Basha kujton 4 oficerët e vrarë 11 vite më parë në krye të detyrës: Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar, drejtësia do të bëhet

8 Gusht 2020, 16:05Politika TEMA

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar sot 11-vjetorin e rënies në krye të detyrës së 4 policëve, që u vranë nga Dritan Dajti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se janë bere te gjitha skemat per te blere lirimin e autorit te kesaj ngjarjes.

“Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve”, shkruan Basha ne Twitter, ndersa premton se drejtesia do te behet.

“Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të luftës me krimin nuk do të shkojë dëm”, thekson kryedemokrati.

Lulzim Basha ne Twitter:

Nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.

11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë.

Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur. Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve.

Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim.

Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të luftës me krimin nuk do të shkojë dëm.

6 komente në “Basha kujton 4 oficerët e vrarë 11 vite më parë në krye të detyrës: Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar, drejtësia do të bëhet”

  1. Zenelaj pas kodres says:

    Basha pasi i vrau, tani del me HIPOKRIZIN qe e karakterizon duke vajtuar per viktimat qe bashke me klanin e saliut i vrane ne pabesi. Mjere pd-ja ne dore te kujt eshte!

  2. Al paci says:

    Ju politikanet mos i zini ne goje keta deshmore qe lan jeten ne lufte kundra kriminelit. Se ju e ndihmuate qe mose te denohej perjete. Nje denime me 25 vite burke ne shqiperi shlyhet me 12 ose 13 vjete. Uljet dite ne paraburgim qe quhen dyfishe, Basha e di qe dajti me rregulloren del brenda nje viti dhe flet brrockula.

  3. Shenjestra says:

    Hipokrit me te madh se Basha nuk ka.Si nuk i vjen nje çik turp kur flet per kater policet e vrar qe ai i vrau vete duke futur kriminelin Dritan Dajti si njeriu tyre per t’i vrar?.Kushe e ha kete koker ulliri?.Kush i ha keto genjeshtra te bashes?.Ajo eshte nje propagande e keqe qe kerkon Basha te fitoi pike.Jo more jo! Ti Basha e ke kot me keto mashtrime.Mund te genjesh disa rrugeçer te pd-ke qe te lepijn kepucet,por jo popullin, se ai e di mire se kush je ti.Edhe i vrave kater policet dhe sot bene sikur i qan.Do dhe te behesh kryeminister ti.Kush te ve kryeminister ty,dhe pse? Per te na vrer perseri? Je i pabesueshem.

  4. Kerma plak i Vicidolit says:

    Te rrenqethet trupi nga hipokrizia banale qe demonstron
    cdo dite banda fashiste e SHQUP – it ! Kriminele me duar te
    pergjakura deri ne brryle , vrasesit e vertet te 4 oficereve
    te policise , te qelluar mbas shpine nga banditet e A.Kulicit
    tani , pa u skuqur apo zverdhur , kerkon ta faturoje krimin
    e tij tek kundershtaret politike . Si mund t`i besohet nje
    banditi te tille te rikthehet ne pushtet ? ! Populli i njeh mire
    keta UDB – ashe , prandaj edhe toleron shume idjotesi qe ben
    Edi Rama dhe serisht voton e do votoje Edi Ramen , perderi sa
    te fshihen nga skena politike keta barbare antishqiptare .

  5. PO , PO says:

    Kthimi i kriminelit tek vendi i krimit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje