Nga Fatmira Nikolli
Në buzëmbrëmjen e një nate me hënë të plotë, Olsi Çekiçi, 44 vjeç, i divorcuar e baba i dy fëmijëve, pas një debati që nuk i dihet filli, vret dhe përçudnon trupin e së ëmës në të 70-at.
Ndërsa akti makabër kryhej, fqinjët 50 metra më larg dëgjojnë ulërima e klithma, por kanë frikē të dalin. ‘Ai qe i lojtur, prej tij ndërronim rrugë gjithnjë’, thonë banorët e lemeritur të Buçimasit.
Ata e dinë që ai ka qenë në burg, ka shitur e ka përdorur lëndë narkotike, ka hyrë e ka dalë në spitalin psikiatrik të Elbasanit disa herë. Hora ia njeh mirë namin e dallditë të sëmurit. Arallëku mes tyre e tij ka qenë zonë e paprekshme për t’i shpëtuar destinit fatal të nënës Firdes Çekiçi.
E nënë Firdesi para natës së të enjtes e ka shoqëruar të birin nëpër spitale, e ka ndjekur në burgje dhe kur nuk pati më ku ta linte e mori në shtëpi, pse Shqipërisë që lë miliona për SPAK e reforma që s’prodhojnë veç riciklim të vetes e propagandë, i mungojnë strukturat spitalore për strehimin e kurimin e përhershëm të të sëmurëve mendorë. Herë mbas here sheh prindër të përlotur që ndajnë të njëjtin fat me Firdesin: nuk kanë ku t’i lënë të sëmurët e tyre. Atëherë i marrin në shtëpi ku bashkëndajnë të njëjtat orë me vdekjen, derisa ora iu vdes.
Firdesi është një prej dhjetra nënave që vdesin për një spital në një shtet asocial që i lë rrugëve të sëmurët e vet. Firdesi me gjasë ka mbrri në etimologjinë e emrit vet, ndërsa ne vijojmë frymimin në të kundërtën.
Një spital për të sëmurë nuk prodhon vota, prodhon shoqëri të shëndosha e shoqëritë e shëndosha nuk votojnë të sëmurë.
Mese e vertete ..Shume Familiäre nuk kane ku TI cojne te Semuret. ! edhe ata me Autizem…
Ha me falni ata me Autizem i cojne tek. Liria me Origjine Serbe,,,Ju jepe keshilla,,,Ju prete fatura te majme per te justifikuar Vielen ne Lazer…
Kjo eshte Shqiperia ,,hahaha mos ta harojme te themi. Shqiperia e dashur. ??
Kush e ka shkruar këtë artikull idiot?? As shqip nuk ditka.
Nuk para komentoj ketu shpesh por ti, Moisi, e meriton nje kompliment: idiot!
Shqipe e perkryer dhe permbajtje per fat te keq shume vite drite larg situates se Shqiperise.
TE PARET QE DUHET TE SHKOJNE NE SPITALIN PSIQIATRIKE JANE PO VETE QEVERITARET.A JA KENI DEGJUAR NDONJEHERE SE SI E KA KARTELEN BERISHA? RAMA? APO FLORIRI?: KETA JANE TE PARET QER DUHET TA BEJNE PUBLIKE KARTELEN E TYRE MJEKSORE.PAMVARSISHTE SE PRINDERIT E TYRE U JAPIN DEKORATA ,PORE KANE VRARE SHUME NJERZE.
Doktori qe ka firmosur daljen nga spitali urgjent ne burg sepse me firmen e tij vrau nje nene te pafajshme.