Ish-ministri i LSI ngre alarmin: Pa trefishuar kapacitetet, logjistikën dhe teknologjinë spitalore mund të fundosemi nga vala e pritshme Covid në vjeshtë

8 Gusht 2020, 09:29Politika TEMA

Ish-ministri Edmond Panariti thotë se pa i tre fishuar kapacitetet, logjistikën dhe teknologjinë spitalore mund të fundosemi nga vala e pritshme Covid e vjeshtës

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Panariti thekson se për nga kapacitetet spitalore jemi “më shumë se tre herë më ulët se mesatarja Evropiane”.

Postimi i plote i Edmond Panaritit:

Pa i tre fishuar kapacitetet, logjistikën dhe teknologjinë spitalore mund të fundosemi nga vala e pritshme Covid e vjeshtës!

Në përballjen me Covid, mjekët janë padyshim heronjtë tanë!

Por ashtu siç fitohet lufta me armatime, padyshim edhe sëmundjet nuk mposhten vetëm me heroizëm dhe propagandë por me kapacitete, logjistikë dhe teknologji!

Këtu mjekësia e PPP-ve është shumë prapa Evropës.

Ja shifrat sipas INSTAT :

Në Shqipërinë shtetërore dhe private kemi gjithsej 55 spitale të cilët ofrojnë në “letër” 8853 shtretër, thënë ndryshe 2,6 shtretër për 1000 banorë.

Por mesatarja shumëvjeçare e shfrytëzimit të tyre sipas INSTAT, është më pak se 50%.

Pra “de facto” u shërbejmë jo me tre por vetëm me një shtrat e një çerek rreth 1000 banorëve tanë .

Po mesatarja Evropiane?

Mesatarisht Evropa para pandemisë ofronte një shtrat spitalor për çdo 196 banorë, pra më shumë se pesë shtretër për 1000 banorë.

Por ndryshe nga ne, koeficienti i shfrytëzimit vjetor të tyre është rreth 80%.
Thënë ndryshe mesatarisht në Evropë janë 4 shtretër që realisht përdoren për 1000 banorë. Te ne vetëm 1,2.

Përtej patetizmit dhe propagandës, shifrat janë kokëforta dhe dëshmojnë se ku jemi

Përfundimi : Për nga kapacitetet spitalore jemi më shumë se tre herë më ulët se mesatarja Evropiane.

Pyetja tjetër e nxehtë për kohën që po kalojmë është:

Po me shtretër të reanimacionit, të cilët janë jetësore për trajtimin e rasteve të rënda me Covid 19 ku jemi?

Këtu statistikat çalojnë por nëse duam të mos fundosemi nga vala e dytë e pritshme e covid 19 në vjeshtë duhet ta çojmë numrin e shtretërve reanimatorë në rreth 2000 para tetorit, pra më shumë se tre herë se tani.

Nuk duhet të presim të mbarojnë pushimet për të vepruar, sepse do jetë tepër vonë.

7 komente në “Ish-ministri i LSI ngre alarmin: Pa trefishuar kapacitetet, logjistikën dhe teknologjinë spitalore mund të fundosemi nga vala e pritshme Covid në vjeshtë”

  1. njaci says:

    Ky idjoti dhe koken e ka si shalqi….

  2. Na myten says:

    Ky i shton me fare trongulli kapacitetet

  3. Eno says:

    Deri këtu, dakort me ju z.Panariti! Por si i menduat dhe implementuat ju bashkë me z. floriri kur e kishit pêr detyrë shëndetin e popullit(keni marë rrogên nga shteti). Diskutimet duken naive, por kur ke keni përgjegjësi nuk ju kujtohen. Është sh kollaj të flasësh në kohën e tashme.

  4. Veterineri says:

    Aman o Mondi se me vjen te qesh po dhe te qaj.
    Lere politiken dhe shko te besh punen qe di te besh me mire specialistin ..
    Po si ke fytyre jep mend ti qe kur ishe ne qeveri mbajte gojen mbyllur apo ta priste gjuhen cizmja kokes ???
    Te lutem mos fol e shko fshihu gjekundi se paske ceduar shume ne moral je bere si gjithe ministrat e LSI.
    Degjoj keshillen time te dua te miren.

  5. Lymi Tutit says:

    Ky ish minister I bujqesise,qe ka vene edhe shalqi mbi tavoline,eshte e udhes te flase se sa te kontaminuar jane sot produktet bujqesore, se si shteti kontrollon “pastertine” e tyre ! Cfare ka bere Ky kur ishte ne ate detyre dhe verejtjet apo sugjerimet qe ka (?!).Si mundet te mbrohemi ne si konsumatore,etj.etj.Te kesh edukim agro/veterinar dhe te flasesh per COVID,duke ngrene shalqi (e sigurte jo produk I pastry).eshte absurditet I plote !! No more comments ! Lymi Tutit

  6. Viola says:

    Idiot komplet.U fundosen sisteme mjekesore shume me shume se ne.

  7. lesh e li says:

    Pasi e ndriti ne bujqesi po i jep mend mjeksise. Ata qe kane perballuar pandemine deri tani nuk i kuptojne keto gjera. “Shume i zoti”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje