Familja Bushati në zi, ndahet nga jeta babai i ish-ministrit

9 Gusht 2020, 20:01Sociale TEMA

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka humbur njëriun e tij të shtrenjtë, të atin. Sulejman Bushati është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Sulejman Hamza Bushati, ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë.

Më pas ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, ndërsa ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991. Bushatlinjtë janë ndër fiset më të mëdha dhe me te njohura në Shkodër.

8 komente në “Familja Bushati në zi, ndahet nga jeta babai i ish-ministrit”

  1. Drenova says:

    Ngushellime per humbjen e njeriut tuaj me te dashur!
    Ka qene mbi te gjitha NJERI,qe kurre nuk vuri politiken mbi njeriun!
    Kam punuar me te ndjerin Sulejman Bushati ne Lushnje dhe ruaj kujtimet me te mira per kete NJERI SHPIRMADH!
    U p[rehte ne paqe shpirti i tij!
    Kushdo qe e ka njohur ne pune e kudo ka vleresimet me te mira per kete shqiptar te madh!

  2. Hason Sekretari says:

    Ne ferr vafte!

  3. AliPasha says:

    U prehte ne paqe.

    Nga dheu vime dhe ne dhe shkojme.

    Po Bushatllinjte krijuan Dinastine e Bushatllinjeve qe sunduan Pashellekun e Shkodres gjysem te pavarur nga Porta e Larte midis 1750-1830.

    Ne kohen KaraMustafa Bushatit , Pashelleku I Shkodres perfshinte Shqiperine Veriore, gjithe Malin e Zi te Sotshem, Kosoven gjer ne Nish dhe territore gjer ne lindje te Shkupit.

    Nga ana tjeter Ali Pashe Tepelena e kishe shtrire Perandorine e tij nga Berati e Manastiri gjer ne jug te Peloponezit ( Morese) ku guverantor ne 1791 u be djali i tij i madh.

    Pashallaret Shqiptare ne fund 1700 dhe fillim 1800 i shtrine sundimin e tyre nga Hercegovina der ne jug te Morese.

    Nuk bashkepunuan kurr bashke qe te pavaresoheshin 100% nga Porta e Larte dhe te krijonin nje Perandori ” de juro” Shqiptare.

    Vetem 8-9 dekada mbas renies se Bushatllinjeve dhe Ali Pashes, Shqiptaret nga sundues e gjeten veten ne pjesen me te zeze te historise se tyre dhe te ndare territorialisht.

    1. Hako says:

      Cfare kane te perbashket keta me Bushatllinjte?,pervec emrit asgje tjeter.Pastaj Shqiptari me i afte, mund te tregoje deri ne 100 vite historine e familjes se vet.Pa thene qe 90% nuk kan qene kurre te varri i gjyshit.

  4. Ladi says:

    U prefte ne Paqe shpirti i tij i Madh!

    Ishte me te vertete njeri i mire, e kam njohur personalisht ne nje rast dhe me ka ndihmuar.

    Megjithse kane kaluar 46 Vjet , e tregoj edhe sot e kesaj dite kte moment.

    Ngushellime Familjes !

  5. dritani says:

    Sulejman Bushati, pos posteve qe ka mbajtur ne kohen e diktatures, mbi te gjitha ka qene NJERI, nje qytetar i denje i Shkodres. Nga ai buronte butesia e miresia. I biri, Ditmir, te jete krenar per babain e tij. I perjetshem kujtimi qe la ne qytetin e lindjes e kudo ku punoi me ndershmeri.

  6. Martini says:

    Ngushellime per ndarjen nga jeta te njeirut te nderuar Sulejman Bushati ose Sula sic e therrisnin…..I perkiste sisemit te kaluar, por ka qene simboli i pushtetarit liberal, qe nuk qe kurre ushtar i bindur i atij sistemi. Pushofte ne paqe shpirti i tij!

  7. Justina says:

    Ngushllimet ma te sinqerta per njeriun e nderuar te shkodres, edhe pse ishte i kohes se monizmit ka qen njeri shum i mire asnjiher nuk e perdhosi vetin as familjen por gjithmon u distancua na ekstremistet, gjithmon dita maj lart nderin e familjes si Bushatli qe ishte. Shpirti i tij pushoft ne paqe. Djali i tij asht kryelart per babain e tij gjith jeten. La nji trashigimtar si Ditmirin qe shum kush do te deshironte ta kishte nji djal si ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje