Efektivi i lartë i Policisë së Shkodrës vdes nga koronavirusi. Ndërron jetë edhe biznesmeni shqiptar, drejtori i birrës së njohur

12 Gusht 2020, 10:04Sociale TEMA

COVID-19 i ka marrë jetën efektivit të Policisë Rrugore të Shkodrës, Safet Morina.

Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë dot luftës me koronavirusin dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se Morina mbante postin e komandantit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës.

I ndjeri la pas vetës katër fëmijë.

Ndërkohë po për shkak të koronavirusit ka ndërruar jetë ditën e djeshme drejtori i birrës “Peja”, Ernest Jusufi.

Raportohet se ai ishte i infektuar me Covid-19 dhe ka vdekur në Shkup.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.

1 komente në “Efektivi i lartë i Policisë së Shkodrës vdes nga koronavirusi. Ndërron jetë edhe biznesmeni shqiptar, drejtori i birrës së njohur”

  1. Titi says:

    Mos ja fusni kot, Safetit i plasi zemra nga alkoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje