Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se paketat ekonomike të qeverisë për përballimin e pandemisë së koronavirusit rezultuan gjysmake dhe pa asnjë efekt për të lehtësuar krizën për qytetarët dhe bizneset. “Ndihma reale për ekonominë nga qeveria Rama nuk arriti as në 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto duke u renditur e fundit në rajon. Faktet sot tregojnë se është lëvruar vetëm 32% e fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria”, shkroi Basha në Facebook.
Sipas tij, shqiptarët janë sot më të varfër se kurrë këto 30 vitet e fundit dhe qindra biznese të vogla kanë mbyllur dyert, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës, qindra studentë e kanë të pamundur të përballojnë jetën studentore. “Këtë vit shumë familje do ta kenë të pamundur të çojnë fëmijët në universitete për shkak të pamundësisë ekonomike. Ndërsa qeveritë në mbarë botën po vazhdojnë mbështetjen ekonomike dhe sociale për bizneset, qytetarët e veçanërisht të rinjtë qeveria e Shqipërisë ofron vetëm video 3D dhe propagandë”, u shpreh Basha.
Basha kritikon qeverinë, pasi refuzoi propozimet konkrete të PD për të parandaluar thellimin e krizës ekonomike si dhe strategjinë e daljes nga karantina. “Partia Demokratike është angazhuar seriozisht me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj për t’i kthyer frymëmarrjen vendit, për ta sjellë ekonominë në shinat e zhvillimit dhe siguruar punësimin e shqiptarëve. Punësimi mbetet prioriteti im kryesor dhe për ta garantuar këtë ne do të marrim vendimet dhe veprimet e nevojshme. Lehtësimi i barrës fiskale, përgjysmimi i lejeve dhe licencave dhe ulja e taksës së punës janë disa nga masat e para që do marrë qeveria jonë. Ne do të krijojmë kushtet ekonomike dhe sigurinë e nevojshme që investitorë të huaj me potenciale të mëdha punësimi të vijnë në Shqipëri. Çlirimi i ekonomisë nga monopolet dhe oligarkët do t’i hapë rrugë tregjeve të lira, zhvillimit dhe punësimit të njerëzve. Pavarësisht vështirësive që po kalojmë, këto kohë jam i bindur se së bashku do t’ia dalim të sjellim #ditëmëtëmira për Shqipërinë dhe shqiptarët përmes një qeverie normale që punon për qytetarët dhe jo për një grusht oligarkësh”.
Lulush rritu , të kapësh koqet e fikut ?
Ti qe u bere Gropen shqipetareve kete radhe vjen ti shpetosh vetem naivet e besojne kete
ne kohen kur Basha ishte ne pushtet qe te ishe ne pune duhej te kaloje neper filtrat e pd dhe duhej te ishe anetar i pd ne te kundert te hiqnin nga puna edhe nese ishe .Edhe nwse kishe biznes ata te shkatwrronin me kontrolle te qellimshme per tu dhene leke se ne te kundert te vinin gjioba maramendese.Ky flet kot ise ja do puna te flasi pasi ne kohen e tyre rezikohej dhe buka e gojes pa folur per te vene pasuri
Si ta kutoi]j ! Ne vitin 2003 ,kur dola ne pension ,merja 95000 leke te vjtra , dhe paskam jetuar me mire se sot,kur mar 258 000 leke te vjetra. Cmimet ushqimore kane nje ndryshim shume te vogel. PO,or Bashe po 7×7 bejne 42, Te pakten nga ana matematikore mos fol !
Hajde bos,mer drejtimin e shtetit,se dolem fare,kana mbaru krejt,ti je shpetimtari jone,me ty bahet ky vend,po keta te komitetit a cfare i ke,futi ne formacion,se jane ekspert te mire,kane dhene prova,mer dhe djalin e fahriut,dyshen dum~sala,Markun po e ke taman me te korektu fjalimet,mos harro mulin dhe shulin,nishanin ne krye te sofres,se te dan muhabet mire,mos le jashte loje dhe dash tironen dhe hec perpara,se nuk ka cfare me te ba kush,ti je kokrra e burrit
Shqiptaret te varfer,Po ti i Pasur,nuk mund te ankohesh keto 30 vite o banakier….ik thyej qafen kelysh serb qe tu dhimbkan Shqiptaret ty qe I vrave diten per diell si minister I mbrendshem….ti ha sane ngopu,Po Mos kujto se te beson njeri ty o pusht.
Ne kohen kur basha ishte ne pushtet qofte si minister e me pas edhe si kryebashkiak,kur nuk kishte termet siq pati vitin e kaluar krijonte shperthime si ne Gerdec dhe ne vend se te pergjigjej shperblente veten dhe dekoronte ortaket, pastaj kush nuk e mbane mend lazaratin kur sa ishte ministèr ujiste drogen me mjete te ushtrise dhe policise, dasho aliko ishte mret ne lazarat kurse basha me berishen kishin hapur banken per vete, edhe tash pa pushtet shifni sypeshkun merr 1.8 miljon euro kredi per tu rikthyer ne vendin e krimit dhe kjo ska dyshim se basha nuk eshte aty fifti fifti, shpetimtari basha me fazlliq serbin ah lum ai i mjer qe eshte ne PD sot.
Sot te gjithe njerezit e botes jane me te varfer se keto 30 vjet,o bythqir!
Ik o idiot, te duket vetja koke e madhe?