Dosja e errët: Mbi 2 milion euro pasuri, ja si u ngrit zonja e “taksës së veçantë”, Argita Berisha

7 Gusht 2020, 12:23Politika TEMA

Argita Berisha mund të cilësohet si zonja e taksë së veçantë, pasi një pjesë e konsiderueshme të ardhurave i ka siguruar nga ushtrimi i konsulencës juridike, si dhe nga ajo që e cilëson veten si “Professional fee”.

Konsulenca apo ndërmjetësimi, në shqip sekserë,  janë dy nga format e deklaruara të vendosjes së pasurisë nga ana dy fëmijëve madhorë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo pasuri është vendosur gjatë kohës kur babai i tyre ishte kryeministër, madje është shumëfishuar.

Argita Berisha, veç pagave të marra nga të ardhurat si pedagoge në universitetet shtetërore dhe private ka deklaruar  se ka përfituar rreth 23 mijë euro nga konsulenca, kjo sipas deklaratës zyrtare së pasurisë së vitit 2016.

Sot Argita Berisha sipas deklaratave zyrtare të depozituara në ILDKPKI rezulton se ka 6 shtëpi të shpërndara nëpër Shqipëri, nga 100-200 m2, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe 3000 m2 tokë në Fshatin Priske dhe një dyqan.

Vetëm në rrugën “M. Matohiti”, Argita ka dy apartamente në një pallat, njeri me sipërfaqe 188 m2 dhe një 141m2. Në vitin 2014, ajo do të deklaronte se kishte blerë një apartament me vlerë 179 000 euro sipërfaqja 128.3 m2 pjesë e regjimit martesor.

Ndërkohë, ajo ka blerë një apartament tek rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, me një sipërfaqe prej 200 m2 dhe ka një vlerë 100.000 euro. Po kështu, sipas deklaratës në ILDKPKI zotëron edhe një apartament tek “European Treade Center”, në qendër të kryeqytetit 120 m2 me një vlerë prej 150.000 euro si dhe një apartament 77m2. Veç këtyre Argita do të deklaronte se zotëron edhe një apartament 95m2 dhe garazh tek rruga Lidhja e Prizrenit. Më pas  garazhin do ta shiste në vlerën e 45.424 eurove.

Nga këto pasuri të vendosura Argita nga dhënia me qira e apartamentit fiton 40 mijë euro, kjo të paktën sipas deklaratës së vitit 2017. Në deklaratën e fundit të vitit 2019, përfitimi nga qiratë ishte 9 mijë euro.

Konsulenca me 200 euro për orë

Në vitin 2011, kohë kur Berisha ishte në pushtet Argita Malltezi do të deklaronte se kishte përfituar të ardhura nga ekspertiza në shumën e 11 000 euro, ndërsa 1886 USD nga “professional fee”.

“Professional fee” është një term për personat që aplikojnë tarifa të caktuara për shërbimin që ofrojnë juristë apo ekonomisë, etj. Dhe këtë zanat, Argita Berisha e ngriti menjëherë, pasi babai i saj, erdhi për herë të dytë në pushtet, duke lënë punën që kishte në Kosovë, si pjesë e Misionit e OKB-së, e cila ishte mirëpaguar.

Mediat asaj kohe shkruanin se menjëherë pas kthimit nga Prishtina, ajo krijon me një nga miqtë e saj dhe bashkëpunëtorët në UNMIK, Flutura Kola, ato ndërtuan tri kompani ligjore: Malltezi & Kola, Kola & Associates dhe Malltezi & Associates, duke ndarë zyrën dhe një listë në rritje klientësh fitimprurës.

Investitorët e huaj përpara se të prezantonin një projekt investimit në Shqipëri trokisnin siç duket te dera e “zonjës e taksës së veçantë”, e cila ndërhynte te babai kryeministër, që erdhi në pushtet me moton “Me duar të pastra”.

Birn në një shkrim investigativ do të theksonte se “brenda pak muajsh, ata u bënë avokatët ku shkonin multinacionalet që kërkonin të investonin në ekonominë në rritje të Shqipërisë”. Biznesmenët  si boshjanku Damir Fazlliç dhe pakistanezi Zafer Ansar ishin disa nga klientët. I pari ishte miku i familjes Berisha dhe kështu i paprekshëm për drejtësinë shqiptare.

Ansar, i cili më herët pati qenë konsulli i nderit i Shqipërisë në Pakistan, pati punësuar kompaninë ligjore të Malltezit për të ndërmjetësuar me autoritetet vendore mbi ndërtimin e një termocentrali në Shqipëri me vlerë gati 100 milionë euro. Përveç kërkesës për tarifë ligjore prej 200 euro për orë, gjysma e rrogës mesatare mujore në Shqipëri, Malltezi kërkoi një tarifë suksesi prej tre për qind të të gjithë investimit, duke tundur ndikimin e babait të saj si garanci.

“Unë e gjeta korrespondencën disi të çuditshme, për shkak se një tarifë konsulence me një tarifë ‘suksesi’ qe disi e pazakontë për një kompani ligjore. Unë rashë dakord, duke e ditur se ajo qe vajza e kryeministrit [dhe] do të ishte e nevojshme në arritjen e objektivit për të ndërtuar termocentralin pa vështirësi”, do të deklaronte Ansar në një intervistë për Top Channel.

Kjo është rruga e ngritjes së pasurisë së fëmijëve të familjes Berisha, ku ndërmjetësimi apo sekserë dhe duke përfituar nga babai kryeministër ngritën perandorinë e tyre, duke shfrytëzuar paprekshmërinë dhe hapësirat ligjore.(shqip)

15 komente në “Dosja e errët: Mbi 2 milion euro pasuri, ja si u ngrit zonja e “taksës së veçantë”, Argita Berisha”

  1. Tit Vasili says:

    Eshte shume e lehte , te krahasohet pasuria dhe fitimet ne kohen e Sali Horit me ato te me voneshme dhe del koficenti sa si si ka fituar duke vene gjoba bisneseve si kjo dhe Shkerdhen sy peshkaqeni

  2. Fiqo says:

    Ne llapin, ata jetojne, mbushur me para dhe ne bythe e ne i kemi zili; ata na vjedhin, vrasin, qine e ne s’kemi ç’tu bejme se na eshte njome baruti demokratik! Po shkrepse kemi tu veme flaken? Po ndonje mace ti fusim virusin dhe tu a leshojme ne shtepi e pastaj dhe prokuroreve e gjyqtareve?! Ketu do arrije , me duket se u plakem e po na bie dhe leshte e bythes se nuk po shikojme drejtesi. Duhet te ulurijme nga shkojme rruges qe ta marrin vesh se jetojme.

    1. Askushi says:

      Jeton argita nga maja malit jeton dhe miza ne byth te kalit.si ka hije gjo ktyre mostrave sido qe ta bojn jeten

  3. Labi says:

    Po shume heret i ke botuar kto o Mero,
    Duhet ti botosh paaak para zgjedhjeve se po shifet se vetem per ti lepi bythen KRYERILINDASIT po e ben.

  4. R.E.K.I.K. says:

    Hahahahaha Komentuesi. FIQO…
    Na kenoqe me kete Humore ….mese e vertete ..
    Por me e keqja eshte se neve presim Zotin te na ndimoje ? se AI do mari hak ?
    Se neve vrasim njeri tjetrin me kollaji se sa ate qe poshteron _ Varferon nje Popull te tere ..
    I ke pare Varrezat ne cdo Qytet ,,shumica te vrare se kane share Serbin Sali apo dike tjeter ..
    E du kush Jane Vrasesit. ! ata qe breke ne B**** nuk kane patur,,,dhe Familien e tyre buke skane te hajne ..por Kane vrare se Ju ka dhuruar Serbi nga nje These me miell..

  5. Juliano says:

    Bukur e thote komentuesi apo deklaruesi Fiqo. Keta ven pasuri e orgji, ne nga mbrapa bejme llap llap. Nuk paska fuqi kjo drejtesi, ky shtet dhe kjo e famshmja OFL, apo SPAK, te verifikoje dhe te sekuestroje ç’do gje te oaligjeshme, ashtu sikur po jua mer te tjereve, ku ne fund te fundit jane bere nje shtepi ku te jetojne e jo ti leshojne me qera. Turp i madh, shtet me disa standarde, ku besimi ne popull vjen e venitet. Te besh ligj eshte nje gje, ta zbatosh eshte tjeter gje. Te gjithe therrasim se ligji eshte i barabarte per te gjithe, biles dhe oresidenti tund e shkund kushtetuten ne emer te drejtesise, por kur vjen puna apo drejtesia tek pasuria, ligji seshte ne i barabarte per te gjithe. Per derisa kjo nuk do zbatohet, ky vend do shkoje keq e me keq.

  6. Timi says:

    U ngopem me krimet e ketyre …kur do denohen dhe kur do i konfiskohet pasuria e vjedhur????

  7. H says:

    Malokja vjedh, SPAKU numro.

  8. shyqo says:

    pra kjo zonja blen nje apartament 120 m2 medemek me vlere prej 150,000 eu te ETC (qe vlerat at sipas kompanive te real estate jane min 3.000 m/2) dhe shet nje garazhd diku te 10 m2 ne vlere 45.424 euro?!
    po ky qe ka blere garazhdin me mire te blinte shtepi, do flinte vete dhe do mbante dhe makinen ne dhomen ngjitur ?

  9. xha sulo says:

    Ju të mediave jeni instrumenti më i mirë për të ndihmuar të gjithë hajdutet, të korruptuarit, etj. srpse ju llapni duke bërë gjoja se tregoni pasuritë e tre. Me këto deklarime ata ju i justifikoni sepse ata do të thone që ne i kemi deklaruar, dhe i kemi me djerse. Nuk duam të na tregoni këto gjera, duhet që të shkoje gjithçka tek dtetesia. po drejtesia dhe kritikat e mediave i kakaour tartakuti i parave të korruptuarv
    xha Sulo

  10. ? says:

    Ore zoterinj mjaft llapet derr – derr – derr, a mjaftojne keto per ta denoncuar, a perbejne prove per veprimtari kriminale apo jo? Perndryshe mbyllni gojen e mos hani mut.

  11. Ladi says:

    Ngrihuni o shqiptare dhe shpartallojini, argita,shkelzene, meta, basha, monikerat, arben ahmetajt dhe soji i tij, ndroqerat, prokuror e gjyqtare te korruptuar, digjuni pronat,

  12. Emigranti says:

    Mos me thua dy milion …200 thua dy milion kjo i kish qe me vjedhjet e para te arabit hajdinit pa rr e kombit pa cez e shum te tjera..flm komentusit fiqo me ber per te qeshur ne kete ane tjeter te botes ketu e njezet vjet dhe moshatar….IMADHI FIQO un nuk besoj se do ja arij dites ti shohim para drejtesis keta ….me vjen keq per juve per veten time per brezin ti te djegur …por te ndershem dhe te pa njllosur deri ne infinit…

  13. Per ju qe ju ekzalton Meroja says:

    Merreni ok Edit, cojini ne SPAK ,therrisni edhe Ngjelen qe tju mbroje padine edhe. . ti rruani trapin. Shkelzenit dhe Argites.
    Ps. Meroja te botoje vendimin e pafajsise.

  14. Yt says:

    Cpo na degjojne veshet…..200 eu ora…ato jane modele dhe marrin 50 eu…me pidh..kjo paska qi lirien dhe salen bashke…sepse zeni jep free

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje