Shorti i Europa League: Kukësi, Teuta e Laçi mësojnë kundërshtarët

10 Gusht 2020, 13:31Sport TEMA

Sot në orën 13:00 është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i UEFA Europa League, me Kukësin, Laçin dhe Teutën që kanë mësuar rivalët.

Verilindorët do të presin në “Air Albania” skuadrën e njohur bullgare, Slavian e Sofjes. Ndeshja do të zhvillohet më 27 gusht.

Pritet të jetë një ndeshje spektakolare, me verilindorët që do të kërkojnë me ccdo kusht kalimin në fazën tjetër, ndonëse nuk do e kenë aspak të lehtë.

Laçi do të ketë përballë Keslan. Kurbinasit do të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit për të kërkuar kualifikimin. Një short disi bujar ky për klubin laçian, që do të provojë kështu shanset për të kaluar në raundin tjetër kundër Kelsas, duke shmangur Hapoel Ber Shevan.

Teuta do të përballen në raundin e parë të Ligës së Europës me ekipin izraelit të Beitar Jeruzalem.

Takimi i parë do luhet në “Niko Dovana” më 27 gusht.

Rezultatet e goglave / Ndeshjet zhvillohen në 27 gusht

LAÇI VS KESLA FK (AZE)

KUKESI – SLAVIA SOFIA (BUL)

TEUTA – BEITAR JERUSALEM

SUMGAYET (AZE) – SHKENDIJA TETOVE

 

1 komente në “Shorti i Europa League: Kukësi, Teuta e Laçi mësojnë kundërshtarët”

  1. eli says:

    Mbani mend miq kete qe po u them!Laci dhe kuksi luajne ndershem,por ka shume mundesi qe teuta ta nxjerre ndeshjen 7+.Pra 0-7 ose 1-6.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje