FOTOT/ “Kepi i Rodonit”: Jo vetëm plazh, por ndërthurje e aventurës, kulturës, fesë dhe historisë

10 Gusht 2020, 11:50Turizëm TEMA
FOTOT/ “Kepi i Rodonit”: Jo vetëm plazh, por ndërthurje e

Turizmi aventurës, plazhi dhe historia, të ndërthurura në një kep, atë të Rodonit që ndodhet në Durrës.

Ornela Çuçi, zv.ministre Turizmit dhe Mjedisit, duke publikuar foto nga Kepi i Rodonit, nënvizon se ky është kepi më i madh në vendin tonë.

Kepi i Rodonit është monument natyre. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug.

Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin.

Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse: të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.

Bregu i Rodonit për turistët që e zgjedhin si destinacion, ofron aventurën, hiking, kaone…etj. Për të apasionuarit e historisë është kalaja. Kalaja e Rodonit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452.

Po ashtu për turizmin fetar, në Kepin e Rodonit janë katër manastire katolike, ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout.

2 komente në “FOTOT/ “Kepi i Rodonit”: Jo vetëm plazh, por ndërthurje e aventurës, kulturës, fesë dhe historisë”

  1. Andreas says:

    Termin “turizem fetar” vetem mendja e ndonje shqipateri atheo mund ta shpike!

  2. Flm says:

    O DEBILE o ministre bagetish me 4 klas shkoll … e kuptoj urrejtjen per gjithcka Helene dhe Orthodhokse, por nuk mund te manipulosh historin kaq hapur.
    ###
    Arberia si pjese e Bizantit pe 1.100 vjet ishte Kristjane dhe Orthodhokse.
    Te rekomandoj (moj e pa shkoll, moj injorante) te lexosh librin “Mishkrimet e Kishave ne Shqiperi” te Theofan Popes, botim i Institutit te Historis se Shqiperis.
    ###
    Kishat dhe monastiret e Kepit te Rodonit jo vetem qe jane Orthodhokse, por jane plot me mbishkrime Greke (lexoje librin e Th. Popes) aty paraqiten te gjitha mbishkrimet dhe mund te gjesh shume informacion.
    ###
    Libri “Mbishkrimet e Kishave ne Shqiperi” nuk duhet te mungoj nga as nje shtepi Shqiptare (dhe jo me nga Ministria e Kultures), sepse paraqet zbulime mahnitese, gjuhesore, kulturore dhe historike, nga te gjitha trojet ne Shqiperi, nga Shkodra dhe deri ne Konispol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje