Shpërthimi në Bejrut, protestuesit nuk mjaftohen me dorëheqjen e qeverisë: Kërkojmë vdekjen ose dëbimin e politikanëve

11 Gusht 2020, 16:21Bota TEMA

Qeveria e Libanit dha dorëheqjen pas shpërthimit shkatërrues të javës së kaluar në Bejrut. Njoftimet për neglizhencë nga ana e zyrtarëve të vendit, sollën një valë të zemërimit publik që iu shtua trazirave të muajve të fundit.

Dorëheqja e kryeministrit të vendit dhe kabinetit të tij vijnë ndërsa shumë libanezë janë të shqetësuar se qindra miliona dollarë në ndihma ndërkombëtare mund të përfundojnë në xhepat e të njëjtëve politikanë të cilët ata i mbajnë përgjegjës për katastrofën.

Mijëra protestues u kthyen në qendër të Bejrutit, skenë e protestave që filluan së pari në tetor, dhe thanë se durimi i tyre kishin arritur kulmin.

Disa bënë thirrje jo vetëm për heqjen e klasës politike, por kërkuan që politikanët të vareshin.

Shumë libanezë akuzojnë udhëheqjen e vendit se injoroi paralajmërimet për asgjësimin e mijëra tonëve nitrat amoniumi që shkaktoi shpërthimin.

Shpërthimi gjigant la më shumë se 150 të vdekur, 5,000 të plagosur, dhe 250 mijë shtëpi të shkatërruara.

Nida Hakim ka dalë vullnetare për të pastruar rrugët. Ajo ka lidhur një litar në fshesën e saj.

“Kjo është fshesa që përdor për të pastruar shtëpitë e njerëzve dhe ky litar është për qeverinë që na vrau të gjithëve ne, jo vetëm ata që gjetën vdekjen nga shpërthimi, por të gjithëve ne”.

Pak pasi filluan demonstratat e së shtunës, forcat e sigurisë qëlluan me gaz lotsjellës mbi protestuesit që u përpoqën të thyejnë kordonin rreth ndërtesës së parlamentit.

Protestuesit arritën të sulmojnë ministrinë e jashtme duke shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë.

Gjatë natës, njerëz me uniformë rrahën disa nga protestuesit dhe i shpërndanë ata.

Megjithatë, protestuesit u kthyen përsëri të nesërmen.

Ata kërkojnë që shpërthimi të hetohet nga një panel ndërkombëtar, duke thënë se nuk kanë besim në qeverinë e tyre.

21 vjeçari Izar Lahoud ka dale për të protestuar me shokët e tij. Ai thotë se politikanët duhet të vriten ose të dëbohen nga vendit.

“Ata kujdesen vetëm për vete, për të fituar para. Ne po vdesim dhe asnjë politikan nuk do t’ja dijë”, thotë Izari.

Komuniteti ndërkombëtar ka premtuar miliona dollarë ndihma. Por në një vend ku ryshfetet dhe keqmenaxhimi kishin nxitur muajt të tërë trazirash para katastrofës, ekziston frika se paratë mund të përfundojnë në xhepat e politikanëve të korruptuar.

3 komente në “Shpërthimi në Bejrut, protestuesit nuk mjaftohen me dorëheqjen e qeverisë: Kërkojmë vdekjen ose dëbimin e politikanëve”

  1. VL says:

    O SHQIPTARE MESONI .U VRAU BERISHA DHE PRAP E VUTE NE PUSHTET .POPULL LANGARAQ QE NUK DO VEHTEN E TIJ

  2. zhaku i pamposhtur says:

    Normalisht një popull me intelekt kështu duhet të veprojë. .sa bukur që di ta bëjë rrokadën politika? pra nënkupto ju vras ju pres ju vjedh dhe pranoj ‘dështimin’ dhe largohem. ..hmmm ky fenomen mund të ndodhi në Zimbabwe ose në albananistan por jo në Liban. ..shqiptarët duhet të nxjerrin mësime nga këto ngjarje sepse kemi kaluar shumë ndëshkime dhe nuk kemi kërkuar llogari. .shumë bukur shqiptarët mund ti vënë litarin edi ramës në sheshin skënderbej si ‘i paaftë’ të bëj drejtësi për gërdecin, 21 janarin,apo për lëshimet që i bëhen grekut në jug të vendit. ..pastaj populli le ti lançojë salinjtë dhe ilirët ashtu sikurse e meritojnë. .jo more sa bukur u tërhoq nano nga politika. .vodhi vodhi dhe tradhëtoi dhe një i dha dhe do të ‘shijoj’ frytet e punës së tij të qelbur në kurriz të këtij populli..të njëjtën gjë bëri saliu të njëjtën gjë edi rama dhe tani po na përgatitet Basha me ‘sondazhe’ vari leshtë. ..hmmm. .kallashi dhe zjarri është shumë pak për politikanët tradhëtar të Tiranës. .

  3. Free says:

    Protesta te stisura nga NGO me qellim krijim kaos dhe largimin e vemendjes nga sulmi me rakete tsktike berthamore. Hetimi nderkombetar duhet te ishte ne terren dhe vazhdon heshtja. Qeveria nuk pritej te jepte doreheqje te shoejt dhe kta mercenera mbeten ne rruge pa drdjtim. Kjo eshte bota e sotme ku lejohen akte makabre dhe lahen duart publikisht. Asgje ska ndryshuar qe kur kryqzuan te mjerin ne emer te besimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje