LSI “xhelozohet” nga shtimi i vilave të Bashës, nënkryetarja: Rama na rrënoi, gratë më të prekura nga kriza ekonomike dhe keqqeverisja

9 Gusht 2020, 12:48Politika TEMA

Një nga nënkryetaret e LSI, Erisa Xhixho, përmes një statusi në Facebook, thotë se gratë më të prekura nga kriza ekonomike dhe keqqeverisja.

Po sipas saj, gjithashtu dhe bizneset e drejtuara nga gratë kanë pësuar rënie.

Postimi i plotë i Xhixhos:

Krizën më të thellë ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi po e vuajnë më së shumti gratë.

Humbja e vendeve të punës si pasojë e mbylljes së mijëra bizneseve , rënia e numrit të grave të vetpunësuara përmes hapjes së një biznesi, ndërkohë që 24,6 % punojnë pa pagë në bizneset familjare niveli me i ulet në 4 vjet .

Në 2019 përqindja e grave të vetpunësuara arrin në 19,6% , shifer kjo më e ulta që nga 2016 ku regjistrohej 21,6%.

Gjithashtu dhe bizneset e drejtuara nga gratë kanë pësuar rënie.

Në 2020 sipas INSTAT bizneset e drejtuara nga gratë kanë qënë 25,4% e krahasuar me 2017 që ka qënë 29,7% ka nje ulje me 4,3% pikë.

Kjo panoramë e mjerueshme tregon qartë se gratë për këtë qeveri janë fasadë , se është e paaftë dhe nuk ka vullnet që të krijoj vende të reja pune pasi qellimi primar për të janë vjadhja, korrupsioni dhe përqëndrimi i ekonomisë tek oligarkët afër saj.

LSI ka një plan konkret për fuqizimin ekonomik të grave duke i mbeshtetur ato me akses më të madh në kreditim, politika fiskale për bizneset për të stimuluar punësimin e grave duke çliruar ekonominë nga monopolet e duke e bazuar në konkurrueshmerinë e ndershme dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Rotacioni politik është i pashmangshëm dhe ai do të vijë para së gjithash nga fuqia e votës së grave dhe vajzave të cilat kërkojnë shanse dhe mundësi në vendin e tyre

3 komente në “LSI “xhelozohet” nga shtimi i vilave të Bashës, nënkryetarja: Rama na rrënoi, gratë më të prekura nga kriza ekonomike dhe keqqeverisja”

  1. Babale says:

    Rrockacionin politik pa tjeter qe ti dhe Desdemona e keni ne dore!

  2. shqip says:

    O ti Xhixha bixha, në SHBA brenda tre muaj u shtuan 4 milion të pa punë. Ekonomia e Eurozonës u tkurr me 10 %. Po qe je një tra – la-la, këtë e dije ti Xhixha ?

  3. Todi says:

    Kur në qeverisjen e Edit, gratë po e vuajnë më shumë krizën, mendo çdo të hiqnin ato të “shkreta” në qeverisjen tuaj që nuk dini çdo të thotë qeverisje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje