Nga Frrok Çupi
Normalisht, ne tani duhej të ishim të gjithë kundër mafies. Por çudi, dukemi sikur shumica jemi me mafien. Edhe pse si shumicë nuk jemi përfitues në mafie a në krim tjetër, përkundrazi, varfërohemi e shëmtohemi prej mafies…
Normalisht duhej të ishim shumicë kundër pakicës së pakicave që na ka grabitur pasurinë për tre dekada. Shqipëria- sipas studimeve të huaja- ka rreth 80 miliardë dollarë, ku përfshihet edhe floriri I rezervave- të fshehura nën dhè nga shtetarët mafiozë, dhe megjithatë as përballë këtij tmerri nuk jemi shumicë.
Pyetmë mua, ty, tjetrin një nga një, ‘a jemi me mafien?’ – përnjëherë do të kërcejmë ‘ça thua ti ore? … Por në fakt shumica duken me mafien
Si na e ka marrë mafia shumicën tonë?
Në radhë të parë duke ndërtuar partitë. ‘Don-ët, siç thotë ish kryeministri- një njohës mirë i strukturave; dmth., bosët e mafies, janë të regjur, ata kanë bërë parti dhe tani me partitë duket se bëjnë shumicë. Për shembull, a mund të jetë ushtar i LSI ai atje nëse nuk do t’i varej leitnantit që ka sipër; pastaj leitnanti i varet zëvendës- bosit, dhe bosi mban monopolin e popullit. Bosi mund të thërrasë popullin që të luftojë kundër popullit, siç ka ndodhur kohët e fundit.
Ky është miti Suprem i mafies: Mafien e do populli.
Para këtij miti mund të na bjerë rrufeja të gjithëve një nga një; sapo të shikojmë së populli është me mafien. Ja ku jemi: Masat që ka ndërmarrë Amerika ose edhe shteti për të mundur mafien, shpesh herë më duken më minore se piramida e mafiozëve. Ditët e fundit na kanë provuar se Amerika edhe shteti janë tërhequr (ndoshta taktikisht, por janë tërhequr) për arrestimin e mafiozit iks, ose për sekuestrimin e pasurisë mafioze, ose edhe për shkarkimin e presidentit që shkel mitin e ligjit. Shteti dhe Amerika mund të kenë frikë vetëm popullin, nëse populli do të mbrojë mafien, prandaj tërhiqen.
Deri në kupolën ku qëndron miti se ‘mafiozët i do populli’, vetë mafia ka ngritur mite shkallë- shkallë.
Miti se Mafia është e ndershme.
A i shikoni, nuk ka prej tyre pa këmishë të bardhë e kostum të ngrirë. Por gjuhën e kanë shumë popullore, deri në mosdije. Para pak vjetësh tjetri ka qenë kapter në ushtri ose telefonist në qytet. Këta nuk bëjnë punë të pista, as shpërndajnë drogë…, por dominojnë tregun e drogave të Turqisë ose të Italisë. Po të jenë mafiozë të huaj bëjnë shenja dashurie për popullin shqiptar, mund të japin para edhe për shërimin e një fëmije në periferi. Këta janë të mirë dhe i do populli. Nëse ti i zbulon, atëherë e ke keq punën, jo me këta, por me popullin.
Miti i kodeve të shenjta…
Në radhë të parë mafia hesht, nuk thotë gjë, nuk jep asnjë provë. Në vendin tonë kodi i heshtjes së mafies u shfaq dominues në vitin 1996- 97, me piramidat financiare. Piramidat u ngritën nga shteti dhe u bekuan nga shteti. Populli i quante piramidat të bekuara dhe lumturohej, deri ditën kur u zhyt në mjerim e në gjak. Bosët e piramidave, që në fakt ishin rreshterë ose ushtarë të mafies, u zgjodhën njerëz pa gojë: ose nuk flisnin vetë, ose nuk dinin të flisnin asnjë fjalë, ose ishin budallenj e thonin broçkulla pa dëm. Piramida e shtetit i kishe nisur në rrugë për ndërtimin e ‘kapitalizmin shqiptar’ që përkthehej në mafie të fshehtë.
Pse kërkohet ose shpallet sot e kësaj dite nga piramida ëndrra se ‘do të kthehemi në vitin 1997’? Sepse është metoda që ka dhënë më shumë rezultat për mafien ‘popullore’. Në atë rast gjithë populli ishte me mafien e piramidave’; ky është çelësi i fatkeqësisë.
Miti i familjes
Jo vetëm këtu, por edhe në Ballkan, mafia është e ndërtuar sipas skemës së fisit e të familjes. Në shoqërinë klanore imponohet nder dhe gjakmarrje- që bëjnë lëndën e parë për mafien. Në këto 30 vjet janë ndërtuar dy lloje familjesh mafioze: Ato që shpesh herë vrasin njëri- tjetrin ose i kap Policia; dhe e dyta: Familja që nuk e kap ligji. Kjo e dyta janë partitë politike. Merr për shembull, partinë e dytë për nga madhësia, dhe parti e parë për nga fjala aktuale ‘demokraci’: Partia Demokratike nuk ka asnjë qelizë ku nuk është i thurur klani dhe familja. Jo vetëm i biri i këtij e dhëndëri i tjetrit… Por familja e komunistëve të frustruar është aty; edhe familja e të korruptuarve të mëdhenj në qeverisjen e kaluar- aty. Pastaj vjen lidershipi në formën kanunore. Ka lider të zgjedhur; ka Këshill të pazgjedhur por që kontrollon të zgjedhurit; ka edhe lider suprem. Pastaj vijnë nënbosët, leitnantët dhe ushtarët që nuk kanë asnjë lek por që vrasin për bosët. Në këtë qerthull nuk e gjen dot kurrë thelbin. Opozita në fakt nuk është opozitë, por pushtet i degraduar nga korrupsioni dhe është vënë në anën e mafies. Sapo dëgjohet se preket mafia, menjëherë do të mbledhë mijëra në sheshin e Tiranës për të mbrojtur ‘Kushtetutën’.
Provo po të duash preke; as Amerika nuk po e bën dot…, kam frikë.
Media. Kush provon t’i kundërvihet mafies, do të vritet.
A është media një qen roje për mafien? Kam frikë se një pjesë e madhe e saj nuk ka më as zinxhirë. Edhe sikur mafiozin ta nxjerrës nga media e tij, ai afrohet te gardhi e ndërsen gazetarët: ‘Ej, kurajë, luftoni se do të fitojmë!’. Në deantologjinë e medias perëndimore thuhet se ‘gazetari, po të shihet në kafe me politikanin, nuk është më i besueshëm’. Ndërsa këtu e kanë mësuar gazetarin që t’i lëpihet edhe mafiozit. Gazetaria ‘qen roje’ mund të fundosë jetën e njeriut që guxon të thotë të vërtetën, por po na rrënon edhe gjithë kombin. Mafia ka medien e saj. Nëse një mafioz i huaj i sulet kombit, gazetarët e vihen në anën e atij atje. Nëse prek bosin e atij në ekran, ta dish se do të të bëjë copë- copë: të quan komunist, nazist, spiun, dhe të shan varrin e të parëve… Këtu mblidhet populli mbrëmje për mbrëmje, dhe krijohet skema sikur populli është me mafien.
Miti ynë, që nuk jemi mafie:
A ka zot, nëse dështojnë drejtësia jonë njerëzore dhe vetë Amerika, kësaj here?! Kjo është çështja jonë mit.
O Frrok Cupa!
Problemi qe Sonila ngriti nuk eshte pse arrestohet Ndroqi. Problemi eshte perse s’behet e njejta gje me Top Chanel?! Dihet mbare Shqiperise i ndjeri Hoxha ish kontrabandist.
Problemi eshte perzgjedhja politike e sulmeve te SPAK.
Dosja e pergjimeve u mbyll turpshem me “arrestim” te vdekurish…
ik hiq ndonje antene ne lagje.
Po shyqyr qe filluan i thuaj Soniles, nje nga nje e mos ki merak i thuaj. Pastaj, le te kaloje Sonila njehere andej nga ekranet e tjera sepse e paska kemben e mbare dhe do e gjejne udhen te gjithe, ne kete bote do lahet cdo gje.
Kane qene burra me te zote sesa keta palo mafjozet shqiptare qe kapardisen dhe e kane gjetur vendin.
NUK e humbas kurre besimin tek AMERIKA !
Zoti FRROK ÇUPI per mua jeni gazetari me i mir ne tregun Shqiptar , problemi qe ngre esht brilant, llogjika brilante dhe kultura e te shkruarit te entuziazmon , je atdhetar i vertet ka nevoj ky vend per njerez qe ta thon te verteten siç esht , se çfar thon alabaket mos u trishto , kur behet fjal pet kombin interesin komtar e ben diçka per te miren e vendit tend ndihesh mir me shpirtin tend , se ç’far thon vemjet dhe alabaket e antishtetit , me cfar shajn e shpifin vetem behen shum njerez te vegjel asgj me shum , rrespekte per artikullin shum te goditur zoti FRROK ÇUPI urime ne punen tende fisnike rrespekte .
Media eshte kthyer ne “Qen roje” i te gjitha mafieve,ne radhe te pare politike!
A nuk e vini re qe gazetat kryesore shkruajne kryesisht per sukseset e Rames dhe Veliajt,por kure per korrupsionin,padrejtesite,antidemokratizimin e tyre?
Provo te thuash se Rama me “Bashkeqeverisjen me qytetaret” ka vrare shtetin ligjor,demokracine dhe ka nxjerre jashte loje administraten publike?
Provo te shkruash se Veliaj ua shet qytetareve te Tiranes ujin e piste per uje te [pijshem dhe per me teper me nje cmim skandaloz 8 here me te larte se ai i energjise elektrike?
Provo te thuash se Veliaj per 50 mije banoret e Yzberishtit nuk ka ndertuar per 5 vjet asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,lulishte,biblioteke, asnje rrugice te shtruar midis pallateve 10 kate etj?
Ti denoncon keto fakte,por medies keto nuk i bejne pershtypje,sikur jane vogelsira,bile edhe si koment mund ta censurojne!
Veliaj eshte shpallur “Monument politik,qe ruhet nga media”!
Doemos kane interesa te medha boset e tyre me reklama etj!
Analize e shkëlqyer
Por Amerika do e munde mafien me ne fund nuk do mete frike
Ne rastin e ketij dru me pre konsullit Ndroqi PO media eshte qen roje per mafien. Dhe ne ate oborr ka edhe qenernte tjere.
A ka zot pyet Froku dhe une i them jo se po ti them po kam frik se e ndot me heshtjen qe bene kundrejt ketyre!E dyta “Mafja ” do te zhduket nese ata qe e instaluan do ta heqin dhe ata jane edhe zoti edhe shpresa!
Bin Ladenin e vrane se doli nga rruga e zotit(Amerikes) edhe ky rast keshtu eshte ,ku pyetja duhet te behet a ka dale Berisha me mafien nga rruga e zotit,nese po ai do te vritet nese jo, Zeni do bredhe akoma me jahte e aeroplane private duke i bere karshillek ketij populli !
Bukur.
Z. Çupi ,ok me gjithçka shkruen dhe analizën tepër ekselente e realiste që i bën fenomenit,por në gjukimin tuaj ,lidhur me median qen roje i mafies politike dhe ekonomike do të theksoja që media në Shqipëri 100% duhet të kalojë në sitën e spakut pasi mbi 70%e medias në Shqipëri është jo qen roje i mafies ,por është vetë mafia ,është kazani që po qelb shoqërinë dhe si e tillë duhet gjukuar,
Boll më me shtirje e gjoja luftë për fjalën e lirë apo demokracinë,kur vetë ky kazan i qelbur mediatik është varrmihsi i fjalës së lirë e demokracisë.Demokracia vjen nëpërmjet ligjit dhe është ligj e vetëm ligj e jo llogje të ashtuquajturish gazetarë apo analistë që janë vetë mafia dhe bythë lëpirje më e ndyrë e politikës,janë turpi i kombit,
Z Cupi.Ne Kolumbi Escobarin nuk e pranuan ne parlament .Ne shqiperi Escobaret tane i kemi cuar ne majat me te larta te pushtetit.Me thirjen e pare qe na bejne grumbullohemi per tu treguar mbeshtetjen.A e pe ne 2 mars si i u mblodhen presidentit? Kishte nga ata qe familjen e kishin pa buke dhe nuk i bene pyetjen vehtes:cme lidh mua me kete njeri?Ky e filloi karieren me te shoqen duke ngrene byrek 20 lekesh e ku eshte sot?Nuk numerohen pronat e tij .Vetem maja e ajzbergut duket .Ky eshte i fundit qe merakoset per kushtetute dhe ligj.Degjoj tani shume gazetaruce qe po hidhen ne zjarr per NDROQIN .A kane turp keta njerez?Po neser sikur te faktohen akuzat cfar do thone?A e ke pare ish presidentin dhe ish k/ministrin?Cdo njeriu negativ do i dali ne mbrojtje.Ne hapat e tij po ecen dhe ish presidenti tjeter.Me vjen keq po PD eshte kthyer ne nje organizate mafjoze ,drejt asaj rruge ecen dhe rilindja.E keqja jone eshte se nuk jemi popull me nerv.Ne dhe shqiptaret e kosoves do jemi fundi i ballkanit dhe neqoftese nuk shuhemi si komb nuk do jete merita jone por e te huajve qe do na mbajne me zor.
Nuk e dua bje trafikant pronar mediash. Ajo qe dua eshte te fuen brenda e sekuestrohen trafikantet e tjere te mediave. Nese jo , me mire te gjithe trafikantet te lire : ora news, top channel etj . Perzgjedhja selektive sjell diktature te njeres pale mbi tjetren.
Kete Cupi e di por c’mund te preseah nga nje gazetaruc i turpit te gazetarise shqiptare: Zerit te Popullit.
BRILANTE.KUSH KA DY FIJE MEND TA LEXOJE ME KUJDES.KA TE BEJE ME TE ARDHMEN TONE, TE KTHJELLOHEMI NJEHERE E MIRE SI POPULL.TE FUTEMI NE POPUJT INTELIGJENTE E TE PERPARUAR TE EUROPES.
Ky lepiresi i Zerit te popullit flet moral?!
Mund te jete trafikant Ndroqi. Sikurse Artan Hoxha… por ky eshte plehre jo gazetar . dyzet vjet lepirje ndaj pushtetit!
Kjo eshte rrumpalla qe ideoi dhe krijoi komunisti me fanatik sali vampir berisha…
I leshoi qent nga zinxhiri dhe i nxiste per vrasje ,shkatrrim e vjedhje…
Ulurinte vampiri,or taj eshte kap dhe kap do njerez te pasur….
Dhe nuk ngeli burgaxhi dhe ata qe ne deri dje i mbanim si te ndershem komunista si saliu,te dyja keto pale bene nje konglamerat nga me te rrezikshmit dhe kush i dilte kundra jo vetem qe quhej komunist,por falangat e sigurimit gazidede te zhduknin…
Dhe vjen nje dite qe muti u be mullar ku hajduti drogaxhiu krimineli mbrohet nga politikan e shtetar sheike dhe nuk ja mban njeriu te denoncoj,nuk drejtesi e prokuror pa u korruptuar nuk ka medie te dale jashte vijes se partise
Cdo parti ka llogoren e vet me trushplaret e vet qe presin si terroristet me molotov ne dore.
Trushplare qe per nje thes miell ose vend pune jane gati te sakrifikojne per liderin pa tru.
Te gjithe therasin kunder korrupsionit dhe te gjithe mbrojne te korruptuarin e vet dhe behen bllok sonila buzfryra,mulla zheji,e saliu ne ilirin e moniken dhe bejne pyetjen,pse ate,duan ti mbyllin gojen ,jane kunder fjales lire sulm politik e mbrrockulla…
Kjo klase politike dhe nje pjese e popullit trushplare eshte gangrenizuar dhe nuk ka sherim..
Ketu ka dale jashte kontrollit cdo gje dhe duhet rrafshuar gjiri i lalzit bashke me mafien politike.
Por kush ta bej?????!!!!
Edhe amerika ka pjesen e vet me burrin e shtetit me yllin ne ngjitje e me gerdecin e fates dhe shefin e shtabit qe e nisen pako postale dhe nuk dihet ku eshte
Frrok Çupi duhet pershendetur eshte i vetmi gazetar qe flet pa frike e me emra konkrete se te tjeret vetem hane mut kot.
Na rrufsghi bythen o moderator,qe jeni kthyer ne leter higjenike te Rames dhe censuroni komentet!
Hyyy vrroma te ndryra qe hiqeni si te pa varur!
Pronaret e mediave o jane ne trafiqe narkotikesh si ora news e Top Chanel, o ne korrupsion shtetror si Klan TV. Po pper Frrocken … duhen permendur vetem TV te qe bejne opozite Rames.
Si gjithmone i persosur Frrok. Nderime per sherbimet qe i ben kombit tend. Zoti te bekofte ty dhe familjen tende.
Pershendetje Frok.Ke Pende pe Floriri ,Po Floririn e ka marre Like Hajduti me Sale Kriminelin–.mafia eshte shume e Fuqishme ne Shqiperi ,po duke patur Mbeshtetje Ameriken shpresoj se do ta mundim.Diten qe do te shohim Like Hajdutin dhe te gjithe te korruptuarit ne Reç te Shkodres , do te themi se e fituam Luften.Na qofte per Hair dhe PLM z.Frok per Analizen e Shkelqyer.
Ky eshte si grua e keqe. Burre i piste, sahanlepires pushtetesh. Padyshim Ndroqi eshte trafikant, padyshim Tan Hoxha ishte trafikant, padyshim … parate e Frangaj jane para korrupsioni shteteror ..
Por per Prrocke Cupin , vetem mediat proopozitare jane te kriminalizuara. Ptuuu , krimb i se shkuares..
Si gjithmone i sakte me analizen e tij.
Edhe ti z. Frrok shave Isa Taren pa te drejte. Ai ka qene nje sportist i mire por jo per ato qe the Sa per artikullin etanishem re heq kapellen. Urime
O Frroku im…mezi presë të lexoj TY…Je i madh..perdorimi i gjuhës shqipe dhe i mendimit…me klas shume te larte…
Respekte Frrok,i sakte,realist,i drejtperdrejte e i idhet si askush.
FRROK, UNË JAMË OPTIMIST .
LËMSHI , PO ÇBËHET .?
Po eshte shume e vertete qe ka gazetare qe jane qen rojr te medias.Shqiptaret po e shikojne çdo dite kush jane gazetaret qe mbrojne e mbeshtesin politikanet kriminele e mafian Shohin çdo dite Sonila Meçon,Çim Peken, Fahri Balliun,Alibekajn, Krasten,Zhejin, Çanin,Fevziun dhe Andi Bushatin.Edhe kjo kaste duhet te kaloje ne siten e drejtesise se re.
Ku e ka hallin ky gazetar ishquar.Meke e ka interesin qe po shkrin talentin katolomirditor.O Pjeter nuk e genjen dot Edin e sidomos perspektiven e vendit Erjon Beline qe eshte me i zoti se.ty.Je karte e cofur.
RESPEKTE dhe vetëm RESPEKTE për FRROK ÇUPIN !! SUPER GAZETAR dhe ANALIZA të MREKULLUESHME si përherë !! ⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖
Zoti FRROK ÇUPI per mua jeni gazetari me i mir ne tregun Shqiptar , problemi qe ngre esht brilant, llogjika brilante dhe kultura e te shkruarit te entuziazmon , je atdhetar i vertet ka nevoj ky vend per njerez qe ta thon te verteten siç esht , se çfar thon alabaket mos u trishto , kur behet fjal pet kombin interesin komtar e ben diçka per te miren e vendit tend ndihesh mir me shpirtin tend , se ç’far thon vemjet dhe alabaket e antishtetit , me cfar shajn e shpifin vetem behen shum njerez te vegjel asgj me shum , rrespekte per artikullin shum te goditur zoti FRROK ÇUPI urime ne punen tende fisnike rrespekte .
Sjellja ndaj krimit eshte vertet problem. Eshte perhapur nje menyre sjellje plotesisht mafioze. Heshtja. Heshtim kur komshiut i meret prona, kur largohet nga puna padrejtesisht. Po vjen dita kur e keqja mbrin te dera. Atehere nis vajtimi, ankohemi, rebelohemi. Eshte vone. Por nuk ndryshojme, justifikohemi. Mbetemi ata qe jemi. Kulture turke.
NJe analize shume realiste sepse ne te gjithe vendin pasurit i komandojne dhe bejne ligjin ata qe dine te numerojne deri ne dhjete sepse pas dhjetes fillojne dhe ngaterohen dhe pasorin e vune duke mbajtur dy gishtat larte.
Analize perfekte.Kujt ja thu,ose kush e lexon?
Presidenti?
K/ministri?
Deputetet?
Politanet?
K/partive?apo miloneret bandit qe mjeruan kete popull.
Mjer ky popull!.
Por ky popull ka dicka ne dore,mos dilni ne votime,sepse kujt tja japl voten?
Te dy krahet jane njelloj.
Mos vall na ka mbytur injoranca?
Popull ngrehu.
Hodhem diktatorin, e morem zvare ne skulptur .!!!!!
Tani diktatoret I kemi gjalle po na shtypin perdite.
DO TE VAZHDOJM ME KESHTU DUKE UL KURRIZIN?
E po ,o ngihuni ose ulni me teper kurrizin.
Qe ke ngrene buk me leket e grekut kete e di gjithe dynjaja. Qe vazhdon e jargavitesh sa shef ndonje 40 vjecare te kolme qe ka ardh nga fundi dynjase, edhe kete e mesuan te gjithe. Po cmutin flet ti more coban qe erdhe ne tirane maje gomarit e ske ngop barkun me buke e kos jo nga varferia po ske dit ca jane ushqimet e tjera. Pthu rraca e keqe
Do ishte me mire Pjeter te kishe vene emrin Mark Marku .
RROFTË Frrok ÇUPI ! NÉ PIDH tè ROBËVE vafté PD KRIMI dhe LSI KORRUPSIONI dhe GRABITJA !! ⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??
Respekte zoti gazetar !
I DASHUR FRROK MOS u NDAL sé SHKRUAJTURI , sepse PENA juaj , èshtè PENÈ e ARTÈ dhe e PA KONKURRUESHME. KRIMINELÈT , KRYEHAJDUTÈT dhe MAFIOZÈT , do tè RRUAJNÈ KARIN me gjithè TOPE i DASHUR FRROK !! KRIMINELÈVE dhe PLAÇKITÉSVE tè PD KRIMIT dhe LESHELISÈ NDYRÈSIRÉS , i kanè RÈNÈ DHÈMBÈT I DASHUR FRROK , dhe NUK MUNDEN ata BANDITÈ tè KAFSHOJNÈ ASKÈND , prandaj I DASHUR FRROK ÇUPI , MOS U NDAL sè SHKRUAJTURI , sepse juve jeni GJENÍ i LINDUR i PENÈS sè SHKÈLQYER ! RESPEKTE pèr FRROK ÇUPIN ??????