"Ruli dhe Nishani", Arben Duka ironizon komisionin e PD: SHQUP rrotë e ndryshkur që nuk rrotullohet, ja pse as 50 mandate si merr dot

6 Gusht 2020, 11:57Politika TEMA

Poeti i njohur Arben Duka në rubrikën e tij të vargjeve ka ironizuar Komisionin e Partisë Demokratike i cili sipas kryedemokratit Lulzim Basha ka sjellë risi në Shqipëri me përzgjedhjen e kandidatëve për deputet.

Me doza të forta kritike dhe humori, Duka thekson se kjo është një fasadë pasi pjesën e listës fituese dhe aleatëve i vendos tjetër kush.

Më poshtë po përcjellim vargjet e plota të poetit.

Në SHQUP për fitore,

po tregon filxhani,

meqë janë kthyer,

Ruli dhe Nishani!

Ruli dhe Nishani,

Marku dhe Besniku,

dhe kjo tani quhet,

hapje-o lum miku!

 

Në PD lumenjtë,

tani kanë vërshuar,

se mbi 2000 veta,

janë propozuar!

 

Nga këta Dy mijë,

drejt nga baza vetë,

këta do të zgjedhin,

vetëm Nëntëdhjetë!

 

Vetëm Nëntëdhjetë,

në balancë të zigjit,

se ka Pesëdhjetë,

Basha sipas ligjit!

 

Komisioni Ruli,

them është fare kot,

se 50 mandate,

PD-ë s’i merr dot!

 

Yje mund të gjejnë,

Nishani dhe Ruli,

po pjesën fituese,

e ka në dorë Luli!

Problem më të madh,

ka me kandidatët,

se shumë vende duan,

edhe aleatët!

 

Nëse opozita,

del me listë unike,

s’ka shumë hapësirë,

 

Ndaj nga SHQUPI vjen,

si me vaj muzika,

Njëzet të sigurtë,

do t’i dojë Monika!

 

Dhe gjithë të tjerët,

me mënde-pa mënde,

i duan në lista,

të paktën dhjetë vende!

 

Me ligjin e ri,

të sapo kaluar,

një listë unike,

është e detyruar!

 

Nëse veç një listë,

nuk do të votojnë,

njeri-tjetrin fort,

do ta konkurrojnë!

 

Do ketë opozita,

një votë të copëtuar,

dhe nga kjo PS-ja,

del shumë e fituar!

 

Që të gjitha votat,

vetë do t’i mbajë,

se s’ka aleatë,

që votat t’i ndajë!

 

Opozita mundet,

të bëjë prokopi,

nëse konkurron,

veç si një parti!

 

Do ketë probleme domosdo,

opozitë e bashkuar,

se janë vërtetë në një anë,

po s’janë vëllazëruar!.

 

Ndryshimet që u bënë së fundi,

lejojnë vetëm një thes,

nga tufëzimi LSI-ja,

nuk ka hiç interes!

 

Dhe rrotacionin fakt të kryer,

e bën veç një idiot,

se nëse rrota është e ndryshkur,

nuk rrotullohet dot!

 

Rrotë e PD-së tani nuk ka,

as graso dhe as vaj,

edhe një rrotë që s’rrotullohet,

thyen boshtin e saj!

5 komente në ““Ruli dhe Nishani”, Arben Duka ironizon komisionin e PD: SHQUP rrotë e ndryshkur që nuk rrotullohet, ja pse as 50 mandate si merr dot”

  1. Shqiptari Ilirise says:

    Opozitë e Lulit
    opozitë e leshit,
    Prapë do humbasë
    Ne prapë do qeshim!

    Ne prapë do qeshim
    Por dhe do durojmë,
    Se 4 vjet rresht
    pordhë do dëgjojmë.

  2. Ladi says:

    Si perhere tifoz i PS-es, por i kendshem e gjithe lezet, pasi askend nuk fyen, eshte qytetar vertet.

  3. 19 says:

    I modhi Arben Duka mos vdeksh kurre.

  4. Tyrylyly, tyrylala,
    Eja opolesh, eja na e ha
    Populli eshte zgjuar
    E di se çe pret
    Nese Luli likja vijne ne pushtet
    Hordhite do sulen
    Plot terbim perpara
    Shqiperise se mjere zdo ti ngelet as fara
    Hijenat kane ngritur
    Veshet drejt perpjete
    Tja heqin edhe breket
    Shqiperise se shkrete
    Tera keto qe thashe
    Jane shume te verteta
    Popull ruaje veten
    Nga e tatepjeta
    Like baba xhike
    Edhe Lul mavria
    Po bejne shume plane
    Do ta haje shqiperia
    Planet e tyre jane ogur i zi
    Mos u genje o popull
    Do e pesosh vetem ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje