Mafia dhe media: Shembulli i Siçilisë dhe analogjia me Tiranën

7 Gusht 2020, 14:54Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Dy shkrime të Frrok Çupit kanë risjellë debatin e lënë pezull në vend në lidhje me rolin e medias ndaj asaj që quhet “mafia”, “krim i organizuar”.

Piersanti Matarella, vëllai i madh i Presidentit të sotëm Sergios, në fund të viteve 70 të shekullit të shkuar emërohet President i Rajonit të Siçilisë, dhe menjëherë nis një erë të re, flet me emër për mafian, Cosa Nostra-n, që në atë kohë në Siçili thuhej se nuk ekziston dhe është “teori konspirative”.

Nisi të çmontojë lidhjet e mafias me shtetin, hetoi tenderat e ndërtimit, e ndërtimit të rrugëve shkollave etj, ku gjeti tmerre; ishin paguar para për shkolla, por në realitet objektet ishin gërmadha.

Hapi konkurse për të pranuar nëpunës pa miq, por vetëm sipas aftësisë, ç’ka solli një zinxhir të madh mobilizimi e shprese tek qytetarët, se mund të fillosh punë në shtet edhe pa lidhje politike.

Këta nëpunës të rinj u bënë edhe bashkëpunëtorët më të afërt të Matarella-s. E përkrahën në hetimet e tij ndaj procedurave të tenderave, mënyrës së dhënies së lejeve, apo edhe denoncimit të mafia-s.

6 janari 1980, ishte ditë e diel, Piersanti Matarella, së bashku me të shoqen, dy fëmijët dhe vjehrrën, po shkonin në meshë, një rit i zakonshëm që bënin çdo fundjavë.

Sapo ka hyrë në makinën e tij një Fiat 132, një vrasës me pagesë u afrua pranë dritares së shoferit dhe shtiu mbi të një karikator të tërë pistolete Colt Cobra kalibër 38 Special, me të cilën u vra edhe prokurori Mario Amato.

Vrasja e Matarella-s, si me “magji” e fshiu gjithë atë frymë e shpresë popullore kundër mafia-s, duke kthyer frikën në qytet e tërë ishullin.

Politika u kthye në bunkerët e zakonshëm të lidhjes me mafia-n, tenderët vijuan të bëhen ashtu, si gjithmonë, para që harxhoheshin por shkolla që binin. Po mediat? Eh mediat, u harrua sërish fjala mafia e nisi lufta politike kundër komunistëve e terrorizmit.

Giuseppe Fava, që nga shokët thirrej Pipo, ndryshe nga shumë gazetarë në Siçili që bënin një kronikë të përgjithshme, vijoi logjikën e denoncimit të krimit të organizuar me segmente të institucioneve.

Dhe këtë e bëri në nisma përgjithësisht vetë financuese. Në drejtimin e “Giornale del Sud” fliste për Cosa Nostra-n, pronat e tyre, në gurore, toka, troje, tendera, të gjitha që mafia i merrte me firmën e krerëve të bashkisë ose të kreut të rajonit.

Qe i pari që shkroi, natyrisht në bashkëpunim me oficerë të guximshëm të policisë së Palermos, në lidhje me trafikun e drogës, paratë që ky trafik investonte në ekonominë dhe i pastronte edhe në media.

Në fillim e hoqën nga puna, duke e akuzuar si zhurmëmadh e sherrxhi. Dikush shkroi se është pijanec, madje edhe feminist. Por Pipo ia doli dhe ngriti me lekët e veta një revistë mujore që eci majft mirë.

Intervistën e fundit e ka dhënë për të ndjerin Enzio Biagi, në Rai, ku deklaroi: “E di që kemi një konfuzion të madh për rastin e mafia-s. Mafiozët janë në parlament, mafiozët herë pas here janë ministra, mafiozët janë bankierë, mafiozë janë ata që në këto moment janë në krye të vendit tonë. Nuk mund të quhet mafioz një kriminel i vogël që të imponon se sa duhet ta kesh dyqanin, që mendoj banon në çdo qytet Italian dhe Europian. Fenomeni i mafias është më tragjik dhe i rëndësishëm”.

Më 5 janar 1984, Pipo mbaroi shkrimin në gazetë, e çoi për redaktim dhe shkoi të marrë nipin për ta çuar në shfaqe teatrale. Hipi në makinën e tij Renault 5, por një revolver e kalibrit 7.65 qëlloi në qafën e tij thuajse 7 plumba.

Shkruan për të se e kishin vrarë për “krim pasioni”(alibi shumë e njohur edhe në Tiranë), por më vonë Giovani Falcone, natyrisht edhe me ndihmën e Buschetta-s gjeti autorët, financuesit, por edhe urdhërdhënësit. Ishte Cosa Nostra, klani famëkeq i corleonezëve.

Tek ne, nga 2014, kur nisi ajo nisma e reformës për drejtësi, pati mjaft shpresë në publik, se e keqja do të ndëshkohet, të paktën do të nisë…

Nisën të flisnin ambasadorë, se politikanë jo e jo. Gazetarë, pak por flisnin.

Pastaj sapo u miratuar reforma në drejtësi, pikërisht atë natë, nisën sulmet ndaj Donald Lu-së dhe Romana Vlahutinit, njerëzve që karrierën e tyre ja kushtuan miratimit të reformës.

Çfarë nuk thanë për ta. Janë gazetarë me emër e mbiemër, shqiptarë. Nuk i njihnin fare, po fare fare, thjesht se i thanë të shkruanin.

Pas këtyre sulmeve entuziazmi ra! Kur sulmohen të mëdhenjtë, po të tjerët?! S’kishte më shkrime, as betime, por vetëm shpresë kot fare. Natyrisht edhe premtime politike.

Kur nisën sekuestrimet e para, sikur diçka u hap…Shkroi Frroku, natyrisht si ai, provokativ dhe goditës. E sulmuan egër, pikërisht për të paralajmëruar të tjerët, se sulmi i Frrokut është “shkrim pasioni”, pasi “mafia nuk ekziston”…

13 komente në “Mafia dhe media: Shembulli i Siçilisë dhe analogjia me Tiranën”

  1. Sqepari says:

    Eh, mor Ylli! Ju e njihni shume mire mafian e botuesve ne shtyp. Ishin po keta qe blene per dy lek shtetit e nga nje zarf AMA-s dhe ngriten televizione. Ju e dini shume mire qe keta jane te lidhur ngushte me kreret politike te te dy kraheve. E pate sjelljen e presidentit per vendimet sekuestro te SPAK, se si i doli ne krah atij Pasmaciut me disa emra? Dhe nuk priti te shprehet drejtesisa. Si thua shoku im, i can dot keta?

  2. vlora says:

    E pate zedhensin e presidentit?Cnuk tha per Frok C upin deri agjent te UDB e beri.E pate si jane hedhur te gjithe gazetaret ne mbrojtje te YLLI NDROQIT .Mire SONILEN DHE ZHEJIN i kuptoj po gazetaret e syri.net ckane?Sikur nuk po flet dhe ARTAN HOXHA ME KLODIANA LALEN qe nuk linin emision pa kakarisur .Ku po vemi?

  3. Ardi Asllani says:

    Kete Nroqi Pamaçiun kush e licencoi Mesila palma? Pa cfare vegle PD-je kjo militante.
    Ndersa perkrahte keta, te tjereve kjo u shkulte antenat nga Dajti. Sa e pavarur ka qene AMA me kete si kryeatare. Kjo si puna e Mark M, ta vesh me shishe kokes se eshte shume intelektuale dhe e qete ne te njejten kohe, vetem se flet sikur e kane kapur nga gryka dhe syte sa nuk i dalin nga vendi. Tema postoje komentin tim.

  4. Me prokurë të posaçme says:

    I çan, i çan, por duhet vullnet i hekurt dhe guxim. Po kush e ka këtë do të thuash. Ka, por vetëm duhet që ata, qofshin hetues, prokurorë dhe gjyqtarë, të merren në mbrojtje të hekurt nga struktura të ngritura enkas nën drejtimin e ndonjë shërmbimi të specializuar për luftën kundër terrorizmit, pra le të themi amerikan, (kështu duhet trajtuar problemi si akt binladenian dhe burg si të Guantanamos. Për fenomene negative të jashtëzakonshme, duhen masa të jashtëzakonshme, ose ndryshe extraligjore). Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët që do afrohen për këtë aksion të merren në mbrojtje absolute dhe mbas një gjykimi rrufe të kenë ndëshkuar dhe futur mafiozët në burg në regjimin ‘bis 41’ , t’u sigurohet jeta e tyre dhe e familjes me identitet të ndryshuar, për një kohë të pacaktuar. Ligjet janë, bile shumë drastike, por deri tani nuk ka patur bythë për t’i zbatuar. Një gjë duhet futur ndër to. Të mos ketë të drejtë apelimi, e cila bëhet shkak për krijimin e një labirinthi si i Penelopës dhe kështu pa dëshkueshmëria lulëzon. Jo po kështu shkelen të drejtat e njeriut. Jo more! Po Mafia që vjedh, vret e pret, të drejtat e kujt shkel, të laraskave? Troç mafia siç thadhë luftohet veç atyre cilësive që thashë më lart edhe duke mos treguar ndaj saj asnjë mëshirë. Pak kohë do jetë kështu dhe shumë gjëra do të shkojnë në vendin e duhur. Dhe jo se e harrova. Paralelisht me arrestimin do duget të bëhet sekuestrimi dhe bllokimi i tërë aseteve financiare, kudo që të jenë fshehur, mbasi të jetë kryer për çdo hap, një përgatitje serioze në fshehtësi të plotë, jashtë çdo strukture që mund të rrezikojë rrjedhjen e informacionit. Duket si utopike. Mbase, por psh mund të pyes: A ka në vendet nordike Norvegji, Danimarkë, Suedi, Finlandë apo gjetkë në Europë mafie të shtrirë në këto përmasa dhe në këto nivele si tek ne?!?! Nëse edhe tek ne nuk janë, atëhere, çka shkrova, konsiderohet e paqenë, pra bue dhe kështu për këtë problem s’ka pse flitet më. Mirë jemi kështu si jemi, në mos u bëftë më keq!

  5. Viola says:

    Shume gjate po hic asgje nuk the.Nuk e gjej dot analogjine me realitetin tone.Nuk di te jene vrare as gjyqtar as gazetare ketu tek ne perkundrazi jane dy shtresat me te pasura ne vend.

  6. Ideali says:

    gazetar leshi I shitur. kerkon te vertetoj se rama eshte me i miri. Reformator, etj etj etj.O yy pa drite, te gjithe kata jane pjese e mafjes se PPSH. kete thuaj.Ish sigurimsa Imorale e kriminele qe s pesuan asgjer nga pseudo levizja demokratike e iniciuar nga Ramizi.Pa dallim o magjyp. PS, Rilindje, PD, LSI e te tjera particka. Behu realist dhe deklaro falimentin e kesaj klase politike pabrekese qe brenda nates u kthye ne miljonere ne te gjitha hallkat.Sherbetor i njeres pale qe nervozon palen tjeter.Historia e Italise eshte lule. Le te levize sido mafia ne Itali.Populli ndjen fare pak, kurse ketu eshte i kercenuar nga varferia deri ne uri.Turp per gazetare te tille.

  7. Ceni says:

    Gazetaret kur kane Berishen ne studio nuk e kundershtojne. Pse? Mendohet se ai te bene gjemen. Familja presidenciale? Hajduter, po vendi ka nevoje per ta. Parlamenti? Mbushur me hajdut e kriminel. Kupola plot. Me poshte ushtaret e tyre. Mjafton qe mileti te hesht dhe media tu beje temena.

  8. Trotski says:

    Kapo Mafia eshte Like hajduti .Doni ma per Belulin???. Po nuk u kap ky i menderosuri nuk vihet Drejtesia ne kete Vend.

  9. Labi says:

    Vesin me te keq ne bote e kan Shqiptaret bejne sikur nuk e dinin,tani bejne sikur ju vjen cudi,harrojne se vime nga i njejti brum,pantallona terital kombinati dhe kepuce Gjirokastre,papritur milionere dhe fodulle,pastaj thone u ku doli ky.

  10. Ladi says:

    Artan Hoxha e Klodiana Llalla e te tjere qe bejne te heshturin, jane skalioni i mafies ne gazetari e media. Po Muq Nano, pse nuk flet, po disa analiste te tjere, qe te them te drejten i kam konsideruar te denje, pse nuk flasin. Aha, kuptohet, jane nga e njejta corbe, ose, sikunder shprehet Edi Rama, KAZANI qe gurgullon llum. Bravo Ylli Pata. Te uroj pune te mbare dhe qendro ne anen e shqiptareve te ndershem.

  11. Ladi says:

    Urime Polici e shtetit dhe SPAK. Shume faleminderit ambasadore e amerikes. Dicka po leviz ne drejtimin e duhur. Thone qe jemi popull i politizuar. Une them aspak, por e ndjekim politiken qe te jemi sa me realiste, te kontribuojme sa te mundemi bashke me ndihmen e miqve te Shqiperise. Shqiptaret do te durojne edhe pak. E drejta do te triumfoje. Mos u dekurajoni miq e vellezer shqiptare. Mbetjet toksike te post-diktatures do te pastrohen nga trupi i Sqhiperise.

  12. viçidoli says:

    Z. Pata,mirë e keni ju ,por duhet me thënë se media tek ne ,jo100% por mbi 70 % që në origjinë ,në embrion është ngritur dhe ka lulëzuar si në asnjë vend tjetër mbi para të pista të ardhura nga bota e krimit dhe korrupsionit ,dhe si e tillë i ka shërbyer deri në ekstrem ,po botës së krimit e korrupsionit,nëpërmjet bosve të medias dhe të ashtuquajturave opinonisto- gazetarve të cilët për 30 vjet nuk kanë ngritur qoftë edhe një herë të vetme zërin për të drejtat ekonomiko-financiare të gazetarit në Shqipëri,por kanë lehur vetëm në mbrojtje të bosve të tyre dhe botës së qelbur politike të shqupisto-lësëistve gjoja në emër të mbrojtjes së demokracisë ,shkurt muhabetit ,populli thotë “muti nuk bëhet hallvë”
    dhe si të tillë tashmë ata që e kanë gatuar le të marrin garuzhden dhe t’a hanë në hotelin pa qira të reçit,se boll më kanë ngrënë e kanë pirë në hotele me 5 yje këta pjellat e bijtë dhe bijat e bacës dhe të like e baxhella Metës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje