Rrëfimi i nënës së vrasësve, thirrjet e humbura në telefonin e viktimës që zbuluan autorët: Isha e lidhur me taksistin që vranë djemtë e mi, për të mos rënë në sy e merrja si taksi

7 Gusht 2020, 12:08Politika TEMA

Ata nuk e duruan më dot tradhtinë e nënës ndaj të atit dhe për këtë vranë personin me të cilin ajo kishte pasur një histori jashtëmartesore.

Madje njëri prej tyre kur e kishte marrë vesh në fshat, ishte larguar nga banesa për dy vite duke jetuar jashtë vendit.

Por çështja që i ka vënë kapak, ka qenë një telefonatë me familjarin tjetër që jeton në Angli dhe që ju kishte thënë “Dulla ka tentuar të ngacmojë edhe motrën”.

Kaq ka mjaftuar që më i rrituri prej tyre, të nxjerrë armën e fshehur, ta fusë në thes dhe të urdhërojë më të voglin për të dalë nga shtëpia. Dy të rinjtë Saimir Shera i moshës 32 vjeç dhe i vëllai i tij më i vogël Arsil Shera 20 vjeç do të dalin para gjykatës për akuzën e vrasjes me paramendim të Abdulla Budllës.

Ata përdorën një makinë me qira pohoi një burim i gazetës Si pranë Departamentit të Hetimit të Krimeve, mjet të cilin e morën në datën 3 gusht duke ia marrë shtetasit Gersian Cela.

Të njëjtat burime shtojnë se mjeti me ngjyrë gri shfaqet në kamerat e sigurisë dhe nga puna hetimore e agjentëve, u zbuluan edhe targat duke shkuar më pas në agjencinë që jep makina me qira.

Kur agjentët i pyetën administratorët e subjektit Rent A car Greisi ata pranuan menjëherë se kujt ia kishin dhënë me qira mjetin duke treguar identitetin e dy vëllezërve.

Pa fjalë i ka lënë agjentët e policisë më pas rrëfimi i M. Sherës, që është nënë e nëntë fëmijëve mes tyre edhe e dy vëllezërve. Gruaja ka pranuar tradhtinë me taksistin e vrarë Abdulla Budlla i moshës 71 vjeç.

Gruaja ka dalë në pension si nënë me shumë fëmijë dhe mësohet se ajo i kishte çuar madje mesazh viktimës pasi fillimisht kishte mësuar që viktima kishte pësuar aksident.

“E mora vesh për aksidentin, inshallah ke shpëtuar mirë”, – deklaron t’i ketë shkruar e moshuara, pa e ditur se ndërkohë ai ishte vrarë nga dy djemtë e saj. Gruaja shton se më pas i kishte qenë në varrim viktimës dhe se gjatë ceremonisë vriste mendjen se kush mund ta kishte bërë krimin.

Nëna e dy djemve të arrestuar pranon sipas burimeve shumë të sigurta të gazetës Si pranë Policisë së Tiranës se kishte pasur një lidhje intime gjashtë vite më parë me viktimën dhe se këtë histori e dinte vetëm njëri nga të afërmit e viktimës.

“Lidhjen me Dullën e justifikonim si lidhje miqësore  dhe shpeshherë e merrja si taksist për të mos rënë në sy, – shton më tej e moshuara, ndërsa tregon se shpesh pinë edhe kafe me viktimën ‘si moshë e thyer që ishim’.

Gruaja tregon sipas burimeve se vajzat i kishin tërhequr vëmendjen por ajo u kishte thënë se “është njeri i mirë nuk i ka bërë keq njeriu”. Gruaja tregon se pas apelit të vajzave, i kishte kërkuar viktimës që të takoheshin sa më larg në lagje dhe se prej një viti apo një viti e gjysmë ajo ishte distancuar disi.

Një ditë para ngjarjes rezulton sipas burimeve të gazetës Si që bazohen në rrëfimin e të moshuarës, gruaja i kishte shkruar se duhet ta çonte në tregun e Laprakës dhe se Abdullai i kishte shkruar “nuk vij dot se kam vajzën e tezes që po merret me letrat e tokës”.

Gjatë asaj dite gruaja ka vazhduar planin duke shkëmbyer mesazhe dhe rreth mbasdites mesazhi i fundit që Dulla i kishte nisur ishte “këtu jena na”.

Nëna e dy djemve kujton se teksa po punonte në bahçe kishte dëgjuar krisma. “Disa nga fëmijët ishin në shtëpi, Arsili djali i vogël ishte në punë në Rinas, fillimisht mora vesh që Dulla kishte bërë aksident, më vonë provova t’i bie, por e kishte telefonin fikur”, rrëfen nëna e dy djemve në polici.

Kur është mësuar se 71-vjeçari ishte qëlluar me armë, e moshuara tregon se i kishte pyetur djemtë e saj nëse e kishin vrarë ata, por djemtë i janë përgjigjur “nuk kemi lidhje me këtë punë”, citojnë burimet për Gazetën Si.

“Bashkëshorti përpara se të lidhesha me Abdullain më dhunonte dhe konsumonte alkool, i kam thënë për hir të fëmijëve do rri me ty në këtë shtëpi, por nuk kam më punë me ty”, shton për babain e fëmijëve e moshuara.

Djali: U largova nga Shqipëria prej fjalëve, ai ngacmoi dhe motrën. Ishte e padurueshme

Saimiri i tregon policisë se fshati ku ai jeton me familjen, por edhe fshatrat përreth zienin prej kohësh nga fjalët për lidhjen me të ëmën dhe Abdullain.

Ai tregon se i moshuari kishte përfituar nga miqësia dhe hapja e dyerve në shtëpinë e tyre. Ai shërbente si taksist në shtëpinë tonë, pasi kemi një motër sëmurë. Kur ma thanë në fshat u trondita, e pyeta nënën por ajo heshti.

Kalova në depresion dhe dy vjet ika në Greqi, nuk mundesha dhe kalova ne stres dhe me probleme mendore nga kjo histori. Në shtëpi kisha të fshehur një automatik që prej vitit 1997, pasi jemi në hasmëri me një fis tjetër.

I riu tregon se ditën e ngjarjes kishte folur më të vëllain në Angli që i kishte treguar se veç nënës i moshuari kishte tentuar të ngacmonte edhe motrën.

“Motra kishte qarë në telefon, e tronditur kishte folur me motrën tjetër që jeton në Itali, motra ia kishte thënë vëllait në Angli. Sapo e mora vesh u nisa për të folur me motrën.

Rrugës m’u errën sytë. I thashë vëllait të vogël Arsilit jepi makinës. Tek kryqëzimi kam parë Abdullain, i thashë ndale makinën. Mora armën që e kisha futur në një thes dhe e qëllova.

I thashë vëllait ec në drejtim të Fushë Krujës, ai filloi të dridhej dhe mu lut obobo ç’na bëre hajde të dorëzohemi në polici”.

I riu tregon se nuk kishte pranuar, por kishte vazhduar udhëtimin, kishte pirë kafe për t’u qetësuar, pasi edhe vetë dridhej dhe nuk qëndronte dot në këmbë dhe më pas, sapo kishte parë një kamion skrapi e kishte flakur armën aty.

26 komente në “Rrëfimi i nënës së vrasësve, thirrjet e humbura në telefonin e viktimës që zbuluan autorët: Isha e lidhur me taksistin që vranë djemtë e mi, për të mos rënë në sy e merrja si taksi”

  1. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Ketu jena na ,veglat i kena,pleq te degjeneruar,familje te degjeneruara turkoshakes,qe hiqen te ndershem,shkojne edhe ne xhami e ngrene sumen perpjete..
    Ky sikur ishte burre i mire,nuk kishte konflikte,e kane ngatrruar objektivin,por paska qene pak qivac turkoshaku

    1. Mona pa breke says:

      Ju greket keni praktikuar ne menyre institucionale pedofiline qe ne kohet e lashta. Nqs ka nje komb qe e ka degjenerimin ne gjen jeni ju greket.

  2. Albanian till I die says:

    I paskan qene ndryshkur viaskat plakes……bravo plaka, kapobande ????

  3. Koli says:

    Jane te pafajshem djemte.

    1. Lexues says:

      Keta duhen kalbur ne burg. Kujtojne se i kane grate prone personale. Plaka 71 vjec keta thone na ngacmoi nenen. Njerez te paafte qe i trajtojne si skllever te tredhur ne Greqi edhe vijne edhe behen trima me pleq e me plaka ne Shqiperi. Njerez kot.

    2. Askushi says:

      Dashuri qe ske pleqeri.ka qen vargjet e nje kenge njeher e qemoti.

      1. Bbb says:

        Te kishte qenë dashuri skishte vdek njeri….thuj jemi kalb nga koka te kembet

    3. Realisti says:

      Koli, rritu edhe ca te kuptosh cfare eshte jeta dhe dashuria. Jam shume i bindur se nqs gruaja jote do te vinte e pire ne shtepi do i jepje dru 24/7 nqs nuk do e divorcoje dote se ke edhe femije per te mbajtur. Alkoli dhe dhuna shkaterron cdo familje. Ajo nuk vrau njeri por thjesht donte dike tjeter. Edhe taksixhiu gjeti cfare i mungonte se kjo jete njehere vjen. Morali nuk eshte me se pse shkon me tjetren apo tjetrin por a i ben keq njeriu. Nqs nuk mundesh te mbash partnerin me dashuri atehere ka te tjere qe munden…. Shqiperi e mbushur me shpella nga veriu ne jug.

  4. Illyria-Shqiperia says:

    Idiote me brire!

  5. Tr says:

    MAMEN KARAKURVE DUHET TA KISHIT VRARE, JO TAKSISTIN.

  6. buj says:

    FIKS KOLI, PQS CDO FJALE QE ATA THONE ESHTE E VERTETE QE U KA NGACMU EDHE MOTREN, KANE BERE GABIM, PO NUK JANE FAJTORE PER SHKAQET QE COJNE DERI ATY

  7. Tajari says:

    E pse nuk e lane te bonte qef mami
    ??.

  8. 9 Femije dhe nje te Dashur ! says:

    Haha 9 Femije dhe Plaka Taksistin e donte pa leke,,me nje te puthur..se me teper Plaku nuk besoje qe bente..Ha po Viagrat nese i ka perdorur ..
    Turp…

  9. Naim Frasheri says:

    Janë Pa Faj Djemtë, të Lirohen menjëherë.
    Ju Lumtë Dora ,mos u bëni Pishman .

  10. Daku says:

    Moj putan pse nuk thua te verteten qe je thejsht kurv por more me qaf burrin e botes , dhe fmit e tu do i kalbesh ne burg , dil tani bridh hu me hu pler e felliqur jan ber fshataret qe kur u ndrrua sistemi qe jan pa pun , mendja tek kari i rri dit nat , yt rrac shkerdhat per karin mori me qaf nje tuf me njerez putana ndyr , ate futeni ne burg , jo djemt e vet , se ajo kurva e ka vrar taksistin.

  11. Auaaa says:

    Djemtë janë pa faj.
    Drejtësia, p.q.s. egziston plakën ta fusi në burg si shtysë në krim.

  12. Ladi says:

    Nuk e paskan dashte mamen fare.Ajo po shijonte jeten keta ja ndepren rehatin.Dulla paska qen rob zoti.

  13. janaqis says:

    Burr plak perverse donte ti ngacmonte dhe vajzen pale….mir ja Kan bere. Nene qe mos I rente kujt ne dere qe I ka bere djemte me turp. Gjynah

    1. Gënt Qemaneja says:

      Plakë qejfleshë dhe fëmijë fatkeq, thuaj.

  14. xhoxhi says:

    Taksisti ka bërë punën e tij dhe me dëshirën e e nënës së tyre.Nuk është gjë e mirë por taksistë nuk ka asnjë faj sepse nuk e zuri me zër ta përdhunojë.Vetë fëmijët deklarojnë se e dinin dhe nuk e bindën nënën që të ndahej me taksistin.Edhe i shoqi teveqel nuk kishte çti bënte plakës.Plakë e ndezur që edhe e moshuar deshte sex…Prandaj në të tilla raste duhet ta përzinin nënën nga shtëpia dhe jo ta vrisnin taksistin që plotësonte dëshirën e nënës.

  15. Krio says:

    kalamajte te bejn adn me gjet baben. se po paten nja 9 baba , ben gabim qe e vrane se po te mos ishe nona ashtu s do ishin fare ata
    pastaj folim

  16. Ujku Plak says:

    Une dyshoi se Plaka me zemer Nene per te ulur sa do pak denimin e Djemeve merre persiper nje turpe te tille si e perdale . Ky eshte mendimi ime dhe dyshimi ime, une nuk jame ndonje Eksperte!

  17. Ce says:

    Gjithe pleqte e fshatit tani te mbajne radhen e kesaj qejflije qe pas 9 femijeve i shkonte mendja per sex. Turp. I shkofsh prapa taksistit dhe ti moj qejflije qe te mos merzitet dhe ai se ka shkuar pak me pishman qe nuk ta plotesoi deshiren per te shkuar ne Tirane nje dite me pare dhe me te dhene nje tegel. Shkofsh prane taksistit

  18. Shabon Noris says:

    lenini mer t’moshumit me ju gzue jetes

    ne boten tjeter ska mo ksi gjonsh me e lyjt Gishtin ? ne sherbet

  19. s kriminele jan ba njerzia
    spo don me dit kush sot per ndjenjt
    cdo me thann dashni a !
    sa poppl pa shpirt
    #o gjynf e shkreta e donte taxixhin ?
    fmija spo ja don me dit hic
    lumturia e nans!

  20. Arti says:

    Ju lumte pushka!
    Ai plak horr nuk qenka mjaftuar me kurven plake! Ptu! Fare e keqe! Te digjesh ne Ferr, e ke pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje