VIDEO/ Kryeministri Rama bën publik projektin e rëndësishëm: Mirëmëngjes me lajmin e mirë të nisjes së punës për tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq

10 Gusht 2020, 08:55Sociale TEMA

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm të mirë. Sot do të fillojë puna për Tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq.

Kreu i qeverisë me anë të një videoje të shkurtër prezantuese ka bërë me dije se ka përfunduar loti i 1,2 dhe 3 ndërkohë që në lotët 4, 5, 6 realizimi fizik ka arritur në masen 80%!

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë të nisjes sot të punës për Tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq, që do të finalizojë lidhjen e një aksi strategjik të infrastrukturës sonë kombëtare, ku po punohet intensivisht për realizimin e një tjetër premtimi dhjetravjeçar të të gjitha qeverive të mëparshme, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje