Edon Hasani: Cikli im me Tiranën mbyllet këtu

9 Gusht 2020, 12:03Sport TEMA

Edon Hasani e mbyll me Tiranën. Futbollisti nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar, ka njoftuar largimin nga bardheblutë, duke thënë se ciklit të tij me kryeqytetasit i erdhi fundi.

Hasani shkruan se kishte 2 vite të suksesshme në aspektin personal, të cilat u mbyllën me fitimin e titullit kampion. Futbollisti më tej shton se sfida të reja e presin dhe po largohet me përshtypjet më të mira.

Kujtojmë se sezonin e fundit Hasani nuk kishte shumë hapësira me Tiranën, duke i nisur shumë ndeshje nga stoli i rezervave.

POSTIMI I LOJTARIT

E DASHUR FAMILJA BARDH E BLU,

Ciklit tim me Tiranën i erdhi ne fund.
Mirënjohje dhe falënderim për te gjithë shokët e ekipit, te gjithë trajnerët, stafin e presidentin, me te cilët kam punuar këto 2 vite.

Ne veçanti falënderoj te gjithë tifozët bardh e blu për gjithçka qe kane bere për mua dhe ekipin duke na mbështetur ne çdo moment.

Pas 2 viteve te suksesshme ne aspektin personal dhe kolektiv ku arrita te shënoj 21 gola te bardhe si pastërtia e qiellit blu dhe me fitimin e Titullit Kamp100n e mbyll me kokën lart me Tiranën.

Titulli Kamp100n ishte mbyllja me e bukur pas gjithë atyre sakrificave qe te gjithë bashke kaluam këto 2 vite.
Sfida te reja me presin dhe po largohem me përshtypjet me te mira.
Faleminderit Tirona

Me Respekt,
EDON HASANI 10

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje