Ndërmjetës për të shitur tokë në Porto Romano biznesmenit të gazit: Ja si fitoi Shkëlzeni 150.000 euro

8 Gusht 2020, 16:35Politika TEMA

Kjo është një faturë (fatura) me ane te se ciles eshte paguar 150 mije euro ndermjetesi shkelzen berisha nga nje agjensi imobiliare.

Fatura është publikuar nga mediat në tiranë të cilat kanë treguar perfundimin e nje kontrate te lidhur mes agjencise Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k ne vitin 2009.

Agjensia ishte pronare e nje toke qe kishte blere ne porto roman e cila është marrë me 6 deri në 10 euro metri dhe është rishitur me 18 euro metri.

Agjensia që ka paguar me 150 mijë euro djalin e ish kryeministrit Berisha është pronë e një kompanie guackë e rregjistruar në gjilbratar, një vend i njohur si parajsë fiskale.

Kjo agjenci ka blerë 50 mijë metra katrorë tokë në Porto Romano, zonë e destinuar nga qeveria e asaj kohe për park industrial dhe depozita karburanti. Më pas agjencia kontrakton Shkëlzen Berishën si ndërmjetës, me fjalë të thjeshta si sekser për t’I gjetur blerës për këtë tokë.

Blerësi sipas raportimeve në media është Ilir Karcini, biznesmeni I gazit të lëngshëm I cili u arrestua pak ditë më parë si i akuzuar si porositës i vrasjes së biznesmenit gazit, Piro Bare, me anë të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Kontrata mes agjencsisë dhe sekserit Berisha është lidhur me 11 dhjetor të vitit 2009,. Detyra Shkëlzenit ishte që t’i gjente blerës për rreth 50 mijë m2 tokë për këtë shërbim Shkëlzeni duhet të fitonte 3 euro për çdo metër katror tokë të shitur.

Nga verifikimet pranë institucioneve, rezulton se, blerësi që ka gjetur Shkëlzeni është biznesmeni i Ilir Karçini. Konkretisht, në vitin 2010, pas kontratës së Shkëlzenit, pronat e kompanisë Real Estate Investmens Albania sh.p.k., i ka blerë kompania PRIMAGAS ALBANIA.

Bëhet fjalë katër prona bujqësore në zonën kadastrale 3184 në Porto Romano në Durrës. Referuar të dhënave nga QKR, biznesmeni Ilir Karçini ka 100 për qind të aksioneve në kompaninë PRIMAGAS ALBANIA.

Në këtë tokë u ndërtuan depozita gazi për të cilat kompanisë së Karcinit ju dha leje nga ana e qeverisë së kryeministrit Berisha.

15 komente në “Ndërmjetës për të shitur tokë në Porto Romano biznesmenit të gazit: Ja si fitoi Shkëlzeni 150.000 euro”

  1. H says:

    Malokët vjedhin kombin, gazetat numrojnë paratë e vjedhura. Gallatë e degjenerume.

    1. Beso says:

      Shume mire ka fituar ato qe ka deklaruar por nuk na thate cilin ligj ka shkelur?

      1. Bureto says:

        Këtë nëse ka apo jo shkelje ligji le ta gjejë BKH. Ajo që mund të thuhet me siguri, është se sikur të ishte ti, unë apo dikush tjetër, që nuk do ishte djali i kryeministrit a do mundej ta çonte deri në fund sekserllëkun? Jo! Sepse nëse Karçini e bleu e bëri kundrejt premtimit të lejes për depozita karburanti, në atë tokë, leje që ia dha kryeministri. A do t’ia jepte nëse nuk do ta dinte pazarin e të birit me të? Po Sekseri Zen, ku i gjen këta mafiozë që shesin e blejnë në Shqipëri prona që ua ka dhënë qeveria e babait badihava, me 6-8 euro që pastaj ta shesin me dyfishin me 18 euro m2 dhe kështu nga ajo shitje të përfitojë dhe sekseri Zen 3 euro për m2?
        Kujtoni Fazlliçin mikun e Berishës, që e futi edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Kujtoni matrapazllëqet e tij me motrën e sekser Zenit, vajzën e kryeministrit dhe sesi ai shpëtoj falë gjykatave të Saliut. Tani ka a nuk ka korrupsion këtu, kltë nuk mund ta them, por që e gjitha kjo bie erë mut, besoj se nuk vihet në dyshim. Saliu vetëm “rrogën” ka marrë vërtet, por me karrigen e tij u ka hapur udhë matrapazllëqeve të djalit dhe vajzës, por edhe dhëndërit, që për 8 vjet (2005-2013) u bënë milionerë me euro. Kush mund të bëhet milioner, vetëm me këtë mënyrë, pa punuar një ditë, por vetëm duke u dhënë pas qejfeve ?!?!….Kush ua la gjithë këtë pasuri, gjyshi Ram Berisha, nga pronat e tij në Viçidol?

        1. Beso says:

          Kur ta gjeje BKH flasim serisht deri atehere te tjerat jane gam gam gam

  2. Juli says:

    Po futjani kot po aq marrin agjencite imobiliare 3% cfare ka ketu?
    Ai duhet verifikuar a ka paguar tatimin ndaj shtetit pastaj nqs kompania ka rene dakord ta paguaj mire ka bere qe i ka marr. Duhet te denohet per evazion fiskal po kush ta kontrollonte shokui tij qe ishte drejtor i tatimeve Gaz Spahia ?? na kenaqet.

  3. p.m.p. says:

    Vetem te tilla punesh dine te bejne kjo lloj RRACE.

  4. ts says:

    Maloket vjedhin kombin , gazetat numerojn para te vjedhura , ata qe zgjedhim e presim zgjidhje , kan mar “shkopin” e stafetes e vazhdojn vrapin ne “trase” qe ju shtruan kta , e populi masturbohet …….e pret radhen neper ambasada , tju leshoj kombin atyre qe len te vetin per te mos u vrar rugve ……Te na roj shkerdheni me karminen, sebashku me eliten e kombit qe notojn me pasurin prej sheikesh , qe ju moren shqiptareve e i kthyen ne lypsa te Botes ! Shqiperia u tkur e ngeli 1/3 e kta vampir mbushur gjak shqiptaresh ,do na enden hije turpi , duke na perplasur ne sy trofen e fituar , duke na sfiduar ,mashtruar , e tallur per aftesin e rall qe gelltisim cdo pazar ,me durimin dhe shpresen te na shpetoj nje mik i madh …….se armik ma te madh se shqiptari ,kurr ska per te pas Shqiperia ……..

  5. Popull dele mire tju behet.. says:

    E lodhet kete Popull te varfer dhe Injorant pervece Krimineleve qe Ju dha rasti te vrasin dhe te vjedhin gjithcka..Populli keshtu e ka merituar me vite dhe keshtu do ngordhin te gjithe ,Si qener…
    Se Populli Ju shkon nga mbrapa ketyre legenave ,,dhe keta Si Popull behen Trima ke komshijnte qe vriten per nje fjale goje,,ndersa keta Plehrat Kriminele Ju dha rasti dhe e kane shfrytezuar dhe e shfrytezojne akoma..

  6. Henks says:

    Gjibraltar shkruhet me shkronjë të madhe se është emër i përveçëm, o gazetarë me diploma lokalesh..

  7. Henks says:

    150 mijë euro? Zbulim të madh paskeni bërë, këta 150 mijë euro i harxhojnë vetëm për kafe çdo muaj.. Kjo as maja e ajsbergut nuk mund të quhet, kur të dalin në shesh disa dhjetëra miliona euro të vjedhura, atëherë mund të flitet për majë ajsbergu. Biles nuk dua ta përfytyroj fare sa kanë vjedhur realisht në 30 vjetë “demokraci”, se më zë tmerri…

  8. ⚖️⚖️ says:

    Hajdutët dhe matrapazët , para drejtësisë.

  9. Tani says:

    Une deri tani nuk shikoje shkelur te ligjit. Praja e fituar eshte deklaruar. Nese kemi fakte per shkelje, publikoni.

  10. ?????? says:

    Familje super hajdutesh ?????

  11. P says:

    Kuptohet gjithcka eshte afere qe bejne rendom ata qe jane pushtet; fundja prandaj thuhet qe politika eshte biznesi me i mire; por ashtu si per Gerdecin, te cilin Zeni e “ujdisi” me Mediun edhe kjo afere eshte bitisur me ministrin e linjes, qe duhet te kete ndonje nga ustallaret e LSI….Prandaj ata do jene aleatete e ardhshem ne koalicion.

  12. Leo says:

    Ndermjetesi qe i quanu sepse bota i quan konsulete dhe makelar fitojne shume kudo Fitimi ose pavewa e sherbimit ewhte ne varsi te vleres te shitjes
    Shumica e shtepive qe eshte me e vogla behen me agjensi dhe agjensija merr nje pagese.Ketu ku jetoj une ka persona qe firmave ju gjejne smecialiste si inxhinera apo menaxhera keta persona ndermjetsone ne bisedime deri ne berjen e kontrates te punes thjesht ndermjetson kushtet
    Ne fund ne se firma dhe specialisti bien dakor dermjetsi merr plot 15 mije euro pa u lodhe fort por vetem telefonata e imeile.Nuk ka shef kuadrit e komuna e bashki
    Ky eshte kapitalizmi dhe ekonomija e tregut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje