Nga Dashnor Kaloçi
Publikohet për herë të parë dokumenti tepër sekret i Departamentit amerikan të Shtetit, që hedhin dritë mbi veprimtarinë diplomatike të SHBA-ës në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së në 1948-ën, për të ndaluar qeverinë komuniste të Tiranës të kryesuar nga gjeneral-kolonel Enver Hoxha, në ndërhyrjen e saj në punët e brendshme të Greqisë dhe ndihmat ushtarake që ajo i jepte gueriljeve komuniste të gjeneralit Markos Vafjadhis.
Si dhe notat e protestës që Tirana zyrtare paraqiste pranë Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ku ajo ankohej se po ndërhynin në punët e brendëshme të saj.
Për pesë vjet me rradhë, nga 1945-sa e deri në ‘49-ën, kohë në të cilën zgjati lufta civile në Greqi e cila u zhvillua ndërmjet forcave qeveritare (ELLAS) të kryeministrit Caldaris dhe atyre guerilje partizane komuniste (EAM) të komanduara nga gjenerali Markos Vafjadhis), qeveria komuniste e Tiranës e kryesuar prej Enver Hoxhës, jo vetëm që u përzie në punët e brendshme të Greqisë, por ajo i dha një përkrahje dhe ndihmë të madhe forcave komuniste greke të gjeneralit Markos, të cilat konsistonin në: teknikë e pajisje ushtarake, ushqime, veshmbathje etj.
Jo vetëm kaq, por gjatë atyre pesë viteve, territori shqiptar dhe portet e saja u bënë bazat kryesore ku shkarkoheshin me mijra ton mallra ushqimore dhe teknikë luftarake, që vinin këtu nëpërmjet vëndeve komuniste të Europës Lindore, të kryesura prej Bashkimit Sovjetik. Ndihma të cilat ishin të destinuara për forcat guerilje komuniste greke të gjeneralit Markos Vafjadhis.
I gjithë qëndrimi i qeverisë komuniste të Tiranës, ndaj problemeve që po kalonte Greqia në atë kohë, u bë problem deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku Asambleja e Përgjithshme e saj, mori disa herë në shqyrtim ankesat e qeverisë greke ndaj ndërhyrjeve të Tiranës zyrtare në punët e brendshme të qeverisë greke, duke paralajmëruar disa herë qeverinë e Enver Hoxhës që të hiqte dorë nga ato veprime.
Po kështu për të parandaluar veprimtarinë e Tiranës zyrtare në punët e brendshme të Greqisë, si dhe të disa shteteve të tjera komuniste të Ballkanit dhe Europës Lindore, asokohe u angazhua edhe qeveria e SHBA-ës, e cila së bashku me disa nga aleatët e saj, si Anglia, Franca, Italia etj, bëri të gjitha demarshet politike, diplomatike, e ushtarake për të ndihmuar forcat qeveritare greke në luftën e tyre ndaj forcave komuniste që asokohe kontrollonin 1/3 e territorit të Greqisë. Përpjekjet e qeverisë së SHBA-ës dhe aleatëve të saj në ndihmë të Athinës zyrtare në vitet 1945-‘49, shihen qartë edhe në një sërë dokumentesh arkivore si: raporte, telegrame, radiograme, rezoluta, memorandume, etj, të Departamentit të Shtetit, dërguar ambasadave apo misioneve të saja ushtarake të akredituara në vende të ndryshme të botës.
Një pjesë prej këtyre dokumenteve (në vitet që pasuan), janë gjetur dhe përkthyer nga qeveria komuniste e Tiranës, me idenë për t’i bërë publike në një libër të veçantë, ku “do demaskohej veprimtaria e imperialistëve amerikanë dhe veglave të tyre në përpjekjet për të penguar ndihmën internacionaliste që u jepnin luftës partizane në Greqi popujt e Shqipërisëe dhe Bullgarisë, dhe tradhëtisë së Jugosllavisë titiste, sidomos pas rezolucionit të Informbyrosë”.
Çështja e kufirit Grek në OKB. – Iniciativa e SHBA-së
Në këtë kapitull trajtohet e gjithë veprimtaria politike-diplomatike e Departamentit të Shtetit në vitin 1948 lidhur me diskutimin në Asamblenë e Përgjithsme dhe Komisjonin e Pestë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të çështjes së kufirit grek.
Në dokumentacionin e shumtë, që përmban ky kapitull, në raportet, radiogramet e telegramet e Departamentit të Shtetit apo të ambasadave e misioneve diplomatike dhe ushtarake amerikane jashtë shtetit, pasqyrohet gjerësisht gjithë politika dhe veprimtaria politike e SHBA-së lidhur me shtypjen e lëvizjes partizane në Greqi dhe vendosjen në atë vënd të pushtetit të borgjezisë vendase që do t’i shërbente interesave dhe synimeve ekspasioniste dhe hegjemoniste të SHBA-së në Greqi. Në to pasqyrihet veprimtaria politiko-diplomatike për të manipuluar OKB-në e për ta përdoruar atë si instrument të politikës së diktatit e të ndërhyrjes në punët e brendshme të popujve të tjerë.
Kjo del qartë në manipulimin e OKB-së nga SHBA në çështjen e pranimit si anëtare e OKB-së të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të ish-kampit socialist si dhe makinacionet dhe veprimtarinë në kulisa në OKB për redaktimin dhe adoptimin e rezolutave amerikane ose shteteve të tjera, vegla të imperializmit amerikan lidhur me çështjen greke, apo në krijimin e përdorimin e organizmave të OKB-së, siç ishte UNSKOB (Komiteti Special i OKB-së për Ballkanin), si instrumenta të politikës ose ndërhyrjes e të presionit të SHBA-ës kundër interesave dhe popujve të Ballkanit.
Lidhur me këtë çështje, në këto dokumenta pasqyrohet veprimtaria e Departamentit të Shtetit të SHBA-së në drejtim të drejtimit dhe koordinimit të veprimeve politike e diplomatike të SHBA-së me ato të qeverisë kuislinge greke dhe të vendeve të tjera aleate, si në kuadrin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ashtu dhe në kuadrin e marrëdhënieve e të kontakteve të aleatëve me BS dhe vendet Ballkanike. Në shumicën e raporteve qarkore dhe të radiogrameve të Departamentit të Shtetit, gjinden direktivat dhe udhëzimet e dhëna prej tij ambasadave e misioneve amerikane apo përfaqësuesëve amerikanë në UNSKOB, etj, për qëndrimet e taktikat që do të përdorin apo tekste rezolutash, raportesh apo memorandumesh që do të përfshiheshin në dokumentet e OKB-së e të organeve e agjencive të saj lidhur me çështjen greke dhe Ballkanin.
Në pjesën dërmuese të dokumenteve të këtij kapitulli, vëndin kryesor e zënë ato që kanë të bëjnë me veprmitarinë politiko-diplomatike e ushtarake të SHBA-së në Greqi dhe luftën partizane të popullit grek e ndihmën e dhënë atyre nga vendet fqinje, sidomos nga Shqipëria dhe Bullgaria. Në këtë të fundit, në radiogramet qarkore ose të veçanta dhe në raportet e Departamentit të Shtetit e të misioneve amerikane në Ballkan, spikat qëndrimi i diferencuar që ata mbanin me dënimin publik ose në OKB ndaj ndihmës internacionaliste që i jepnin luftës partizane në Greqi popujt e Shqipërisë dhe Bullgarisë, e “ndihmës” nga Jugosllavia titiste, sidomos pas rezolucionit të Informbyrosë dhe daljes hapur të tradhëtisë së titistëve të Beogradit.
Në shumë nga materialet dokumentare të këtij kapitulli del shumë mirë në pah qëndrimi shumë i ashpër e më armiqësor i SHBA-së ndaj vendit tonë dhe ndihmës internacionaliste e vëllazërore të popullit tonë për luftën partizane çlirimtare të popullit grek.
Prandaj edhe në direktivat e udhëzimet e Departamentit amerikan të Shtetit, vëndin kryesor zënë ato që kanë të bëjnë me presionet dhe ndërhyrjet e tyre ndaj vendit tonë nëpërmjet veprimtarimeve politike e diplomatike të aleatëve të SHBA-së dhe Greqisë, siç është rasti i pengimit të pranimit të Shqipërisë në OKB, nxitja e demarsheve diplomatike pranë qeverisë sonë nga ana e qeverive të Francës etj etj. Më poshtë po japim tekstet e përkthyera të disa radiogrameve dhe telegrameve sekrete të këmbyera midis Departamentit të Shtetit dhe misioneve amerikane jashtë shtetit, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre që përmëndëm pak më sipër.
Departamenti i Shtetit: A do ta njohë Shqipëria juntën e Markosit?
“501.BB Balkan/1-348, Telegram
Zëvëndëssekretari i Shtetit drejtuar Përfaqësusit të SHBA-së në UNSCOB. (Kirk.) në Selanik.
Sekret. Washington. 3 janar 1948 2. Balcam. 63.
Departamenti e konsideron rezolutën e UNSCOB-it të dobishme si paralajmërim dhe si bazën e veprimeve të mundshme në të ardhmen. Në pritje të zhvillimeve të mëdha të mëtejshme roli më i mirë që mund të luante UNSCOB do të ishte mbledhja e të dhënave autentike lidhur me ndihmën që i jepet Markos-it (Markos Vafadhis-president dhe ministër i luftës i “Qeverisë së Parë Dmokratike Provizore të Greqisë”) nga burime të huaja. Shpresojmë se lidhur me këtë, komiteti do të bëjë çdo përpjekje dhe përpara se të mbërrijë aty personeli i plotë dhe paisjet. Së shpejti do t’u jepen udhëzime se ç’vendim do të merrni lidhur me pajisjet.
Në qoftë se Shqipëria, Bullgaria ose Jugosllavia do ta njihnin juntën e Markosit (Departamenti kërkon të evitohet përdorimi i fjalës qeveri) si kryengritje, palë luftuese ose si qeveri, ju duhet të propozoni ose të mbështesni një rezolutë në të cilën të thuhet se ky veprim është në kundërshtim të drejpërdrejtë me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të 21 tetorit 1947. Në rast se përveç njohjes ka të dhëna që flasin për vazhdim ose shtim të ndihmave për Juntën, çdo raport i UNSCOB-it që të theksojë se një ndihmë e tillë përbën një agresion ose një shkelje tjetër të Kartës, duhet të përfshijë jo vetëm çështjen mbi faktet mbi bazën e të dhënave të mbledhura, por edhe një vlerësim të kujdesëshëm të pasojave që rrjedhin sipas Kartës.
Për këtë arsye, në mënyrë q ë të sigurojmë liri të veprimeve taktike në OKB dhe të kordinojmë sa më mirë pozitën e SHBA-së në UNSCOB me politikën e SHBA, Departamenti do dëshironte t’i lihej mundësinë për të studiuar tekstin e çdo lloj rezolute lidhur me njohjen e juntës apo të ndihmave për të parë se rezolutat të adaptohen përfundimisht nga UNSCOB-i. Në qoftë se UNSCOB siguron të dhëna të qarta se Shqipëria, Bullgaria, ose Jugosllavia po i shtojnë ndihmat, por nuk po i shoqërojnë ato me njohjen e Juntës, atëhere ju duhet të propozoni që të gjitha faktet t’i dërgohen menjëherë në një raport Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së me kërkesën që të t’ua shpërndajë atë shteteve anëtare. Në këtë rast Departamenti do të preferonte që Komiteti t’i shmangej dhunës së rekomandimeve të veçanta, për të lejuar kështu që të ndiqesh një elasticitet veprimi.
Dërguar Selanikut, përsëritur Athinës, Londrës, Beogradit, Sofies.
(Marshall)
SHBA-ja: Qeveria Shqiptare po mbështet gueriljet greke
Telegrami i Zëvëndëssekretarit të Shtetit për Gerald Dreë në Selanik. I Kufizuar. Washnington, 2 prill 1948. 86. Balcam 131 për Z. Dreë.
Departamenti është plotësisht dakord me përpjekjet për të siguruar veprime të vazhdueshme të UNSCOB-it lidhur me protestat shqiptare drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së (referohuni telegramit Combal 127) Me ambasadën greke kemi biseduar sipas pikëve që u kërkuan. Ne mendojmë që komunikimi që i bëri pala shqiptare Sekretarit të Përgjithshëm më 17 mars, na jep rastin që UNSCOB-i, t’i kundërpërgjigjet drejtpërsëdrejti qeverisë shqiptare duke vënë në dukje se ai komunikim pasqyron mungesën e sinqeritetit nga ana e qeverisë shqiptare si dhe duke nxjerrë në pah të gjitha përpjekjet pajtuese të UNSCOB-it dhe intrasigjencën shqiptare. Deklaratat që do të bëjë UNSCOB-i mund të përfshijë dhe një aluzion ndaj kandidaturës së Shqipërisë për antarësi në OKB si dhe të pasqyrojë mospërputhjen midis qëndrimit shqiptar ndaj UNSCOB-it dhe qëndrimit kooperues e bashkëçpunues që kërkon Karta.
Departamenti është tepër i intersuar për të dhënat mbi veprimtyarinë ushtarake në Shqipëri dhe rekomandon që deklarata e UNSCOB-it të përfshijë të dhënat e mësipërme për të bërë çfarëdo efekti. Ky problem të shtrohet në vija të përgjithshme si vijon: “UNSCOB-i është tepër i shqetësuar për të dhënat që flasin për veprimtarinë ushtarake që zhvillohet në Shqipëri në përgatitjen për mbështetjen në shkallë të gjërë të gueriljeve greke. UNSCOB-i shpreson me sinqeritet se këto të dhëna nuk qëndrojnë sepse po të ishin të vërteta, UNSCOB-i do të jetë i detyruar të drejtojë urgjentisht vëmëndjen e OKB-së për pasojat serioze që mund të sjellin veprime të tilla. Ne sugjerojmë që ky komunikim të transmetohet si drejtpërsëdrejti ashtu dhe nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm dhe t’i jepet publicitet i gjërë.
(Dërguar Selanikut, Tel. Nr. 86 për Komitetin e Ballkanit. Nr. 131: përsëritur Beogradit Nr. 148, Londrës 1146, Parisit 1074, Moskës 346. (LOVETT)
I njohur gjithashtu si Telegrami Nr. 131, datë 31 mars, ora 4 pasdite nga Selaniku: protestat shqiptare kishin të bënin me “provokacionet greke” dhe kishin për qëllim të informonin Sekretarin e Përgjithshëm dhe opinionin publik
(501.BB Balkan 13-3148).
Shënim: Gerald A. Drew-Zëvëndëspërfaqësues i SHBA-së në UNSCOB
(Komiteti Special i OKB-së për Ballkanin)
Asambleja e OKB-së: Shqipëria të mos lejojë gueriljet greke në tokën e saj
“501. BB Balkan 18-948: Telegram Sekretari i Shtetit drejtuar Zotit Artur W. Parsons në Athinë. Sekret. Washington, 9 gusht, 1948. Balcom 197. U sugjerojmë që t’i rekomandoni UNSCOB-it t’i drejtojë menjeherë një notë të drejtpërdrejtë Shqipërisë në përputhje me orientimet e mëposhtëme: UNSCOB-i ka mbajtur shënim për faktin se Ushtria Greke është angazhuar në operacione ofensive kundër forcave guerile të vendosura shumë afër kufirit shqiptar. Në rast të arritjes së suksesit nga Ushtria Greke, ka të ngjarë që disa, ose të gjitha këto forca mund të përpiqen të shpëtojnë duke kaluar kufirin për në Shqipëri. Në ushtrim të funksioneve të tij, në përpjekje për të zhvilluar marradhëniet e fqinjësisë së mirë midis Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe në frymën e Asamblesë së Përgjithshme të datës 21 tetor 1947, e cila i bëri thirrje Shqipërisë që të mos ndërmarrë asnjë veprim që të shkojë në ndihmë të gueriljeve.
UNSCOB pret që Shqipëria ose të mos lejojë kalimin e gueriljeve që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri, ose t’i çarmatosë apo t’i internojë këta guerilje në përputhje me parimet e njohura të së drejtës ndërkombëtare”. Në qoftë se skuadrat e vëzhguesëve të UNSCOB-it kanë raportuar ndërkohë për raste të kalimit në Shqipëri të gueriljeve që marrin arratinë, atëhjere n atë notë të bëhet aluzion për këtë fakt. Një notë e tillë do të bënte që ta vinte para përgjegjësisë Shqipërinë në rast se forcat e arratisura të ktheheshin përsëri në Greqi. Një notë e kësaj natyre mund t’i transmetohet direkt qeverisë shqiptare dhe një kpje t’i dërgohet Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për informim.
(Marshall)
Ky mesazh iu dërgua edhe ambasadës në Greqi me numër 1131)
Qeveria e Tiranës: SHBA-ja po na bën presion
Lidhur me përpjekjet e SHBA-së për të bërë presion mbi vëndin tonë për të ndërprerë ndihmën internacionaliste për lëvizjen partizane në Greqi, vlejn të përmënden dy dokumente të kapitullit në fjalë.
Me një memorandum të datës 18 gusht drejtuar dy funksionarëve të Drejtorisë për Çështjet e Evropës Jugore, Leonard I. Cromie i Drejtorisë për çështjet e Greqisë, Turqisë dhe Iranit, në Departamentin e Shtetit theksonte se: “Me 10 gusht, ambasadori grek i bëri një vizitë Lovettit (zëvëndëssekretar i shtetit) dhe kërkoi që SHBA:
a) ose të kërkojë ndërhyrjen e rusëve tek shqiptarët për të arritur çarmatosjen dhe internimin e gueriljeve të arratisur.
b) ose t’u bëhet shqiptarëve një kërkesë direkte trepalëshe, SHBA-Angli-Francë, nëpërmjet ministrit francez (në Tiranë) po për të njëjtin qëllim”. Zoti Cromie bënte të ditur se Departamenti i Shtetit i kishte dhënë udhëzim zotit Parsons që të propozonte në UNSCOB që të bëhej një demarsh po në këtë frymë, si rezultat i të cilit u arrit rezoluta e UNSCOB-it e datës 12 gusht. Ai shënonte gjithashtu mendimin që zotëronte në Departamentin e Shtetit se ky veprim do t’i kënaqte grekët; por më 17 gusht, ambasadori grek mori takim me z. Jernmegan dhe paraqiti një kerkesë tjetër për një demarsh drejtpërdrejtë trepalësh. (808.00/8-1848)
“501. BB Balkan/9-248: Telegram
Sekretari i Shtetit drejtuar ambasadës në Francë
Sekret. Washington, 2 shtator 1948. Urgjente. 3425.
Ndonëse Departamenti është dakord që të bëhet pranë Tiranës demarshi trepalësh i propozuar (Telegrami i Departamentit Nr. 3358. datë 28 gusht) ai duhet të tregohet i rezervuar porsa i takonb një demarshi të mëtejshëm të mundshëm ndaj Moskës. Megjithse, me sa duket, në Athinë, tashmë ka dalë në shesh çështja, Departamenti sugjeron që çështja e demarshit në fjalë të mos publikohet deri sa të merret përgjigjia shqiptare ose të kalojë një kohë e nevojshme për përgjigjien me qëllim që të rritet sadopak mundësia për një përgjigjie të favorshme nga Shqipëria. Departamenti është i mendimit se ky demarsh nuk duhet të drejtohet në mënyrë të ngushtë e specifike në çarmatosjen dhe internimin e gueriljeve greke në Shqipëri, sepse një anim i tillë mund të presupozonte një njohje të gueriljeve, si palë ndërluftuese, nga e cila do të lindte nevoja e gjetjes së detyrimeve specifike sipas të drejtës ndërkombëtare për çarmatosjen dhe interninmin e tyre.
Përkundrazi, ai demarsh duhet të jetë i përgjithshëm dhe me synimin që të arrijë në atë që Shqipëria të ndërrmarrë hapat e duhura në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, për të penguar shpërthimin e ekspeditave të armatosura nga territori i Shqipërisë kundër qeverisë greke. Kemi frikë se demarshi, siç është formuluar në projekt-udhëzimet franceze (telegrami i ambasadës Nr. 4424, datë 25 gusht), do të sillte si rezultat thjesht një përgjigjie ekuivoke të Shqipërisë sikurse ajo tashmë është duke i çarmatosur dhe internuar gueriljet greke. Për të parandaluar një përgjigjie të tillë, ministri francez mund t’u referohet pretendimeve shqiptare të bëra lidhur me këtë çështje në notën e Shqipërisë të datës 24 gusht drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm, të OKB-së dhe emisionit të po asaj dite të Radio Tiranës që përmëndte çarmatosjen dhe internimin e 1322 gueriljeve që kishin kaluar kufirin kohët e fundit.
Ndërsa të pranojë mundësinë që disa guerilje në fakt janë çarmatosur dhe internuar, ai mund të theksojë se ka të dhëna që flasin për lëvizje të gueriljeve kohët e fundit nga Gramozi për në Shqipëri, numri i të cilëve i takon në mënyrë të ndjeshme shifrat e përmëndura në notën shqiptare dhe në emisionin e Radio Tiranës, numër ky që ndoshta arrin në 5.000 vetë, dhe se ka të dhëna të sigurta që një numër i madh prej tyre janë futur përsëri në Greqi në pika të tjera kufitare.
Për shembull rreth 1.200 vetë llogariten të kenë arritur në rajonin e Vicit nëpërmjet shqipërisë. Vëzhguesit e UNSCOB-it kanë vënë re personalisht se në rrugën Bozhigrad-Bilisht, paralel me kufirin në Shqipëri ka patur një trafik të madh e jo normal gjatë natës dhe me 21 gusht ata kanë qenë vetë dëshmitarë të një sulmi të fuqishëm të shpërthyer nga gueriljet nga territori shqiptar kundër forcave të Ushtrisë Kombëtare Greke ne territorin e Greqisë, megjithëse posta kufitare shqiptare ndodhej afër vendit të ngjarjes. Ministri francez mund të përfundonte duke thënë se nën dritën e fakteve të tilla Shqipëria do të bindte opinionin botëror se, siç pretendon, ajo nuk ndërhyn në punët e brendshme të Greqisë, duke lejuar, siç ka barë vazhdimisht Greqia, UNSCOB-in të bënte inspektimin e rajonit, në përputhje me kërkesën e veçantë të Aamblesë së Përgjithshme në trajtimin e çështjes së kufijve të Greqisë. Departamenti është më se i mendimit se Ministri francez duhet t’i vërë në dukje qeverisë shqiptare se demarshi i saj në emër të SHBA-së, Anglisë dhe Francës bëhet për të dhënë mbështetjen e plotë diplomatike tre qeverive në punën e organeve të OKB-së që merren me rastin e Greqisë dhe se ai pasqyron pozitën e fortë që do të mbajnë të tre qeveritë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të vitit 1948 për të përkrahur UNSCOB-in.
Departamenti e kupton se ky propozim ndryshon disi nga pozita angleze (Tel. i ambasadës Nr. 4423, datë 26 gusht) dhe e vlerëson objektivin taktik të Anglisë për të sugjeruar që të hiqet referenca për UNSCOB-in. Megjithatë Departamenti mendon se do të ishte një gabim i madh nga pikëpamje e strategjisë diplomatike të tregosh se të quajturit “vende satelite” ka bërë që Fuqitë Perendimore të lëkunden në mbështetjen për OKB-në si instrument i paqes. Në rast se shqiptarët e hedhin poshtë propozimin për një inspektim nga ana e UNSCOB-it, gjë që pritet, ministri francez në Tiranë është e nevojshme t’i pyesë ata në se kanë ndonjë propozim tjetër konstruktiv për të bërë, për të arritur verifikimin objektiv të veprimeve shqiptare.
Kuptohet që ky propozim të bëhet në përputhje me detyrën e OKB-së për ruajtjen paqes. Është e kuptueshme që ministri francez duhet t’i lihet dorë e lirë në formulimin e demarshit dhe sugjerimet e mësipërme nuk synojnë ta detyrojnë Ministrinë e Jashtme të Francës, t’i përmbahet një formulimi të caktuar të udhëzimeve. Përkundrazi, këto sugjerime janë më tepër me qëllim që të theksohet me tepër mënyra e paraqitejs së çështjes nëpërmjet këtij demarshi, i cili, sipas mendimit të Departamenit, ose do të sjellë si rezultat një veprim të favorshëm nga ana e Shqipërisë, ose, çka është më e mundshme, të na sigurojë një demonstrim të qartë para opinionin publik të refuzimit shqiptar për të lejuar një hetim të plotë të sjelljes dhe veprimeve të Shqipërisë. Lutemi diskutimi mi sa sipër urgjentisht me Ministrinë e Jashtëme të Francës dhe Foern Ofisin e Anglisë dhe na njoftoni për veprimet e ndërrmara. Nëqoftë se e konsideroni të nevojshme për të rregulluar hollësirat, sugjerojmë që të caktoni me ta rrugët e komunikimit me departamentin për çështjet e lartpërmëndura ./Memorie.al
e kishte fajin Tirana zyrtare qe porvokoi Greqine,
Greqia nuk e sulmoi Shqiperine ne 1949,Greqia nuk ka ka patur asnjehere hallin te xhvase ndonje cope “vorje epir” kendej nga Jugu,absolutisht jo..ajo thjeshte perzuri disa komuniste te saj,nuk ka patur asnje lufte,madje provokacionet e pushtit ne 49” nuk kane ndodhur fare,jane te gjitha sajesa
perkundrazi ishin shqiptaret qe sulmuan Greqine,per te copetuar territoret greke
Poshte krimineli Enver Hoxha qe na futi ne konflikt me fqinjet tane te urte,fashistet e Tiranes donin te permbysnin qeverine demikratike te Athines
hahaha
dhe kur ju them une qe ky djali kurves paguhet nga fondet sekrete te grekut,ju nuk e besoni..
prisni dhe pak se ka per ta nxjerre koken miut(qe e ka si veze) nga vrima e halese
O majmuna e kuptuat te verteten e 10 gushtit 1948 ? Nuk i them as Une, e as Greku, por vete dokumentat Amerikane.
###
E kuptuat si sherbetoret Turk-Arnaut te Erdoganit ushqejne me genjeshtra armiqesin ndaj Greqis.
E kuptoni kush jane 300 €vroshet e vertet te Gjulenit dhe Erdoganit … vetem qe keta ngopen me nje ka..r bythve, qe ju jep Sulltani.
###
Nderhyrja Greke ishte vetem per te ndaluar mbeshtetjen e Enverit ndaj guerilsave Grek. Nuk eshte rastesi qe sulmin Grek ndaj provokatorve Komunist e mbeshteste edhe SHBA-ja (miku i perhershem i Shqipove).
Ti krimb zvaranik flm i lexon seprapthi lajmet dhe historine , keshtu te meson mjeker muti ?? Guerilasit greke ishte preteksi ndaj deshires se tyre shekullore per marjen e jugut te Shqiperie , po kerkeses zyrtare qe i beri qeveria kuislinge ministrit te propagandes naziste Goebels ne Athine ?? Edhe atje ishin guerilasit eee, bile dhe ne 1997-ten ishit bere gati per mesymje te perlanit ato qe shekuj lakmoni , jugun e Shqiperise …..ee cte bejme tani , ne e kemi fajin e kryeministria Ciler e mori personalisht ?? Po ligjin e luftes pse se heqin helenet ?? ja jep nje version ?? Meqe hiesh si i zgjuar , i zgjuar sje ama rot kari je , madje dhe me gunga
Buce e keqe e buce e keqe ti do tredhur per se gjalli
ky eshte versioni i kapoçit qe,
”greket erdhen kendej thjeshte ne ndjekje te partizaneve greke”…
tani le ta marim per te vertete nje cast kete,
atehere pyetja shtrohet
pse i sollen ata 60.000 trupa ne kufi,pse sulmuan greket Shqiperine duke bombarduar me artileri e avione?
a ishte vertete kjo nje loje e Enver Hoxhes,te perdorte komunistet greke per te terhiqur me karrem ushtrine greke kendej kufirit dhe me pas t’i shkaterronte duke i bere te lene kockat dhe rober te shumte?
me nje fjale,greket paskan ardhe si cjapi tek kasapi?hahahaha
nqs eshte keshtu,Enveri I bie te kete qene ujk i vjeter i paska fut ne kurth …ne fakt Enveri ka qene shume dinak nga natura si njeri dhe me nje intuite fenomenale si politikan,
mua ky versioni i kapoçit do me pelqente me shume me thene te drejten..
se kapoçi yne si “kapoç me zile”,eshte tamam shejtan-budalla,sepse duke dashur te godase figuren e Enver Hoxhes(per llogari te grekut sigurisht),pa dashur i ngre vlerat me shume atij..
..
tani ti rikrhehemi cfare ka ndodhur ne te vertete ne gusht te 1949?
Greqia sulmoi ushtarakisht Shqiperine dhe deshtoi me turp,,shqiptaret nen udheheqen e Enver Hoxhes fituan,kaq mjafton..te tjeret arsyet,rrethanat,qysh e tek nuk kane shume vlere
O pjelle e burdellos se janulles qe nuk Te pushoje ajo shpelle duke bere gojore moj certifikate dose :::o mongologyftocobanoebreopontio” grek “ me emrin Jorgo-Maria dhe mbiemrat:Arnautoglou,Karamxhaferi:Karam Ali::Abuabdullas,Albanos:::kush jane mongolojevgjitepontiocobanocifutet “” grek “sipas mediave Amerikane te viteve:1900-1950:::::ata (derrat mongogrek). jane nje rrace inferiore e pashkolluar,,flasin nje gjuhe qe nuk krahasohet kurre me greqishten klasike::kane nje lekure te erret (jevgjit) :jane te dhunshem agresive::::::: https://www.protothema.gr/stories/article/1004507/oi-protoi-ellines-metanastes-stis-ipa/AMP/::::::;:; «Dillingham Commission Report» του 1911, οι Έλληνες χαρακτηρίζονται ως «άνθρωποι αμόρφωτοι, χωρίς ευγενικούς τρόπους, με ονόματα και συνήθειες παράξενες και με μια γλώσσα ιδιόρρυθμη που ούτε καν ομοίαζε με την κλασσική ελληνική γλώσσα, ενώ το χρώμα του δέρματός τους ήτο μελαμψό, και, εν πάση περιπτώσει έδιναν την εντύπωση ότι επρόκειτο περί κατωτέρας ποιότητος ανθρώπων οι οποίοι δεν ηδύνοντο ποτέ να ανέλθουν ποτέ εις το επίπεδο των άλλων Αμερικανών, δεν ήταν, δηλαδή, δυνατόν να γίνουν καλοί Αμερικανοί και άρα ήσαν ανεπιθύμητοι».:::; dhe me poshteruesja qe nuk kam lexuar apo degjuar ndonjehere per ndonje rrace apo komb eshte kjo::: Nje pike shurre e nje Amerikani;;;;nuk krahasohet kurre me gjakun e te gjithe grekerve (mongodosatgreke) në te gjithe boten:::Shume poshteruese e pabesueshme::::::;
«Μια σταγόνα αμερικανού αίματος αξίζει περισσότερο από το αίμα των Ελλήνων όλου του κόσμου».::::dhe te mendosh qe kjo rrace mongolojevgjitepontiocobanocifute vurkarocamoarvanitase”greke “::ben racistin =barcolete pontiojevgjiti,,,lexoje o certikate gojore ,e ke ne gjuhen pontiojevgjite,,pty pashaport burdelloje,,morr derri
po fiks njashtu osht o lesheli..pse s’thu qe grekt paskan lan lesht kot kendej nga kufiri yne
Ja ku bie dhe nje Mit i thurrur ysmeqeret e Sulltanit.
Caldarisi deboi e ushtroi gjenocid mbi shqiptaret e Camerise.
Qeveria demokratike komuniste greke kishte premtuar kthimin e tyre ne Cameri dhe rishikimin ne dobi te Shqiperise te kufirit.
Mut mutit ishe e mbete doc kaloc
Ne perpjekje per te gjetur te “metat” e sistemit komunist autori behet anti shqipetar. ( per inat te sime vjehrre vete fle me mullixhin ) keshtu i themi andej nga jugu.
Flasin dokumentat (asnjanese) Amerikane … dhe Jo autori.
Jeni kompleksika dhe inferjor ndaj te vertetes, prandaj flisni percart.
Keti autori duhet qi.. robet ……antishqiptare i papare.Tema nga kush financohet?
financohet nga greket,per ta paraqitur Luften e 1949 thjeshte si nje incident I renndomte..
sepse nuk mund ta kaperdije dot greku “te gjatin”qe mori ne fillim gusht te 1949”(i mban akoma ne goje),humbja e Grekut ka qene shume e rende qofte per nga jetet por gjithashtu shume demoralizuese per popullin dhe politiken greke asokohe
aq sa jo pak por 45 vjet,nuk u ndje njeri ne Greqi,edhe pordhen ia degjonin Enverit ahaha
duhet te them,ka qene nje dore e forte “ustallaresh” qe ta q.nin grekun dhe kush e ka bere grekun,nuk iu bente syri terr
1-Mehmet Shehu
2-Beqir Balluku
3-Petrit Dume
keta te tre..
Nuk eshte incident i rendomt, por nje provokim i fsheht dhe i Pa Bese Turk-Arnaut, nga kopili Gjirokastrit i Bimbashit.
Wow
Por ketej nga arnautistani turko-hoxhist vazhdon xhixhilija e llafhanese se mediave dhe mender historianeve antikombetare shqiptar te quhet provokacioni i gushtit i bere nga shteti grek kundrejt shtetit tone,kur eshte krejt e kunderta.
Ky rast eshte nje shembull i qart i deformimit historik te te gjitha ngjarjeve.
###
Jane Turk-Arnaut “den baba den” te paguar nga Turqia per te ushqyer me genjeshtra armiqesin ndaj Greqis. I haruat listat Gjuleniste, te gazetarve dhe politikanve Shqiptar qe paguheshin nga Turqia.
###
Kete te vertet e tregojne qarte dokumentat Amerikane dhe as gje me shume, e verteta vonon por nuk haron.
O pjelle e burdellos se janulles qe nuk Te pushoje ajo shpelle duke bere gojore moj certifikate dose :::o mongologyftocobanoebreopontio” grek “ me emrin Jorgo-Maria dhe mbiemrat:Arnautoglou,Karamxhaferi:Karam Ali::Abuabdullas,Albanos:::kush jane mongolojevgjitepontiocobanocifutet “” grek “sipas mediave Amerikane te viteve:1900-1950:::::ata (derrat mongogrek). jane nje rrace inferiore e pashkolluar,,flasin nje gjuhe qe nuk krahasohet kurre me greqishten klasike::kane nje lekure te erret (jevgjit) :jane te dhunshem agresive::::::: https://www.protothema.gr/stories/article/1004507/oi-protoi-ellines-metanastes-stis-ipa/AMP/::::::;:; «Dillingham Commission Report» του 1911, οι Έλληνες χαρακτηρίζονται ως «άνθρωποι αμόρφωτοι, χωρίς ευγενικούς τρόπους, με ονόματα και συνήθειες παράξενες και με μια γλώσσα ιδιόρρυθμη που ούτε καν ομοίαζε με την κλασσική ελληνική γλώσσα, ενώ το χρώμα του δέρματός τους ήτο μελαμψό, και, εν πάση περιπτώσει έδιναν την εντύπωση ότι επρόκειτο περί κατωτέρας ποιότητος ανθρώπων οι οποίοι δεν ηδύνοντο ποτέ να ανέλθουν ποτέ εις το επίπεδο των άλλων Αμερικανών, δεν ήταν, δηλαδή, δυνατόν να γίνουν καλοί Αμερικανοί και άρα ήσαν ανεπιθύμητοι».:::; dhe me poshteruesja qe nuk kam lexuar apo degjuar ndonjehere per ndonje rrace apo komb eshte kjo::: Nje pike shurre e nje Amerikani;;;;nuk krahasohet kurre me gjakun e te gjithe grekerve (mongodosatgreke) në te gjithe boten:::Shume poshteruese e pabesueshme::::::;
«Μια σταγόνα αμερικανού αίματος αξίζει περισσότερο από το αίμα των Ελλήνων όλου του κόσμου».::::dhe te mendosh qe kjo rrace mongolojevgjitepontiocobanocifute vurkarocamoarvanitase”greke “::ben racistin =barcolete pontiojevgjiti,,,lexoje o certikate gojore ,e ke ne gjuhen pontiojevgjite,,pty pashaport burdelloje,,morr derri:::::kerme;;;gjarper I helmuar,,nuk ngordhin kollaj kjo fare pontiomongole,,DNA miu
DMTH fashistet greke ankoheshin per armikun e brendshem, komunistet greke, tek SHBA qe armiku i jashtem Shqiperia e madhe po nderhynte ne punet e tyre te brendshme. Pastaj e humba fillon kur thoshin se Shqiperia po i ndihmonte me lesh me qime per 5 vjet te tera nga 45 ne 49. Shqiperia skishte buke te hante ne ato vite jo te mbante edhe te tjeret. Cdo ndihme qe mund tu kete vajtur komunisteve Grek mund tu kete vajtur nga kushdo por jo nga Enver Hoxha. Nese u ka vajtur ne te vertete ndonje ndihme, se mashtrimet Greket i kane tradite te lashte dhe kurre nuk e kane braktisur sidomos ne kohe trazirash.
Po ky dashnori cne qe na i shkruan pikerisht tani keto llapaqenisje greke te 70 vjeteve me pare?
Ky Kaloci oshte budall
Eshte trap fare
Or pisa kelyshet bythshitur te grekut , shteti Enver Hoxhes e kishte me kushtetut qe nuk pranonte asnje forc te huaj te armatosur ne tetitorin e republikes SHQIPTARE , shteti shqiptar sa hyn forcat partizane greke gjen e par qe ben i carmatosen ose kushti ishte ktheuni nga keni ardhur brenda 24 orve ishte ultimatum , ju kurvat e grekut qe shani ktu ne komente qe ta dini te verteten greku hyri ne posten e vidohoves me 70 mij trupa te ndimuar nga shteti Anglez u be 8 or luft me ushtaret e postes kufirit ku te ter mbeten te vrar se ishin pakic , por dhe ushtria greke i la pirg te vdekurit nga ushtria vet , greku hyri ne kufirin ton me qellimin e vorio epirit , lere çfar thon antishqiptaret sot si kaluç suma dhe ca kopila pro grek qe i ka lindur kjo tok , kta jan vertet jashtqitja dhe turpi komtar , si kta pushtat bythshitur tek greku qe postojn komente kunder te vertetes dhe kunder interesit ton komtar, atje greku ja qi nenen nuk i mban kurr per grek , ktej nuk duan te jen shqiptar dhe me mir qe kta e kan thy qafen nga ky vend se vendi nuk ka nevoj per hale qe qelbin er , greku u fut me 70 mij forca ne teritorin ton dhe lan kockat plus qe lan kockat por ushtria SHQIPTARE i ndoqi deri brenda ne greqi , ne kemi patur njerez qe kan mar pjes ne at luft dhe nuk kemi nevoj te naj tregoj kaloç suma historin me antishqiptaret qe kishin luftuar kunder vendit te tyre ne kra te nazifashizmit , historin e bejn fitimtaret jo bythqiret tradhtar , lavdi ushtris SHQIPTARE te asaj kohe , lavdi gjigandit Enver Hoxha qe sa ishte gjall grekut jafuste koken ne byth , lavdi heronjve te kombit , hani buk jetoni dhe ju o vemje pa atdhe qe i lepini bythen te huajve dhe mohoni vetveten ju as varri ska me ju dasht . Rrofshin SHQIPTARET patriot qe e duan vendin e vet posht tradhtaret dhe bythshiturit per 300 euro.
Theatre and Drama, ke ngel ne kohen e merhumit. Enveri ishte aventurier qe bente lojra te rrezikshme. Duke mbeshtetur komunistet greke, e futi vendin e vet ne rrezik. Keto dokumenta jane reale. Ka ndodhur ashtu sic thone amerikanet. Komunistet greke, kur ishin keq, largoheshin drejte jugosllavise dhe shqiperise. Shtabi i komunisteve greke qendronte ne shqiperi. Enveri ishte genjeshtar qe asnjehere nuk thoshte te verteten. Me 2 gusht 1949, greket nuk sulmuan per te pushtuar teritor, po kaluan kufirin duke ndjekur komunistet qe u futen ne teritorin tone. Ka shume dokumenta per kete histori. Vetem qorrat dhe enveristet nuk jane njohur me ato dokumenta.
ku e ke gjetur ke te pacavure te fallsifikuar ne dem te shqiperise ,dashnore kaloqi !te kan paguar mir besoj keta fallifikatoret e historis ne dem te shqiperise.Ne kete palo genjeshter pacavure zoterote ngaterron ka..in Me Dollarin.grek ne atekoh ishin a snaishin nje numer i vogel sa nje fshat i tiranes.pacavuria na paraqet se qeveria shqiptare ne ate koh bashkepunonte me xingare greke,ne dem te greqise ,qe ska ndodhur kurre dhe i kerkon ndime usa qe te nderhyje tek brss .hahahaha idjot zhgarravites qe punon ne dem te vendit tend.kalloqi i verber per die por i etur per evro.po tema perse ben lajme te tilla!!apo lejohen dhe lajme fake news.
Budalliqet e Kalocit
Sakte