Episodi që e vendos në vështirësi Ylli Ndroqin ka lidhje me identitetin e tij të mëhershëm, konkretisht Xhemal Pasmaçiu për të cilin interpol Ankaraja i përgjigjet Shqipërisë se ai hyri në Turqi verën e 1998 për të pritur një ngarkesë heroine për të cilën angazhoi shtetas shqiptarë dhe turq.
Gazeta Si po zbardh dosjen të cilët SPAK ju referua pas përgjigjeve të Interpol Ankarasë, Turqi.
“Ylli Bahri Ndroqi, i datëlindjes 11.03. 1965 , lindur dhe banues ne Tiranë alias Xhemail ( Xhemal ) Pasmaçiu , Hekuran Hoxha lindur dhe banues në Xhafzotaj, Fatmir Sofia lindur në Berat dhe banues në Tiranë dhe Ismail Cira lindur në Durrës dhe banues në Shijak, janë hetuar nga autoritetet e drejtësisë turke në kuadër të procedimit penale numër 1998| 335”, thuhet mes të tjerash në dosje.
Por çfarë është dosja 335 e çelur në Turqi 22 vite më parë?
Sipas përshkrimit që prokurorët e posaçëm të SPAK bëjnë në dosje, aty përmenden edhe shtetas të tjerë shqiptarë, por edhe emra të botës së narkotrafikut që në Shqipëri ja kanë dalë paq të arratisen, siç ishte Abduselam Turgut.
Ai ishte një trafikant heroine i kërkuar nga gjermanët për 600 kg heroinë por që me vendim të Gjykatës së Apelit, në pritje për t’u ekstraduar, ai u la nën masën arrest shtëpiak “tek kthesa e Kamzës”, që në të vërtetë rezultoi të ishte një çelës i dhuruar për të për tu arratisur lehtësisht. Ky person, i arrestuar sërish, pak më shumë se një vit më parë duket se është ai që u bë znafilla e hetimit ndaj zotit Ndroqi. Në dosjen ku Ylli Ndroqi përmendet sipas burimeve të gazetës Si, hetimi nisi pas informacionit nga dëshmitari x (Abduselam Turgut nga Hakkari). Ai thotë se një shtetas me kombësi shqiptare me emrin Ismail, në zonën Bakorkoy në kompaninë Luna së bashku me një person me emrin Kazim merren me trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Në procesverbalin datë 29 korrik 1998 thuhet se “nga kërkimet e zhvilluara nga ana jonë, rezultoi se shtetasi me kombësi shqiptare me emrin Ismail ishte shtetasi Ismail Cira.
Në datë 31 gusht 1998 ky shtetas vendoset në ndjekje” sipas të dhënave të mëpasshme që zbardhen në vendimin e GJKKO dhe ku tregohet edhe implikimi i mëpasshëm i Ylli Ndroqit, Alias Xhemal Pasmaçiu. Prokurorët shkruajnë se Cira rezulton se atë ditë që u mor në ndjekje, me makinën e tij çoi në aeroport bashkëshorten dhe fëmijën dhe më pas u kthye në shtëpi. Më tej policia turke shpjegon “pas gati 30 minuta, me një taksi ai u kthye sërish në aeroport.
Këtu priti deri rreth orës 19.00. Në orën 19.00 shtetasit tashmë të arrestuar Hekuran Hoxha dhe Xhemail Pasmaciu duke u përballur erdhën në adresën Zuhurat Babadaki. Pas një pritjeje nga ana jonë u ndërpre ndjekja dhe vëzhgimi” thuhet më tej në dosje. Vëzhgimi dhe ndjekja ka vazhduar edhe më pas. Në datën 1 shtator Ismail Cira vazhdon të survejohet.
“Ismail Cira së bashku me dy shtetasit që u takua një ditë më parë u larguan me automjet nga banesa. Ndërkohë që grupi i ndjekësve u vonua se mbeti në semafor”. Në datën 2 shtator raportohet sërish ndjekja e Cirës, për të cilin shpjegohet se si hyri së bashku me Pasmaciun dhe Hoxhën për të ngrënë mëngjes në një qendër tregtare, se si u larguan në këmbë, se si qëndruan në banesë për gati një orë.
“Në orën 14.30 doli nga shtëpia, hipi në një taksi, hyri me shpejtësi në ndërtesën numër 9. Pas rreth 5 apo dhjetë minuta dolën nga ndërtesa së bashku me shtetasin Hekuran Hoxha. Në orën 16.30 pranë shtëpisë që kishim marrë nën vëzhgim u afruan shtetasit Ismail Cira që mbante në dorë një qese ngjyrë gri dhe Hekuran Hoxha” thekson në procesverbalet e shërbimit policia turke. I dyshuari sipas dokumenteve që janë përkthyer zyrtarisht në shqip ka lëvizur sërish brenda të njëjtës datë ka dalë sërish nga banesa, ka lëvizur me një taksi, ka shkuar në qytezën Bayrampasa, ka shkuar në një ndërtesë ku ka qëndruar 15 deri në 20 minuta. Policia shpjegon për Cirën se “ka dalë prej aty me dy çanta sporti në dorë dhe vazhdoi rrugën kryesore ku hipi në një taksi dhe shkoi në stacionin e autobuzave, që nisej për në Bursa në orën 18:30”.
“Policia detajon se kanë ndërhyrë dhe kanë konstatuar se shtetasi mbajtës i 43 pakove me peshë 30.5 kg heroinë ishte Ismail Cira, siç përshkruhet operacioni antidrogë, i cili vazhdoi në të njëjtin çast edhe në lagjen Baymprasa nga ku doli droga “aty rezultoi se në vendin tonë,- thotë policia- kishin hyrë në rrugë të paligjshme shtetas me kombësi shqiptare si Fatmir Sofia, Arben Sofia, Faik Azandari, Leonard Lloshi dhe Servet Cela, të cilës pas marrjes në pyetje përveç Fatmir Sofisë, për shkak se nuk kishin lidhje me ngjarjen ju dorëzuan sektorit për të huajt”
Po Xhemal Pasmaciu çfarë po bënte?
Në procesverbal Xhemal Pasmaçiu përshkruhet si pritësi i drogës, vazhdon sqarimin në procesverbal policia, ku fillimisht zbulon se bashkëpunëtorë të tjerë të Cirës që janë disa shtetas turq. Sipas dokumenteve që gazeta po zbardh nga dosja e dorëzuar në SPAK e mandej në GJKKO “gjatë ndjekjes fizike që ju bë Ismail Cirës u zbulua se ai bashkëpunonte me Musa Kazim Ay. Nga operacioni i zhvilluar në Bakirkoy ku zhvillon aktivitetin kompania Luna për tregti me jashtë u kapën Musa Kazim Ay si dhe shtetasi Hekuran Hoxha. Ndërkohë që gjatë kontrollit u shoqëruan edhe shtatë të dyshuar të tjerë të cilët, pas marrjes në pyetje rezultoi se nuk kishin lidhje me ngjarjen ndaj u lanë të lirë në datë 3 shtator 1998′. Sikurse paraqitet në shkresa Musa Kazim dhe Hekuran Hoxha u arrestuan për tu pasuar më tej edhe me një arrestim tjetër.
“Pas marrjes në pyetje, rezultoi se në Bursa në adresën qyteza Inonu, rruga 58’3 punonjësit tanë duke bashkëpunuar me kolegët e drejtorisë në Bursa bënë arrestimin e personave që prisnin lëndën, të cilët ishin Xhemal Pasmaçiu i biri i Bahriut, datëlindje 1965, lindur në Tiranë Shqipëri me numër pasaporte 0593310 dhe shtetasit Cevad Shahin Balcilar, i biri i Mehmet Kemal, lindur në Bozuyok.”
Në dosje thuhet më tej se këta shtetas ju dorëzuan policisë që po kryente hetimin, ndërkohë që më pas janë arrestuar edhe Abduselam Turgut dhe Yonus Er.
Pyesni, si u lirua nga burgu
Shko pyet Neritan Ceken
Xhemal Pasmaxhiu, eshte thjesh i DYSHUAR, perderisa se kan zene me gje, dhe ska pergjime ambientale apo telefonike. Dyshimi nuk eshte FAKT dhe per kete i rruajne Trapin Y. Ndroqit. Prandaj Y. Ndroqi se rruan shum por bredh si gango posht e perpjet, bleu edhe Range Rover te Ri se B. Mercedes eshte jashte Mode????
Dosja e leshit .Pse nuk kerkoni per shkresa qe ka derguar Likja ne Turqi se Pasmaqiu eshte bashkepunetor i Pilicise . Ato shkresa kane vlere, gjithmone nqs jane dhe nuk i kane zhdukur !
Ne ate koh per Liken nuk e rruante njeri, mos komentoni ne hava, po shkoni e pyetni Neritan Ceken.
cojani Likes qe ta “dekoroj” prape, kuptohet Ylli eshte peshk i vogel, kurse dekorusi dihet BALENE e mafjes 30 vjecare shqiptare
Shikoni dosjen e prokurorise, kush e ka hetuar, prokurori, gjykatesi, lidhjet me Meten, dosjen ne polici, kush e ka hartuar, hyrjet e daljet e tij ne TIMS ne periudhen e kapjes se droges ne Turqi,
Ky është një kriminel i pashoq dhe e ka vendin në burg
Ylli eshte marre me heroin dhe kete e di i madh e i vogel spak ta fus ne burg
Heroinoman dge ka vetem nje vend ne qeli
Dosja e ketij njeriu eshte dollap o tkeqen ky vec durgun ka hak qe mos tthemi varje litar
Me jete luksoze neper helikopter ky njeri bente show me leket e fituara nga traffiku i heroines .
KRIMINEL TRAFIKANT
Keta jane familjarisht trafikant droge
Ky qe sillet si bos por qe i ka be leket me heroin do burg dhe pike
Gjobaxhi trafikant terrorist me lidhje ne siti
mos ngelt katunar i shtremet pa bo pare heroine, qija nonen sa i shemtut xhamal trafikanti
Hë like folë për pasmaçiun ,apo Xhemail,Xhemal çi bëre vetes Xhemal,kujdes Like i mbyturi të mbyt,po çtu desh or ditë zi ,vajzë dhe e dekorove ,ha like like po foli o foli shokut ,bashkpuntorit ,me dashuri ,me qetësi,ashtu sikurse di veç ti,apo dhe Xhemali është si puna e atij fshatarit me gomar nga Pezë Helmës i
që vodhi florinë,dhe bosi atëhere ishte kryeministër e sot president
Me keto hetime e survejime qe i kane bere,nuk ka nga ta leviz bythen Ylli Ndroqi.
ti iniektojn heroinen ne trup…se boll ka helmu e ka vra njerez ky mut me eroinen qe trafikonte…burg dhe e ka pak…41 biss ose ne turqi..se ne shqiperi bojn qef kto…