Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar Ministren e Arsimit, Besa Shahini e cila sipas tij ka shkelur ligjin.
Këlliçi deklaron se Shahini ka mbajtur anëtare të Bordit të Akreditimit brenda Ministrisë, zv. Guvernatoren e Bankës së Shqipërisë, duke shtuar se ky është një pozicion i papajtueshëm me asnjë funksion tjetër në varësi të qeverisë.
Kreu i Formuit Rinor nënvizon se Luljeta Minxhozi është votuar nga parlamenti si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, por sipas tij njëkohësisht është edhe nëpunëse e ministres Shahini.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këllici ndër të tjera shkruan:
“Pasi ja doli te organizoje zgjedhje moniste edhe ne universitete, pasi goditi mijra maturante me tezen e gjuhes dhe letersise me idiote qe ka pare vendi, Ministrja ne ikje e Arsimit, Besa SHAHINI shkel serish ligjin duke mbajtur anetare te Bordit te Akreditimit brenda Ministrise, zv. Guvernatoren e Bankes se Shqiperise, pozicion i papajtueshem me asnje funksion tjeter ne varesi te qeverise.
Sipas ligjit anetaret e bordit te akreditimit te universiteteve, propozohen nga Ministri i Arsimit per emerim ose shkarkim dhe emerohen os e shkarkohen me miratimin e Kryeministrit.
Znj. Luljeta Minxhozi eshte votuar nga parlamenti si anetare e Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise, eshte njekohesisht zv. Guvernatore e Bankes, por njekohesisht eshte edhe nenpunese e Besa Shahinit, ne shkelje flagrante te ligjit.
E kuptojme qe per nje ministre qe ka nje rekord absolut deshtimesh, qe ka guxuar te organizoje zgjedhje pa 75% te studenteve ne universitete, qe nuk garantoi asnje mase mbrojtjeje ne auditore gjate pandemise shkaktuar nga Covid-19, ky standard eshte plotesisht i pranueshem, por i bejme thirrje qe sa me shpejt te jete e mundur, te riktheje Ministrine e Arsimit ne shinat e ligjshmerise, te mbroje interesin e studenteve e rinise dhe te zbatoje ligjin hera heres…!
Sa për sqarim të opinionit publik, Bordi i Akreditimit është një organ kolegjial vendimmarrës dhe i pavarur në veprimtarinë e tij, i cili funksionon prane ASCAL. Veprimtaria dhe funksionimi i BA është e përcaktuar në ligjin e “Arsimit të lartë” nr 80/2015, ligjit nr. 8480, datë 27.05.1999, për “Funksionimin e organeve kolegjiale”, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 109, datë 15.02.2017 si dhe rregulloren e funksionimit të tij.
BA është i përbërë nga 11 anëtarë nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë të huaj. Të gjithë anëtarët janë personalitete të botës akademike me nje eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor brenda dhe jashtë territorit të RSH.
*~Anëtarët dhe kryetari i Bordit emërohen dhe shkarkohen nga kryeministri me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin. *~Mandati i anëtarëve të BA është 4 vjet. Bordi i Akredimit u emërua me urdhër të Kryeministrit nr. 32, datë 17.03.2017 dhe organizoi mbledhjen e tij të parë në datën 07.04.2017
BA është vazhdues i punës së Këshillit të Akreditimit i krijuar në bazë të ligjit të “Arsimit të lartë” nr. 9741, datë 21.05.2007. Ligji i ri i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, nr. 80/2015, i jep fuqinë BA për të marr vendimin përfundimtar mbi akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve që ato ofrojnë”, nënvizon Këlliçi.
Cfar thote ky KRRICI…..
Ky gernetaxhiu i pd se qe dogji bunkerin me horrat e mamurrasit dhe bekimin e spiunit Besim Ndregjoni i paska futur nja 4 dopjo me qofte me gabelt e lumit te Tiranes dhe po na ngrefet si gjel gaduf.
Kush ti tha keto ” skandale o Kerric “, o ththththth !!!!
Ti tha Lady Makbeth ( Shamku) !!!!