Albin Kurti letër ambasadave të huaja për situatën e Covid: Na ndihmoni, në dimër do të kemi katastrofë humanitare!

10 Gusht 2020, 18:07Rajoni TEMA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka dërguar letër ambasadorëve të huaj në Kosovë, rreth situatës me COVID-19, ku ka kërkuar nga ambasadat e huaja që ta ndihmojnë Kosovën, pasi, sipas tij, në shtator do të ketë katastrofë humanitare.

Letra e plotë:

“Shkëlqesi të nderuara,

Ambasadorë të vendeve mike dhe partnere të Kosovës, diplomatë të nderuar.

Kosova është e nderuar që ka partnerë vendet e juaja. Ju keni qëndruar përkrah nesh në kohërat më të vështira.

Shoqëritë tona ndajnë vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë por edhe interesat e njëjta për forcimin ekonomik të rajonit dhe sigurimin e paqes dhe prosperitetit të qëndrueshëm për të gjithë.

Me këtë histori dhe vlera të përbashkëta në mendje, si lider i partisë politike më të madhe në Kosovë, si politikani më i votuar, si aktivist dhe qytetar i shqetësuar i këtij vendi të varfër e të vogël por të qëndrueshëm, ju bëj thirrje që në këto kohëra të vështira dhe të pashembullta të ndihmoni institucionet tona shëndetësore në përballje me COVID-19 për shpëtimin e jetës së njerëzve.

Siç mund ta dini, situata me COVID-19 në dy muajt e fundit është bërë dramatike. Deri më tani 341 persona kanë vdekur, 10.419 janë infektuar, dhe 4.020 janë raste aktive. Në dy javët e fundit kemi pasur mesatarisht dhjetë vdekje në ditë, duke e renditur Kosovën të parën në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19 për milion banorë.

Në baza ditore kemi qindra raste pozitive ku më shumë se 50% të personave të testuar rezultojnë pozitiv. Duke pasur parasysh që qeveria në mënyrë drastike ka ulur gjurmimin e kontakteve, numri i të infektuarve është shumëfish më i lartë çka paraqet rrezik edhe më të madh nëse më shumë njerëz do të kenë nevojë për shtrim në spital. Burimet teknike dhe njerëzore të institucioneve të kujdesit shëndetësor janë shterruar kurse spitalet nuk kanë më kapacitete akomoduese. Të gjitha Njësitë e Kujdesit Intensiv janë të zëna ndërsa mjekët, specialistët dhe infermierët punojnë ditë e natë nën trysni dhe stres të jashtëzakonshëm. Më shumë se 1.000 punëtorë të kujdesit shëndetësor janë infektuar, që shfaq nevojën për më shumë staf mjekësor.

Furnizimet esenciale mjekësore që nevojiten për të luftuar COVID-19 janë duke mbaruar dhe nëse kjo situatë dramatike vazhdon, së shpejti nuk do të ketë oksigjen të mjaftueshëm për të shpëtuar pacientët. Me shkencëtarët që parashikojnë një rritje të infeksioneve në sezonin e vjeshtës dhe dimrit, situata do të përkeqësohet edhe më tej duke shkaktuar një katastrofë humanitare.

Të nderuar ambasadorë, diplomatë të nderuar, unë jam i vetëdijshëm se kriza aktuale shëndetësore dhe ekonomike është globale dhe se edhe vendet e juaja po luftojnë me ndikimet e pandemisë në njerëz dhe në ekonomi.

Por Kosova është në gjendje të rëndë.

Si Lider i Opozitës, është detyra ime që ta mbaj përgjegjës qeverinë aktuale, edhe në kohë të emergjencës kombëtare. Më vjen keq që nuk kemi një qeveri e cila vepron me përgjegjësi dhe profesionalizëm, që dëgjon shkencëtarët dhe ekspertët dhe që gëzon besim dhe kredibilitet midis qytetarëve. Virusi në vetvete nuk është vepër e qeverisë, por dështimi për të vepruar me përgjegjësi është rezultat i drejtpërdrejtë i paaftësisë së saj, çka vuri në rrezik gjithë vendin.

Në këtë situatë tejet të rënduar, unë nuk mund të qëndroj i qetë derisa shoh një krizë shëndetësore që po degjenerohet në humanitare, duke kërcënuar jetët e mijëra qytetarëve të Kosovës.

Ambasadorë dhe diplomatë të nderuar, unë i kam shprehur këto vështrime me ju shumë herë në takimet tona. Tani, në emër të popullit të Kosovës, publikisht ju kërkoj juve dhe vendeve tuaja që t’u siguroni institucioneve të kujdesit shëndetësor të Kosovës pajisjet e nevojshme mjekësore dhe burimet njerëzore për të mundësuar të parandalojmë që një krizë shëndetësore të shndërrohet në një katastrofë humanitare.

Sinqerisht,

Albin Kurti

Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

10 gusht 2020”

7 komente në “Albin Kurti letër ambasadave të huaja për situatën e Covid: Na ndihmoni, në dimër do të kemi katastrofë humanitare!”

  1. Shkodra says:

    Zoti Kurti nuk behet kapital politik me te vdekur. Kete leter dhe kete muhabet, nese te dhëmb Kosova, shko beje me shtepine tende, pastaj dil ne mehalle. Halli yt nuk jane te vdekurit, por pushteti dhe te huajve u ke bere nje sherbim te madh me kete leter: qe ata kurre nuk duhet te te mbeshtesin per te ardhur ne pushtet perderisa boshti yt eshte vetem pushteti e jo Kosova.

  2. Sali Rrumpalla says:

    tju ndihmojne hoxhallaret,ata i mbushen xhamite, dhe semuren kosoven. Duhet paguar injoranca

  3. tropoja says:

    rri aty ha mut ti,nuk ke vlere hiç,e provuan dhe me ty kosovaret ik tashi me mire merr i tufe me dele futju biznesit fermer

  4. Baliu says:

    Sa per Dull Kotin dhe Armend Zezen, vlen ajo thenja “epike” e Don Mutafes: Mos pritni ndihme nga qenveria, ajo nuk ua solli Covid19.

  5. votuesi says:

    Valle do e kuptojne Nderkombetaret se perse e ka fjalen populisti Albin!Ai u thot indirkt qe “Me ndihmoni te rivij edhe nje here,pa di une si nuseroj” ju jap fjalen!Qe te jesh ne krye te nje vendi or Al Bins pari duhet te kesh ate qe ty te mungon karizmen!Ti nje njeri prej balte qe do te komunikosh me njerez prej mishi e gjaku!Nuk e di ,por sepse i ngjan Lulit tone ne kete vend te dy verdhacuker ,pa jete ju jeni udheheqes te mir per ne boten tjeter aty mund duhet te drejtoni mire!Edhe Saliu qe ishte 99 perqind negativ ne fund te fundit nuk i mungonte karizma!Ndaj dhe prioritarja juaj eshte qe vendi duhet djegur me ardhun juve me ç’do kusht ne pusht – et!
    Ndaj nderkombetaret e aq me pak Ambasadoret e jane diplomate nuk Ju ndigjojne sepse nuk kane asnje element burrerie ku mund t’ju mbeshtesin !Sa per problemin qe ngre mos i qaj hallin gomarit se e vret samari!Kosova ka zot tash per tash qe vet ti ia dorezove o liliput politike!Je i mire per feudalizem por kursesi per kapitalizem ndaj edhe ta vune kufinin tek thana!
    Ju mund te vetquheni kryeministra se ne fakt kurr s’keni me ba kariere te tille!

  6. Baliu says:

    Kujt si pelqen, le te kerkoj “jete me te mire” nen urat e perendimit, apo kudoqofte, kryesore “te dliret” po mbesin ketu. Populli lehe, karavani i hajnave ecen.

  7. SW says:

    Ky Kurt Rrumalla nuk di te hesht Edhe kur flet ka stilin e te famshes: “a doni me per Belulin”.
    Kurt Rrumpalla flet dhe nuk degjon. Kur ishte ne pushtet fliste per “reciprocitetin” qe asnje nuk ja kuptonte. Kur Evropa dhe Amerika i kerkonin spjegime ai prape: “a doni e per Belulin”. Kur ata I kerkonin ta hiqte ai i shpallte ata tradhetor.
    Ky Kurt Rrumpalla cfare mutin do sot kur ben sikur flet me perendimin? Ai prap nuk flet me ta. Ai flet me vehte dhe per vehte. Turp per te dhe per ne qe flet ne emer te popullit. Nuk ka udheheqes ne bote qe flet ne emer te popullit, si flet Kurt Rrumpalla. Ai ka te drejte te flase vetem ne emer te rrumplles qe perfaqeson. Populli ka bere zjedhjet e veta nepermjet Kushtetutes. Koqe jam dhe une qe merrem me te. Sikur nuk kemi ketu Berishen qe e ka bere emrin e “Popullit” si buka me djathe….Me sa duket vijne nga e njejta shkolle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje