Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD sulmon Ramën e Bashën: Njëri në “bunker” e tjetri në vila, bëjnë sikur përplasen. Opozita, mediokre

8 Gusht 2020, 12:04Politika TEMA

Duke iu referuar të dhënave të fundit të INSTAT lidhur me largimin e shqiptarëve jasht vendit, ku vetëm vitin e kaluar ishin mbi 1.64 milionë që jetonin në shtete të huaja, qeveria shqiptare po harton një plan ku thuhet se do të aplikohet kthimi vullnetar i emigrantëve të kualifikuar.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, i cili nën një analizë në rrjetet sociale shkruan se ata që i larguan shqiptarët, nuk mund ti kthejnë dot.

Sipas tij, i vetmi shqetësëim që kanë  është pasurimi i vetes dhe klientelës që i rrethon. Ndërsa sa I përket opozitës, për Kullurin ajo nuk ka asnjë qëndrim serioz për këto çështje.

As strategjitë e Ramës dhe as përbetimet e Bashës nuk janë zgjidhje por zvarritje në “llumin” që kanë gatuar vetë, vijon Kulluri më tej.

“I vetmim shqetesim qe kane eshte pasurimi i vetes dhe klienteles qe i rrethon, pra nje grusht njerezish!

Ata qe i larguan shqiptaret, nuk mund ti kthejne! PS nuk del dot nga qerthulli i mediokritetit! Qasjet NGO-iste ndaj shpopullimit jane propagande e dobet dhe e pakuptimte.

Te rinjte dhe profesionistet nuk kthehen nese nuk zgjidhen problemet strukturore te barazise dhe sigurise ligjore. Kapitali i brendshem dhe aq me teper ai i jashtem nuk mund te investohet ne nje ambient te korruptuar dhe te pasigurte!

Pa sigurine e prones dhe pa gjyqesor te drejte nuk ka dhe s’mund te kete as te tashme e as te ardhme ekonomike dhe mundesi per te patur nje jete normale. Keto dy ceshtje elita politike i mban zvarre dhe i saboton per shkak te monopolit dhe kontrollit qe duan mbi ekonomine dhe sistemin politik si mjeti i domosdoshem!

Qeveria e majte as ne tradite e as ne perceptimin aktual nuk ka qasje ndaj prones dhe barazise para ligjit! I vetmim shqetesim qe kane eshte pasurimi i vetes dhe klienteles qe i rrethon, pra nje grusht njerezish!

Ne anen tjeter opozita nuk ka asnje qendrim serioz per keto dy ceshtje! Kupola e saj eshte me prejardhje medioker ekonomike, ndersa per drejtesine as ka patur e as ka nje propozim alternativ ndaj reformes se nisur ne 2015!

Po ashtu, jane kliente te se njejtes konjukture ekonomike qe ka mbyllur hapsirat per biznesin dhe shtresen e mesme!

Ndaj “sherri politik” mes paleve eshte i stisur dhe jo vetem qe nuk behet ne emer te qytetareve por i largon ata me neveri nga ky vend! Ata jane te paperfaqesuar! Kushdo qe u del kunder ketyre qe drejtojne behet pis me shpifje dhe genjeshtra per korrupsion nderkohe qe keta jane kampionet e korrupsionit!

As strategjite e Rames dhe as pervetimet e Bashes nuk jane zgjidhje por zvarritje ne “llumin” qe kane gatuar vete!
Njeri ne “bunker” e tjetri ne vila, bejne sikur perplasen per shqiptaret qe po ikin! Ne fakt shqiptaret po ikin prej tyre, e sa te jene keta nuk kane per tu kthyer!”

1 komente në “Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD sulmon Ramën e Bashën: Njëri në “bunker” e tjetri në vila, bëjnë sikur përplasen. Opozita, mediokre”

  1. Shefkiu says:

    Ky Kollarja dhe ai ish ministri i drejtësisë së LSI janë personazhet më fantastik të Temas. Tema ju ngre bishtin dhe ju fut gishtin. Të dy kanë ngjashmëri të çuditshme me organin e qejfit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje