Fatos Klosi: Ka ardhur koha që SPAK e BKH të fusin në axhendë dosjet e vjetra, prokurorët duhet të guxojnë përtej "Gërdecit", "21 janarit" e "Rrugës së Kombit"

8 Gusht 2020, 11:53Politika TEMA

Ngjarjet si “21 Janari”, “Gërdeci”, etj kanë treguar se nuk kanë qenë asnjëherë të lehta për t’u zbardhur deri më tani, edhe pse këto dosje të bujshme janë tepër sensitive dhe qytetarët presin që ato të hetohen.

Por pa as më të voglin dyshim, sot falë procesit të reformës në drejtësi, e sidomos me ngritjen e SPAK e BKH, drejtësia për këto dosje është më afër dhe marrja e drejtësisë është një opsion shumë më realist seç ishte.

Të paktën kështu mendon ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deklaroi dje se dosjet e vjetra duhet të jenë në axhendën e SPAK dhe BKH, ndërsa theksoi se ka ardhur koha që prokurorët duhet të guxojnë dhe të hapen “21 Janari” apo “Gërdeci”, pavarësisht presioneve dhe pengesave që mund t’ju dalin rrugës.

Sipas zotit Klosi, vetëm nëse hapen dosjet e bujshme atëherë do të tregohet se reforma në drejtësi është e vërtetë. “Dosjet e bujshme janë tepër sensitive dhe mendoj se ka ardhur koha që të hapen. Por përtej “21 Janarit”, “Gërdecit” apo aferës së rrugës Durrës-Kukës, mendoj se ka të tjera dosje që duhen hapur që janë të këtij niveli.

Shiko populli normalisht që po pret që tre dosjet që ju përmendët janë kryesore dhe ka ardhur koha që ato të hapen, pasi me ngritjen e SPAK dhe BKH, por edhe futjes në shina të gjithë sistemit të drejtësisë falë reformës në drejtësi, është krijuar një klimë besimi se do të vendoset drejtësi.

Kështu që populli më shumë do ta ndiejë nëse vërtet është bërë një reformë në drejtësi, vetëm nga fakti nëse drejtësia e re do të jetë kurajoze, e zonja dhe që t’ju hyjë me themel këtyre dosjeve dhe gjërave të mëdha.

Pra, drejtësi e re duhet të hapë dosjet e bujshme dhe të vendosë pikat mbi (I). Dhe nga kjo pikëpamje kur të gjithë presin, edhe unë pres që dosjet e mëdha të hapen”, deklaroi Klosi për gazetën “SOT”.

Duke komentuar faktin se a do të guxojnë Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit për të hapur dosjet e vjetra të bujshme, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, u shpreh dje se kjo gjë është plotësisht e realizueshme.

Në këtë kontekst, zoti Klosi theksoi se rol kyç në drejtësinë e re kanë amerikanët, ndërsa shtoi se BKH do të asistohet nga prokurorë të SHBA, që sipas tij, do t’i japin grint çuarjes përpara të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Madje ish-kreu i SHISH, duke iu referuar drejtësisë së re u shpreh se ka ardhur koha që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. “Sa i takon guximit që do të ketë Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare se a do t’i shkojnë deri në fund hetimeve dhe çuarjes para drejtësisë së autorëve dhe shkaktarëve të dosjeve të bujshme, mendoj se po.

Unë nuk mund të them se besoj se SPAK dhe BKH do të zbardhin dosjet e bujshme, por shpresoj se ato do ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më objektive të mundshme. Kështu që, duke qenë se unë kam shpresë dhe për faktin që gjithë kjo punë që u bë me reformën në drejtësi, mendoj se do të ketë pasoja për ata që janë përfshirë në korrupsion dhe krime.

Aq më tepër që BKH do të asistohet edhe nga prokurorë amerikanë dhe të gjitha këto bashkë më shtyjnë që unë të mendoj dhe shpresoj që drejtësia e re do të lëvizë dhe do të vendosë drejtësinë në vend për të gjitha dosjet e bujshme”, nënvizoi ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi

19 komente në “Fatos Klosi: Ka ardhur koha që SPAK e BKH të fusin në axhendë dosjet e vjetra, prokurorët duhet të guxojnë përtej “Gërdecit”, “21 janarit” e “Rrugës së Kombit””

  1. xhoxhi says:

    Po të mos rihapen dosjet e vjetra ku janë të përlyer majtas dhe djathtas atëhere çfarë do hetojë SPAK-u:?Asgjë.Në dosjet e vjetra janë hajdutët dhe krimet e pushtetarëve që sot na kapardisen para kamerave.Të hapen dhe të dënohen që të qetësohet një popull i tërë.

    1. Edkari says:

      Te hetohet si u vra Ahmet Krasniqi.
      Disa ore para se te vritej Ahmet Krasniqit e truprojave te tij i u moren armet qe mbanin
      dhe kuptohet qe kjo kish qellim qe ta kishin me te lehte ta eliminonin.
      Te hetohet pse u takua Fatos Klosi me vellain e Izet Haxhise ne Vilen ne Maminas .
      Fatos Klosi duhet detyruar te tregoje te gjithe pislleqet qe ka bere kur ishte shef i SHIK-ut.

    2. Kalec Dega says:

      Ka te dresse ky klyshi i sistemeve komuniste-komuniste shqiptare.
      SPAKU TAKU po ecen mire me peshqit…dhe ngjalat.

  2. Ceni says:

    Ketu krimet jane sheshit. Autoret njihen publikisht. Kane mbijetuar se kane qene ne politike. Gerdeci dhe vrasjet ne bulevard jane krime makabre. Nese ato nuk trajtohen nga SPAK, askush nuk beson te reforma ne drejtesi.

  3. Leo says:

    Vrasja e Kolonel Krasniqit vrasja A Hajdarit qe te ke dore ne to.Mos ki marak se mbas Ali Ahmetit edhe ti Klos krimineli ne Hage tash ftohesh

  4. Atdhetari says:

    Po nuk u hetua gerrdeci dhe 21 January dhe gerrdeci nuk ka per tu hecur perpara kufomat e gerrdecit presim drejtsi ,spaku e ka nisur rrugen dhe koha do ta tregoi si do shkoi duhet guxim nga prokuroret kan ter shqiptaret mbrapa forca SPAK ????????

  5. Besoj says:

    Neqiftese spak nuk i merr ne gjykim keto ceshtje eshte kot qe u krijua.

  6. edi says:

    Duhet te nisin hetimet jo vetem per krimet e vjetra ( keto po e po )por prioritet duhet te kene te rejat qe te mos themi gjithmone per ish K.M ,ish M apo ish deputet. E para duhet te mos lejohen qe te vazhdojne akoma vjedhjet dhe njekohesisht te denohen dhe krimet e vjetra por po shkuam me mentalitetin se perpara duhet te denohet Berisha,Meta,Basha e ku ta di un kush tjeter pastaj te kalojme tek Rama e kompani ,atehere i themi qeverise se sotme qe t ke te drejte te vjedhesh deri kur te arrestojme keta me te vjetrit.

  7. durimi says:

    Ky njeri i ditur nuk na thote se perse SPAK-u e ka kapur demin per bishti e jo nga briret!Ka apo s’ka domethenie kjo te cilat per mua jane:1.Ose pret qe kokat e krimit ne Shqiperi te nxitojne te justifikojne milionat e vjedhura e ata te dalin ne konkluzionet e Spartak Ngjeles se psh.Kryekrimi Berishe nuk ka asnje dokument qe ka dhene urdher per te vrare,per te vjedhur e per te perfituar prona publike ,ose 2.Duke qene se te ardhurit nga planeti tjeter jane iniciatore te te gjithe ketyre vjedhjeve,djegjeve,zhdukjes se pasurise se ketij vendi e populli per llogari te paleve te treta dhe po te prekin sadopak “burrat e shtetit” dhe “yjet ne ngjitje” ata mund te vjellin po iu la goja e lire duke na treguar se si eshte ajo fjala popullore”Beme baba te te ngjaje” e kerkujt prej tyre nuk i intereson vjella e tyre,ose duhet te shkojne deri ne eleminim fizik te tyre pa u bere te mundur te hapin gojen!
    Rruget te tjera nuk ka sepse drejtesi me dy standarte brenda nje vendi nuk ka:Po nuk veproi drejtesia mbi keto koka ky popull nuk e ka te veshtire te genjehet edhe per nja 30 vite te tjera ku gjerat jo vetem do te harrohen por as do te kete kerkush interes te degjoje broçkulla te tilla!Gomarit do ti kete mbire bari e hajduteve do tu ndrije varri!

  8. Tori says:

    Fatos;me krimet qe ke bere si shef i shikut ti duhet te jesh i pari qe duhet te arrestohesh

  9. Ali Pasha says:

    Ne fakt ti je i pari.
    Vrases
    Drug Dealer
    Imoral
    I pabese, vrases me pages
    Por shyqyr qe je drejte fundit

  10. ? says:

    Ky njeri qe vazhdon te flase andej – ketej, ne emer te kujt flet? A jane zbardhur te gjitha krimet qe jane kryer ne kohen kur ky ishte kryespiuni i shqiptareve? A mban pergjegjesi ky per ato krime, edhe silur te mos kete marre pjese vete direkt ne to? A k dhene ky urdhera per vrasje shteterore? Edhe ky si shume te tjere eshte pjese e pandeshkueshmerise qe po e merr ne qafe popullin e mjere shqiptar.

  11. iksi says:

    Ore ti klosi a flet si ne gjum apo je thartuar trush . Ti po verteton qe duke filluar nga ti dhe te gjithe sistemi i drejtesise keni qene kot keni henger buken kot dhe u paska dashur me u rras brenda nga ty te parin e gjithe ministrat e drejtesise , kryetaret e gjykatave e prokuroret e pergjithshem . Po si more shprehesh qe nuk eshte e lehte me u marr me keto dosje se jane te randa . Po me cilat dosje u dashka te merret zotrote me ato te drejtesise , me ata qe kapen me 5gram drog dhe me ndonje fakir qe nuk paguan dritat a , ndersa , ata qe merren me tonelata droge , ato qe vrasin , ata qe vjedhin ne shuma te medha , ata qe marrin pengje , ata qe grabisin femije e vajza me ata nuk duhet me u marr se jane dosje te zorshme . O te hengert mortja po qeka dashur me te rras brenda tyne ne radhe te pare . Po mire mo po po n.q.s nje prokuror ose nje gjykates nuk e merr x çeshtje se ka frik atehere atehere ata i shkarkoj nga funksionet dhe i rrasi brenda ata ne vend te atyre .

  12. Bureto says:

    Fatos Klosi si ish shef i ShISh, di shumë sekrete, që për shumë arsye, deri më sot nuk ka qenë e mundur të zbardheshin, kjo minimalisht në sferën e atij shërbimi. Po kujtoj vetëm dy: atë më më të rëndën që është zhdukja nga ShIK e Remzi Hoxhës dhe pastaj vrasjen e Azem Hajdarit. Në të dy këto afera, e para është kryer tërësisht brënda atij institucion, pra nga punonjësit e shtetit. Ky krim, që si i tillë është një krim shtetëror, ndryshe nga ai i Hajdarit, kurrë nuk duhet mbuluar dhe kurrë nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar. Ilir Kumbaro është akoma në liri dhe nuk është i tillë, edhe pse i dënuar 15 vjet nga gjykarat shqiptare, pa suport të atyre që u shërbeu në atë krim dhe ky dihet cili është, e di dhe Fatosi. Për sa kohë këta punonjës të shërbimeve shumë të rëndësishne të shtetit të rrinë pa folur e vërteta nuk do dalë kurrë në shesh. F. Klosi nuk duhet të shohë si deri më tani bythën e vet, duke e larë shpirtin me dhënien çdo javë të intervistave dhe deklaratave tek gazeta “Sot”, të tilla që nuk i shërbejnë askujt.

    1. Ceni says:

      Po pse 2 Prilli or mik ne 92 kush e beri dhe kush perfitoi ,apo vari leshte se djem nenash u vrane!Shkodra loke sipas asaj fjales popullore qe:Po qe shkodran tana i ban”,jo vetem qe nuk beri asgje por perkundrazi i kembeu ata djem trima e perse jo demokrate te vertete me pazaret e pista te Saliut me snajperat Serbe te ardhur posaçerit me kete mision per ti dhene pushtetin bishes !Po aksidenti i Tan Hoxhes a s’eshte per tu rihapur !Si ka mundesi qe nje Ferrari te ndahet ne dysh duke patur parasysh kufizimin maksimal te shpejtesise se mjetit pasi rruga nuk te premtonte,po Kosta Trebicken qe personin qe dha kordinatat se ku ndodhej nepermjet te shoqes e dekoroi me postin me te larte te Shtetit,po te ndjerin Olldashi qe me 40 kilometra ne ore u rrezue e nuk u kthye ma ne kete bote,po serine Pjeter Arbenori,Safet Zhulali,krypolicin e tij Gazidede qe edhe e dekoroi dhe e çoi pertej kesaj bote si Arbenori e Zhulali ne po te njenten klinike e me te njejten diagnoze?Sa e sa ngjarrje te tjera ka mbi kuriz ky Bin Laden i Ballkanit vetem nje dhome e erret e di e hesht,ajo qe e prodhoi e nuk e ndal dot me deri ne vdekje natyrale,sipas kontrates te bere qe kur e prodhoi e e hodhi ne aktivitet!

  13. Shenjestra says:

    Shume mire e ka zoti Klosi.Duhet te hapen dosjet e rendesishme nga SPAK e institucione te tjera,me qellim qe te behet drejtesi dhe te qetesohet nje popull i tere.Deri sot edhe pse jane krijuar organizma te drejtesise,nuk po behet dhe nuk ka drejtesi.Te shohim me vone.Populli pret.

  14. Like Espinoza-La Piovra says:

    Po nuk filloi puna e BKH-se me dosjen e 21 janarit,Gerdecin,skandalin e rruges Durres Kukes,,Bllokun e Ilir Metajt,djegjen e shqiperizse ne vitin 1997 e 998,vresjen e Arben Brocit ne shkoder,vrasjen e Azem Hajarit e te tjera te ketij lloji eshte e kete dhe nuk ka kuptim reforma ne drejtesi.Ne te gjitha keto dosje ,skandale e krime jane te perfshira tre-kater persona kryesore si urdherdhenes dhe jane te njohur si parja e kuqe dhe populli ka 30 vjet qe shpreson qe nje dite ti shohe perpara drejtesise dhe ata jane Berisha i madh e i vogel,LuliBasha,krahu i djathte e masha e Berishes dhe i bukuri shejtan ,qe ben deklarata se gjoja i digjet bytha per kushtetuten,per drejtesine e per problemet e ketij vendi ,duke u betuar per kushtetuten diten ne diell dhe duke fshire me te bythen e tij te pegere naten dhe sa here i preken interesat atij personalisht dhe kastes se korruptuar qe ai perfaqeson dhe ai nuk eshte tjeter vecse babai i kurrupsionit te ketij vendi,i pagezuar me nofken Iliri i Floririt dhe i bllokut 700000 eurove,Ilir Sheiku i Skraparit me pasuri marramendese,i cili gjendet nen cdo gur qe mund te ngresh ne malet e fushat e shqiperise.Edhe po te mos jete ai personalisht do jete me patjeter Fallxhorja,doktorreshe e shkencave mer nje cizme,tregetarja e cocaines dhe jo vetem….Fati i reformes ne drejtesi eshte ne doren e amerikaneve dhe vecanerisht ne doren e zonjes se nderuar Kim.Por,po nuk u fillua puna me keta persona,zhgenjimi i popullit shqiptar do jete jashtezakonisht i madh dhe pengesat e implementimit te reformes ne drejtesi do jene te pakapercyeshme dhe kjo reforme do te deshtoje,sepse Meta-Berisha-Lyli-Monika(dhe banditet e tyre te betuar Vasil Titi,Palo-kari Edi e te tjere mosketjere bandite te tyre, diten detyrohen te takohen e te bien dakort nga halli me zonjen Kim e mund te duken se dicka bejne,por naten punojne vetem per te bllokuar e deshtuar reformen ne drejtesi duke e mallkuar zonjen Kim dhe Ameriken ,qe sipas tyre “shkel sovranitetin e ketij vendi” dhe nuk i le te vendosin per fatet e ketij vendi Ata,qe jane “Baballaret e Kombit”shqiptar!Po nuk u kuptua kjo gjithcka eshte e kote dhe kush nuk e kupton kete,duke perfshire ketu dhe zonjen Kim do te mbetet i zhgenjyer pa mase.Shembulli i Kroacise eshte i ditur,por a do mbahet parasysh ai shembull ketu tek ne dhe a do realizohet dot?Te shohim!!!Ka ardhur koha qe Amerika te ndihmoje dfrejtesine shqiptare te hapi me ne fund dosjen e Berishes,Metes dhe Bashes,sepse ata i kane te rregjistruara te plota krimet e korrupsionet qe keta bashibozuke kriminele vec e vec apo ne bashkepunim me njeri tjetrin kane kryer ne kete vend.A nuk ishte Berisha qe dhe urdher qe te dale Ilir Foriri i pafajshem,duke hedhur ne koshin e pleherave ekspertizen amerikane te videos 700000 eurove.ku jane sot 4 nga 5 gjyqtaret qe shfajesuar Meten me urdher te Berishes (pervec Dvoranit,te cilin Meta arriti perfundimisht ta neutralizoje,pasi beri per vete KLGJ-ne duke bere presion te papare ndaj disa gjyqtareve “te pavarur” te saj)?!!!.Loja me reformen ne drejtesi eshte ne metrat e fundit dhe nuk ka mbaruar akoma.Por duhet akoma pune qe te arrihet ne finish dhe shqiptaret te shohin koken e madhe e te fryre nga vjedhja e shqiptareve te Metes perpara togave te zeza,duke i bere shoqeri,padronit te krimit ne kete vend,por qe nuk ka marre as nje gjemb ne bythe keto 30 vjet,te ardhurit nga malet e Vicidolit,brigantit Berishovic dhe kulishit te tij,Zenit,i cili ben biznes disa miliobnesh sot ne vendin e krimit,atje ku hodhi ne ere nje fshat te tere ,duke vrare 26 vete e plagosur shume te tjere,nen hijen e piushtetit te babait te tij krieminister!

  15. Robte e ku i kane Plehrat.. says:

    Si Popull pake e kemi miratuar ,,neve na duhet te shdukemi te gjithe avash avash…
    Popull kake Popull mute Pa vlera .
    Vetem Histori perralla..
    Robte e ku i kane Krimineket..Politikane..

  16. Like Espinoza-La Piovra says:

    Po nuk filloi puna e BKH-se me dosjen e 21 janarit,Gerdecin,skandalin e rruges Durres Kukes,,Bllokun e Ilir Metajt,djegjen e shqiperise ne vitin 1997 e 1998,vresjen e Arben Brocit ne shkoder,vrasjen e Azem Hajarit e te tjera te ketij lloji eshte e kote dhe nuk ka kuptim reforma ne drejtesi.Ne te gjitha keto dosje ,skandale e krime jane te perfshira tre-kater persona kryesore si urdherdhenes te cilet jane te njohur si parja e kuqe dhe populli ka 30 vjet qe shpreson qe nje dite ti shohe perpara drejtesise dhe ata jane Berisha i madh e i vogel,LuliBasha,krahu i djathte e masha e Berishes dhe i bukuri shejtan ,qe ben deklarata se gjoja i digjet bytha per kushtetuten,per drejtesine e per problemet e ketij vendi ,duke u betuar per kushtetuten diten ne diell dhe duke fshire me te bythen e tij te pegere naten dhe sa here i preken interesat atij personalisht dhe kastes se korruptuar qe ai perfaqeson dhe ai nuk eshte tjeter vecse babai i kurrupsionit te ketij vendi,i pagezuar me nofken Iliri i Floririt dhe i bllokut 700000 eurove,Ilir Sheiku i Skraparit me pasuri marramendese,i cili gjendet nen cdo gur qe mund te ngresh ne malet e fushat e shqiperise.Edhe po te mos jete ai personalisht do jete me patjeter Fallxhorja,doktorreshe e shkencave mer nje cizme,tregetarja e cocaines dhe jo vetem….Fati i reformes ne drejtesi eshte ne doren e amerikaneve dhe vecanerisht ne doren e zonjes se nderuar Kim.Por,po nuk u fillua puna me keta persona,zhgenjimi i popullit shqiptar do jete jashtezakonisht i madh dhe pengesat e implementimit te reformes ne drejtesi do jene te pakapercyeshme dhe kjo reforme perfundimisht do te deshtoje,sepse Meta-Berisha-Lyli-Monika(dhe banditet e tyre te betuar Vasil Titi,Palo-kari Edi e te tjere mosketjere bandite te tyre, diten detyrohen te takohen e te bien dakort nga halli me zonjen Kim e mund te duken se dicka bejne,por naten punojne vetem per te bllokuar e deshtuar reformen ne drejtesi duke e mallkuar zonjen Kim dhe Ameriken ,qe sipas tyre “shkel sovranitetin e ketij vendi” dhe nuk i le te vendosin per fatet e ketij vendi Ata,qe jane “Baballaret e Kombit”shqiptar!Po nuk u kuptua kjo gjithcka eshte e kote dhe kush nuk e kupton kete,duke perfshire ketu dhe zonjen Kim do te mbetet i zhgenjyer pa mase.Eshte theksuar fort se ketu do implementohet shembulli i Kroacise ,por a do mbahet parasysh ai shembull ketu tek ne dhe a do realizohet dot?Te shohim!!!Deri tani shenjat nuk flasin per nje gje te tille.Ka ardhur koha qe Amerika te ndihmoje dfrejtesine shqiptare te hapi me ne fund dosjen e Berishes,Metes dhe Bashes,sepse ata(Amerikanet,Englezet,Gjermanet etj etj) i kane te rregjistruara te plota krimet e korrupsionet qe keta bashibozuke kriminele vec e vec apo ne bashkepunim me njeri tjetrin kane kryer ne kete vend.A nuk ishte Berisha qe dhe urdher qe te dale Ilir Foriri i pafajshem,duke hedhur ne koshin e pleherave ekspertizen amerikane te videos 700000 eurove?Ku jane sot 4 nga 5 gjyqtaret qe shfajesuar Meten me urdher te Berishes (pervec Dvoranit,te cilin Meta arriti perfundimisht ta neutralizoje,pasi beri per vete KLGJ-ne duke bere presion te papare ndaj disa gjyqtareve “te pavarur” te saj)?!!!.Loja me reformen ne drejtesi eshte ne metrat e fundit dhe nuk ka mbaruar akoma.Por duhet akoma pune qe te arrihet ne finish dhe shqiptaret te shohin koken e madhe e te fryre nga vjedhja e shqiptareve te Metes perpara togave te zeza,duke i bere shoqeri,padronit te krimit ne kete vend,por qe nuk ka marre as nje gjemb ne bythe keto 30 vjet,te ardhurit nga malet e Vicidolit,brigantit Berishovic dhe kulishit te tij,Zenit,i cili ben” biznes me parate e krimit e te korrupsionit”disa milionesh sot ne vendin e krimit,atje ku hodhi ne ere nje fshat te tere ,duke vrare 26 vete e plagosur shume te tjere,nen hijen e piushtetit te babait te tij krieminister!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje