Viktima gjatë protestave në Bjellorusi, kandidatja opozitare për Presidente, Tikhanovskaya arratiset nga vendi

11 Gusht 2020, 09:29Bota TEMA

Vijojnë të dhunshme protestat në kryeqyetin e Bjellorusisë, pasi rezultatet e zgjedhjeve të së dielës nxorën sërish fitues presidentin Lukashenko për një mandat të gjashtë.

Disa orë pas përfundimit të procesit zgjedhor, mediat pranë qeverisë shpallën rezultatin sipas të cilit Lukashenko kishte fituar bindshëm me 80% të votave, ndërsa kandidatja e opozitës kishte marrë vetëm 7% të preferencave të qytetarëve bjellorusë.

Prej mbrëmjes së të dielës vendi më pas është përfshirë nga protesta të dhunshme, të cilat sollën dhe reagimin e dhjetëra liderëve botërorë për vetëpërmbajtje dhe dialog. Presidenti Lukashenko i quajti protestuesit “dele” dhe të mbështetur nga jashtë.

Mësohet se në protestën e së hënës në mbrëmje policia përdori dhe plumbat e gomës. Raportohet se një person ka humbur jetën ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Pas përshkallëzimit të situatës, liderja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya është larguar nga vendi dhe është vendosur në Lituani, lajm ky që konfirmohet nga autoritetet vendase. Ekipi i saj bën me dije se ajo është duke shmangur protestat për shkak të “provokimeve të mundshme”.

2 komente në “Viktima gjatë protestave në Bjellorusi, kandidatja opozitare për Presidente, Tikhanovskaya arratiset nga vendi”

  1. F.You says:

    Dihet se Belosusia ishte vendi i vetem ne bote qe as ja vari per pseodo Coronen. Elita boterore i ofroi biljona dollare “ndihme ” me kusht vetem qe te vinin maska dhe Lukashenko u tregoi gishtin e mesem. Si ne Ukraine elita perseri perdor te njejten metode pavaresisht se i ka dale boja. Sigurisht Lukashenko ishte i pergatitur per kete plot. Pra tani do fillojne me bllokada ekonomike dhe sigurisht se sa diktator i eger ky eshte.

  2. Edkari says:

    Protesta kaq te medha nga 7%
    ?!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje