Paga e luftës, Tatimet: 25 gushti, afati i ankesave për përfitim të ndihmës

12 Gusht 2020, 08:40Sociale TEMA

Kush ka ankesa se nuk ka përfituar ndihmën e duhur prej dy paketave financiare që shteti akordoi këtë vit nga kriza e shkaktuar prej Covid-19, ka edhe dy javë kohë ta paraqesë një të tillë.

Kjo konfirmohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sipas së cilës “data 25 Gusht  është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2”.

Sipas njoftimit, ftohen të gjithë tatimpaguesit,  kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare të individëve përfitues. Tatimet shpjegojnë se ky verifikim bëhet për  adresuar ato informacione  mund  jenë plotësuar në mënyrë të pasaktë.

Duke garantuar se administrata tatimore do ta përfundojë këtë procesi brenda afateve  caktuara.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë aplikoi sivjet dy paketa financiare si mbështetje sociale për qytetarët dhe bizneset, që humbën punën apo u detyruan të ndërpresin aktivitetin privat si pasojë e krizës së shkaktuar nga Covid-19 në ekonomi.

Megjithatë, ka pasur edhe ankesa publike, qoftë nga opozita, por edhe nga biznese të ndryshme, se përfitimet nuk janë ndarë në mënyrën e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje