Dosja e SPAK: Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi?

6 Gusht 2020, 14:07Politika TEMA

Gjurmët e pasurive të Ylli Ndroqit, sipërmarrësit mediatik që me vendim gjykate iu sekuestruan 26 pasuri nisin me biznesin YLDON. Sipas dokumentacionit të SPAK të dorëzuar në gjykatë në vitin 2003, Ndroqi regjistron shoqërinë YLDOM me objekt si zyrë këmbimi valutor, por që sipas SPAK deri tani nuk rezulton të ketë dokumentacion të depozituar për këtë biznes. Në të njëjtën datë kur në QKR regjistrohet kjo shoqëri, pra në datën 18 prill 2003 regjistrohet edhe biznesi tjetër i përafërt me emër YLDON, i fokusuar në ndërtim, përpunim minerar, me ortak të vetëm Ylli Ndroqin dhe me kapital fillestar 20 mijë euro.

SPAK vlerëson nga analiza financiare se kapitali aktual i kësaj shoqërie është afërsisht 2.63 milionë dollarë apo thënë shqip 290 milionë lekë. Ekzistojnë dyshime këmbëngul SPAK rreth burimeve financiare që kanë shërbyer për ushtrimin e aktivitetit ekonomik të dy operatorëve YLDON dhe YLDOM, pasi kapitali fillestar është 20 mijë euro, dhe kjo vlerë sipas prokurorëve të posaçëm nuk mund të mbulojë investimet për blerje të aseteve. Këto asete sipas dosjes që gazeta Si po zbardh për ushtrimin e aktivitetit. Më tej prokurorët arsyetojnë “nisur nga fakti që kapitali i investuar është i vogël, ngrihen dyshim serioze që janë përdorur për injektim apo depozitim të vlerave monetare kesh me burime financiare të panjohura”.

Edhe tre vitet pas regjistrimit të këtyre bizneseve që janë hapat e parë të Ndroqit në biznesin joinformal, sipas SPAK mungojnë të ardhurat financiare dhe se nga 2003 deri në 2006 është përdorur si periudhë për depozitimin e vlerave cash, për shkak se marrëdhënia me bankat (për kredi) ka filluar në vitin 2008, nga ku rezulton se është tërhequr një vlerë për llogari të medias Ora News.

Sa i takon kësaj, medias së parë, sipas dosjes së vendosur në dispozicion gazetës Si në datën 5 dhjetor 200, Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu) bleu 100 për qind të aksioneve të shoqërisë Ora me vlerën e 25 milionë lekë. SPAK shton shitëse e aksioneve ishte ortaku i vetëm, shtetasja I. P, pasi shoqëria ishte krijuar një vit më parë me një kapital fillestar prej 121 milionë lekë. Një vit pas blerjes së kësaj shoqërie u transferuan 180 mijë euro në favor të media 66 për shlyerje he blerje pajisjesh televizive nga shoqëria Ora. Në të njëjtën periudhë deri në vitin 2009 raportohen disa derdhje dhe tërheqje nga punonjës të shoqërisë apo nga shtetasi Ndroqi në vlera që shkojnë deri në 100 mijë euro apo dhe 22 milionë lekë pohon SPAK. Në emër të kësaj shoqërie gjithashtu rezultojnë fillimisht shtatë kontrata noteriale  me bankat për marrje me qira apo blerje automjetesh.

Sipas SPAK, më 26 tetor 2010, Ndroqi me 51 për qind të kuotave dhe shtetasi shqiptar Laert Duro me 49 për qind krijojnë shoqërinë LANDON, me veprimtari në fushën e ndërtimit. Kapitali themeltar 1 mijë lekë. Gjatë viteve 2011 deri në 2012, kur përmes kontratës së shitblerjes ndërmjet ortakëve, ortakëria ndryshon me 60 për qind Ylli Ndroqi dhe 40 për qind të kuotave Laert Duro. Katër vite më vonë shoqëria merr sërish statusin e pezulluar, por ndërkohë gjatë kohës që shoqëria ishte aktive prokurorët gjejnë gjurmë të kontratave të dhurimit.

SPAK thotë se në vitin 2013 përmes një kontrate dhurimi një shoqëri tjetër ECOGADES  me përfaqësues Valon Pulaj i dhuron Landon shpk 31 për qind të kuotave të një shoqërie tjetër ECOGADES LANDON BALKAN në vlerën 1.085.000 lekë. Kjo shoqëri në prillin e 2017 lidh kontrata me blerjen e dy automjeteve, secila kushtonte 6 mijë euro thonë prokurorët e posaçëm të SPAK. Dhe palë shitëse ishte e njëjta shoqëri pra ECOGADES BALCAN e përfaqësuar nga Masar Bashota.

Por përpara se të vazhdonte blerjen e aksioneve të shoqërive të ndryshme, Ndroqi sipas SPAK e kishte provuar në vitin 2010 ku përmes YLDON  bleu 80 për qind të shoqërisë Interkinex nga shtetasi Alban Xhillari. “Vlera kontabël e kuotave të blera ishte 1 .415.550 lekë – nënvizojnë prokurorët – ndërsa sipas kontratës së shitblerjes së depozituar në QKR, kjo 80 për qind e kuotave u blenë për 2.900.000 euro. Në këtë pikë prokurorët vazhdojnë më tej “shoqëria YLDON sipas kontratës për blerjen e kuotave ka paguar 2.400.000 euro dhe detyrimi i pashlyer është 500 mijë euro”. Këto veprime ndodhin në kohën kur në bankë lihen gjurmë për lëvrim kredish për blerje aksionesh. Shtetasi A. XH sipas SPAK kthen pjesën e marrë prej 1.200.000 euro duke shlyer kredinë që YLDON ka marrë pranë një bankë për këtë qëllim.

Në vitin 2015 thuhet më tej regjistrohet shoqëria koncensionare ALBANIA BAY MARINE, me kapital 1 milion lekë. Ortakë të kësaj shoqërie janë YLDON me 50 për qind të kuotave dhe dy shoqëri ISDC me 30 për qind dhe QUENTIN ldt me 20 për qind. Vazhdohet më tej vit pas viti me blerje aksionesh 100 për qind të Channel One nga Geront Selenica  dhe shoqëria The point. Për Channel One SPAK pretendon se për periudhën 2011 deri në 2017 figurojnë disa transaksione për derdhje dhe tërheqje në vlera deri në 30 mijë euro apo 3.700.000 lekë.

Ndërkohë që blerja tjetër është ajo e shoqërisë PS 31 me vlerë kuotash 50 për qind thekson SPAK, ku ortakë janë Ndroqi dhe Selenica, megjithëse që prej 2015 kjo shoqëri ekziston me status të pezulluar. Por teksa kjo është panorama e këtyre shoqërive, në lidhje me shoqërinë RENDON oil të krijuar në 2014 SPAK shton “në datën 26 mars 2015 Rendon Oil ka lidhur kontratë për blerje trualli në Lezhë në vlerën 3.300.000 lekë, nga pala shitëse JUKO Petrol të përfaqësuar nga Bojan AJKOVIQ. Por ky person është i njëjti të cilit Ndroqi i kishte shitur tre muaj përpara këtij veprimi 50 për qind të kuotave të kësaj shoqërie dhe që në vazhdim të dy ortakët krijojnë një tjetër shoqëri me të njëjtin emër me fushë veprimi tregtinë e hidrokarbureve po në qytetin e Lezhës.

Prokuroria sidoqoftë përmend edhe transaksionet bankare kryesisht depozitime cash nga bashkëshortja e tij Mimoza Ndroqi apo persona të punësuar pranë YLDON në vlera nga 10 mijë deri në 100 mijë euro.

“Në datën 13 shkurt 2008 Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) përfitoi kredi 200 mijë euro në emër të shoqërisë YLDON të cilën e tërhoqi cash dhe po në të njëjtën ditë ka transferuar 180 mijë në emër të shoqërisë Ora. Në datën 20 korrik 2009 Ndroqi depozitoi cash 250 mijë euro dhe po në të njëjtën ditë ka transferuar 225 mijë euro në favor të MENYYACHT EUROPE AG me përshkrimin invoce, .. sued Frelach

Gjithashtu për periudhën korrik 2010-shkurt 2012 rezultojnë disa transferta dalëse me vlerë rreth 349 mijë euro në favor të YACHT LEASING  GMHB me përshkrimin pagesa mujore  SI DHE NJË TOTAL PREJ 235 MIJË euro me përshkrime të tjera” thuhet në dosjen e SPAK që kërkoi sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, në referim të ligjit antimafia. Ndroqi u vendos nën hetim pasuror pas përgjigjeve të palës italiane dhe turke që vërtetoi se ai kishte pasur problem së paku në tre aksione antidrogë, në dy prej të cilëve ai përfundoi i arrestuar.

Prokuroria dhe gjykata i vlerësojnë këto pasuri si të pajustifikuara ndaj dhe u vendos sekuestrimi i tyre së paku deri më tani në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Vendimi u shpall në fillim të muajit nga Etleva Deda sipas kërkesës së dy prokurorëve Vladimir Mara e Dritan Prenci që janë të njëjtët që po hetojnë edhe 339, tek njëra prej të cilave u shfaq shtetasi Hekuran Hoxha. Durrsaku që sërish doli në skenë për kanabis dhe heroinë kishte pasur të njëjtat telashe me Ylli Ndroqin alias Xhemail Pasmaciu gati 20 vjet më parë, atëherë kur së bashku me turq e shqiptarë një skuadër antidrogë i arrestoi për trafik ndërkombëtar të heroinës. (Gazeta Si)

36 komente në “Dosja e SPAK: Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi?”

  1. Roland says:

    Ti shkerdheni moniken edhe liken ne byth …nje soj kurvash jane keta bq …dekoraten qe te dha like pushti futja mones ne bythe ….

    1. Dddsgbbdd says:

      Si po e perballon Znj. Konsulleshe Bukra lajmin ?

    2. dekreti says:

      he se e nimo likja prape me dekret ta shpalli ta pafajshem

    3. Prind says:

      Per cfare i duhet ajo lloj eskorte dikujt qe nuk ka frike? Dikujt qe nuk ka bere pislliqe? Per drejtesi kam besim vetem tek Amerika i qofsha fale, vetem kembengulja amerikane mund te beje qe tu shkulen dhembe e dhemballe Xhemaleve dhe kush fshihet pas tyre.

    4. H says:

      Kot lodheni. Ju ka futur mafja në thes dhe e ka lidh thesin. Këto tentativa qesharake ngjajnë me përpëlitje që vijnë nga brenda thesit shtojnë vuajtjet a atyre që janë brenda thesit.

  2. DREJTESI says:

    PO MIRE MO GAZETAR SI SDOLI NJERI TE THOTE PO NE 2015 QE E ARRESTUAN NE SHQIPERI PSE E LANE TE LIRE? KUSH E MBROJTI ATEHERE QE SE MBROKA ME SOT?

  3. koli says:

    pupupuupuup i dolen te palarat ketij
    po te mari fund nji her e mir kjo pun se na lodhet
    po cqeka kjo pun kshu me lek te pista e me bo media e me ia shit publikut

  4. qetesori says:

    o vlla sa shume qenke zhyt zor se del me

  5. Likja says:

    Kontrolloni bilancin e Yldon dhe shikoni fitimet maramendese per vitet 2013-2016 qe ka shoqeria ,nga te ardhura sekondare. Fitimi i saj rreth 85% e xhiros. Las Vegasi ne Tirane???????

    1. Prind says:

      Po kjo pija energjike YLDON ku shitet , dini gje? Nuk e kam hasur asnjehere ne asnje raft dyqani, kurre. Ku i shitka ky keto kanoçt qe paska perfituar kaq!!!?

  6. frida says:

    hahahahahah ore ca thoni po kjo esht maja e ajsbergut tv ora esht gjeja me e thjesht qe e kapin ato po tgerrmojn thell te ato pjeset qe esht ajseburgu posht se aty do gjejn gjerat kjo eshte pak

  7. Baca-Bajram says:

    Mos u merakosni se i zgjidhe SPAK-u te gjitha keto pune dhe te gjithe kriminelet, hajdutet marrin drejtesine e duhur… Me pas aprovohet Amnestia Fiskale ne Parlament dhe keshtu behet drejtesia ne Shqiperi…

  8. Suela says:

    Ky njeri e ka të shkruar në ball që është hajdut dhe kriminel trafikant droge dhe matrapaz . Me herroin i ka bërë lekët dhe ashtu meriton të kalbet në burgë

  9. Arditi says:

    ME HEROINE I KA VENE LEKET E DI I MADH DHE I VOGEL

  10. Anila Berberi says:

    Ky kriminel dhe fodull qe bente show me leket e herroines meriton varje ne litar jo burg, ate e ka pak!

  11. Nikolin says:

    I ka vene me heroine leket me gjoba dhe grabitje .. injorant fshatar zemerlig spaku ta fusi dhe ne burg jo vetem sekuestrim te pasurive marramendese

  12. fiqiri ismaili says:

    me kete logjike 75% e subjekteve tregtare shqiptare ose me shume duhen penalizuar sepse perdorin para jashte kapitalit te deklaruar ne qkr te subjektit.
    pranojeni qe sjeni te zote te gjeni prova bindese ose sdoni. me ate qe thoni ju nuk denohet njeri ne bote.
    ketu ka zyrtare qe marrin tendera ne emer te nje subjekti tregtar te rregjistruar dhe ky i fundit i terheq leket cash nga llogaria e tij dhe ia paguan zyrtarit pa fature kuptohet.
    1. subjekti i rregjistruar shkel normes e lejuar terheqjes cash
    2. per shumen e terhequr nuk paguhet divident
    3. per shumen nuk paguhet tatim fitim
    4. subjekti tregtar fsheh te ardhurat
    5. subjekti tregtar kryen korrupsion
    6. zyrtari kryen korrupsion, fsheh te ardhurat, nuk paguan taksat etj se po pertoj me shkrujt

    1. AD says:

      Atehere 75% e subjekteve tregetare shqiptare duhet me e pakta te gjobiten per evazim fikal dhe te hiqen licensat e bisnesit. nuk mund te justifikohet nje e keqe vetem e vetem se e bejne nje perqindje e larte e bisneseve.

  13. Natasha says:

    Te shesesh heroine te vesh gjoba te zaptosh pronat publike normal qe do vesh pasuri … keta jane kriminela qe bejne jete luksoze me helikoptera

  14. fiqiri ismaili says:

    dhe shyqyr qe qenkeni kujtu … kapitali fillestar eshte zanafilla

  15. manjola says:

    Me ane te krimit i ka vene dhe me ane te droges dhe gjobave

  16. Majlinda says:

    Ky njeri nxin nga të gjitha anët , siç ka surratin ka dhe shpirtin … është trafikant heroine prandaj rinte me 40 bodigard që të ruhej

  17. Skerdi says:

    Maskara i maskarenjëve hajdut kriminel heroinoman dhe gjobaxhi që lëviz me targa CD për të lehtësuar tregëtin e drogës …

  18. Aleksandër says:

    BURG PËR TRAFIKANTIN DHE KRIMINELIN QË SHET HEROIN PËR TË VRARË NJERZIT DHE PËR TË VËNË PASURI PËR VETEN … KËTA LLOJ LLUMI DUHET TË MARRIN FUND NJË HERË E PËRGJITHMONË NGA KJO SHOQËRI SPAK TI FUSI NË BURG TI KALBI ATY SEPSE ATY E KANË VENDIN

  19. Hetusi says:

    Me keta prokurore ..veshtire te mbyllet atje ku e ka vendin drogaxhiu dhe pastruesi i milionave te politikaneve..konsull nderi i Meksikes pse pikerisht i meksikes per te qarkulluar rehat pa probleme ?? Ska nevoje te vazhoje hetimi..stopohet aty ku fillon me 20 milion leke nuk mund te blesh televizion,prokuroret nuk duhet te vazhdojne me analizat me pas ..Origjina e prones nuk eshte trashegim nga babai …ska prone te trasheguar ..parate per ta blere nuk i justifikon ..mbaron puna ..Pastaj i mori atij 2 milion euro dhe i dha ketij tjetrit 1 milion e gjysem jane perralla …nuk te jep njeri 2 milion euro dhurate …prokuroret shqiptare jane ne gjendje te mjeruar ,formimi i tyre eshte mjerim i vertete ,jane krejtesisht te pap pershtatshem per ate pune qe kane marre persiper …shikoni pas dy javesh kur tia kalojne gjykates se Ndroqit apo Kasharit per kompetence…

  20. Eno says:

    ky njeri duhet bere shembull per te tjeret Plasen brenda per nja 25 vjet dhe sekuestroni gjithe pasurine pastaj ta shofi fodullekun

  21. Ujku Plak says:

    I duhet Pasmaqiut nje shperblim per prishje imazhi . Kur dihet qe Drejtesine ne Shqiperi e kontrollon Floriri me Dr Monen ,dhe dhenderri i Beogradit. Kur behen bashke : Leket e droges , Floriri i Krrabes,dhe Pushteti i korruptuar normal qe pasuri marramendese do kete Pasmaqiu. Kjo ishte pergjigjia se si e vuri pasurine Pasmaqiu!

  22. Armando says:

    25 milion nuk mund te blesh nje kamera broadcast per tv ky paska blere nje televizion, sekuestrim pasurie dhe celsat ne det per 25 vjet kjo eshte ajo qe meriton

  23. Na myten koorrupsioni says:

    Shkerdhatat hajdutat legenat qe e i mushte lajmet vetem per turqine venet arabe legen kto duhen zhduk nga faqja e dheut jepi 41 bis sekuestroi pasurine dhe po doli gjalle nga burgu te mesoje ca do te thote fjala djerse

  24. elton says:

    O Enverista ,jeni nje tufe ordinerash qe ju qan zemra per Enverin.Do paguajme qimet e kokes per Begetin dhe ju prape vazhdoni.
    Dhe atehere keshtu thate .Prisni e mos flisni para kohe si e keni zakon.

  25. Ladi says:

    25 vjet – shume pak, perjete ne shoqerine argetuese te dylbereve ne burg. Do ta pelqejne te gjithe se i ka te lemuara nga rroll royce. Me vjen shume keq per Mecon, vertet shume se do filloje te masturbohet tani.

  26. Tanguli says:

    Nje tufe me Derdellitsa qe do ja rruni Topet o lowe parazita se sjeni gje tjeter por dini te kenaqeni me hallin e tjetrit rrace muter?

    1. pd rrumpalla says:

      O Tanguli! Ty vertet ta kane ngulur , me gjithe familje.

  27. Tanguli says:

    Nje tufe me lepiresa kepucesh te Meros jeni edhe ju qe nuk mi publikoni komentet,nuk me kercete fare mendimin nuk ma nderroni dote.

  28. Usta hasoni says:

    Si ky Jane pjesa me e madhe e bisneseve shqiptare sepse me rroge nuk behesh dot bisnesmen.E njejta gje ka ndodhur dhe ne usa.Ne fund te fundit ky nuk ka vjedh leket tona

  29. e verteta says:

    Nje mafioz ka nje media ne Shqiperi ,po te kerkosh si ai jane edhe te tjere qe ishallah i merr Ylli Ndroqi me vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje