FAKSIMILE/ Burimi i dyshimtë financiar: Kur mbesa gjimnaziste e Frangajt krijoi televizion mijëra euro në moshën 18-vjeçare, ja transaksioni financiar 1 vit pas blerjes

7 Gusht 2020, 18:06Politika TEMA

Dosja e SPAK për Ylli Ndroqin, nxorri në pah edhe një tjetër skandal, atë të krijimit të televizionit Ora News nga Aleksandër Frangaj.

Për shkak të nenin 62 të ligjit të medias, që nuk lejonte një person asokohe të kishte dy media, Aleksandër Frangaj angazhon mbesën e tij 18 vjeçare për të marrë liçencë televizioni. Ky televizion do të kishte emrin Ora News.

Mbesa e cila quhej Ilda Prifti ishte një gjimnaziste pa një eksperiencë me mediat. Mbi të gjitha ajo nuk kishte garanci financiare për të krijuar një televizion. Megjithatë institucionet shtetërore, në atë kohë Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Televizioneve (sot AMA), i dha liçencën e televizionit një adoleshente.

Por ajo që përbën themelin e skandalit është rritja e kapitalit të mbesës së Frangajt, nga 1 milion lekë të vjetra në 250 milionë lekë të vjetra. Këtu ngrihen edhe dyshimet për burimin e të ardhurave, pasi një 18 –vjeçare që nuk ka punuar asnjë ditë, papritur ndryshon kapitalin me një shifer 250 herë më të madhe.

Sipas dokumentit rritja e kapitalit është bërë në 15 janar 2007, nga shtetësja Ilda Prifti. Ky është njw rasti i pastër për SPAK, për të hetuar se ku i gjeti kjo 18-vjeçare paratë për të hapur një televizion, Ora News. Për të njëjtën arsye po hetohet edhe sot Ylli Ndroqi, pasi ai nuk justifikon një sërë pronash të blera ndër vite, përfshirë edhe Ora News.

Rritja e kapitalit në 250 milionë lekë nga gjimnazistja Ilda Prifti, kishte për qëllim që të rriste vlerën për tia shitur më pas Ylli Ndroqit. Ky i fundit, në datën 5 dhjetor 2007, Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu) bleu 100 për qind të aksioneve të shoqërisë Ora News, pikërisht me vlerën e 250 milionë lekë.

Pas të gjitha këtyre transaksioneve financiare natyrisht kamuflohet Aleksandër Frangaj, i cili padashur ka eskpozuar mbesën e tij Ilda Prifti përbëllë një skandali të madh financiar.

Fijet që të çojnë tek Frangaj, shihen edhe tek një transaksion tjetër financiar, pasi 1 vit pas blerjes së kësaj shoqërie nga Ndroqi u transferuan 180 mijë euro në favor të “Media 66” për shlyerje dhe blerje pajisjesh televizive nga shoqëria Ora News. “Media 66” është në pronësi të Aleksandër Frangajt.(gazetaAtdheu)

12 komente në “FAKSIMILE/ Burimi i dyshimtë financiar: Kur mbesa gjimnaziste e Frangajt krijoi televizion mijëra euro në moshën 18-vjeçare, ja transaksioni financiar 1 vit pas blerjes”

  1. viçidoli says:

    Këto janë mediat shqiptare që ju bëjnë moral dhe u japin mënd shqiptarve ,këto kurrësesi nuk janë e nuk mund të jenë pushteti i katërt pasi që në embrion janë jo të pista por të qelbura ,dhe ndotin e bëjnë pis këdo që mendon ndryshe,për to dhe bosët e tyre paraja është gjithçka,dhe pikërisht kësaj parajsa të pistë i bëjnë
    lavde e i gëzohen me të gjitha mjetet e format të ashtuquajturit opininist,e
    Gazetarë të kazanit .
    Z.opinionist dhe gazetarë bëni mirë ta filloni nga vetja ,dhe bosët tuaj të inkriminuar në pisllik pastaj të i jepni mend e këshilla popullit se populli ju njhe më mirë se ju veten dhe me nëntë e këshillat tuaja nuk shkon as në hale.

  2. VforVendetta says:

    Padyshim eshte rast per tu hetuar. Po e keni thjeshtu pak muhabetin. Ylli nuk po hetohet vetem se nuk justifikon pasurine …..

    1. Aleks Xinxo says:

      Ylli, Sandri etj po hetohen qe çke me te! Pastrimi eshte on the way, dhe nuk do zgjase gjate! Me pak se 500 bandite te mirnjohur ka Shqiperia. Rendesi ka qe filloi. Tani gjerat do hecin shpejt dhe tipat si puna jote, mbeshtetes anonime te krimit, do zhgenjeheni pa mase! Shqiperia do behet siç duhet!

  3. Huligani says:

    Drejtesia ne radhe te pare,por Spaku vecanerisht nuk mund te mbyllin syte para kesaj maskarade.
    Edhe qorri e shikon qe ketu ka dicka qe nuk shkon.
    Sa do qe te luash indiferentin,ne kete rast eshte e pamundur.
    Ai apo ata Prokuror qe kane akoma nje fare pergjegjesie morale,duhet te hidhen ne veprim.
    Sepse edhe per mosveprim ka Kodi Penal paragrafe qe te fusin Brenda.
    Kur te vendoste ligji,do futen ata Brenda,per mosveprim.
    Dikur do vendoset ligji,duan apo sduan Sali Brek’skisha apo Ilir Muta.

  4. Hetuesi says:

    Alexander Frangaj eshte nje i njohuri i im, nje miliarder qe i beri me ndihmen e Vicidollit, nqs se spaku do ti hyj nje hetimi mbi Alexander Frangaj do te gjej nje korrupsion qe as ne Sicili, as ne Napoli, as ne Chicago nuk ka bere vaki, jane shkelur ligjet, jane dhene tendera, jane dhene miliarda per reklama dhe Frangaj ka paguar nje pjese tek tutoret. Uroj qe spaku ta plugoje kete mafioz dhe do te shikoni se sa miliona ka fshehur neper bote Frangaj

  5. Ladi says:

    Polia e shtetit dhe SPAK urgjentisht te therrase mbesen e Frangajt per hetime.

  6. Arber says:

    Alfred Peza qenka Administratori ?A ju thot dicks ky fakt ?!

  7. Aleks Xinxo says:

    Xhemaili, Ilir-Monika Meta, Sali-Shkelzen-Argita Berisha, Sandri e disa horra te tjere. Dita e gjykimit ka ardhur. Behuni gati te dorrezoni gjene e vjedhur e te kaloni ditet qe ju kane mbetur, ne burg. Koha juaj ka mbaruar!

  8. Jimi says:

    Asgje nuk keni zbuluar! Te gjitha keto veprime antiligjore dhe kriminale dhe shum te tjera si keto, keta kriminel e bandite te zbritur nga malet ne kasaba, si syfeti i ketij qe shohim ne foto, i kane bere hapur, diten per diell dhe pa patur frike fare! E perse do te kishin frike dhe nga kush? Po perse e vidhisem ate sistem qe shkoi, kote? Pikerisht per te ardhur ne pushtet hordhite e ketyre horrave, qe brenda dites, nga njerez te shpellave te transformoheshin ne njerez te sarajeve e te sallave mondane. Nga njerez te pagdhendur, ne njerez te arsimuar dhe jo me nje, por me dy tre fakultete dhe me tituj shkencore!
    Sot dilni e deklaroni sikur keni zbuluar “te pazbuluaren” ! E cfare do t’ju beni? Qe nuk kini per tu bere gje kjo dihet, por hapni syte se po e tepruat, nuk dihet se c’do te ndodhe me ju! Keshtu tha dhe i ndjeri Trebicka! Kam zbuluar nje skandal te madh, por pas pak ditesh, e cuan “per gjahe”!

  9. Tak, tak, SPAK. Zoti e bekofte Ameriken! says:

    SPAK nuk do vonoje te trokasi te dera e Sandrit. Vetem pak durim. Zoti e bekofte Ameriken!

  10. frangaj esht kryemafiozi i mediave shqiptare…

  11. Beso e kontrollo says:

    Pastaj Sandri themeloi dhe shiti Chanel One, pastaj ABC News… e keshtu me rradhe. Ja kjo eshte Shqiperia…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje