e shqiptarvet nën qeverinë Rama,dhe i rekomandojnë të votojë shqupin dhe lëshelinë,se vetëm pas kësaj Lulushi dhe andushi do shpërndajnë lek me avion nga ajri për popullin e biznesin
    Pasi në themel të planit ekonomik të lulushit janë jo vetëm këshillat e andushit por dhe platforma tepër e sukseshme ekonomike e pd-së e tipit
    Sude -alimuça që i dha fund varfërisë shqiptare e solli kamjen dhe lumturinë e shqiptarve me kulminacionin e bollëkut në pranverën e lavdishme e të pa arritshme tashmë për shqiptarët të vitit 1997.
    Bravo andushi i gjyshit të dyve ju djeg shpirti për Shqipërinë e shqiptarvet,veçse për ju shqipëria fillon tek blloku e mbaron tek media kazani .

  10. Jurgeni says:

    Po pse more bastard genjen , te gjithe e pame intervisten e Rames kur tha se paketa e trete do te jepet duke pare ecurine e pandemise. Ytttttt rrace pleraxhiu.

  11. lulemurrizi says:

    Ore Andi, ngele nje koqe gomari i tere megjithese koqet e gomarit jane shume here me me vlere per fukarenjte sepse nderzejne pelat dhe bejne mushka per te punuar fukarenjte qe ti i ke “per zemer”, ndersa ti je rreshkur fare nga mendimi;Te propangadoshe sot per Lulezim Bashen qe e njohin te gjithe nga kemba tek koka, eshte meshire per mendjet tuaja ose injornace totale qe nje gazetar mund te shkruaj. Ti kete ke zgjedhur, injorancen, vazhdoje, gazetari e lire eshte, kurvat flasin me shume me vepra konkrete se ti dhe kenaqin me shume njerez se ti, prandaj ajo e ashtuquajtur parti qe lakoni ju si PD, ta theme une nje here e pergjithmone, s’ka per te marre me kurre pushtet me ata brashnjare se nuk u çmenden te gjthe shqiptaret si ti Na e bete ju peshqesh Ramen shume vjet Ndertoni nje parti opozite per te qene qe te ngjallni shpres; me babale jo keshilltare izraelite qe vetem e mjelin Lulezimin, por edhe keshiltaret e NATO-s me gjithe arme ti japesh, te kruajne me nder bythen. Megjithate, ju keni zgjedhe rrugen e injornaces duke me nduar se jane te gjithe si ju!

  12. Ladi says:

    Lyli krieminister, mos more, c’te kete ngjare, u permbys dynjaja, u be deti kos, O Andush, O pinjoll i bllokut, si s’te ka mbetur fare yndyre, po ti edhe vete e kupton qe Lyli eshte i mbaruar, eshte non-stop ne gjume, nuk ja ka idene se c’fare jane hallet e popullit. Vetem kohet e fundit i kane dhuruar vile ne Lalez, makine te re, etj…. dhe ti vazhdon te besosh se Lyli behet krieminister, gje qe edhe ai vete nuk e do. C’ti duhet, ai fiton me shume ne opozite sesa ne pushtet. Kerceno, shaj nga mengjezi deri ne darke oligarkes dhe te nesermen zgjohet me nje prone te re te shtuar. Sa kodosh qe eshte more zot. Dhe thone nuk eshte i zgjuar. Ehhh more, ai eshte shejtan budalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje