Koronavirusi: Reduktohet me 66,3 % numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë

11 Gusht 2020, 22:15Sociale TEMA

Sektori mbi të cilin ka ndikuar më së shumti pandemia e Covid-19 është turizmi. Krahasuar me një vit më parë, ka një rënie me rreth 2/3 të numrit të shtetasve të huaj dhe shqiptarë që kanë hyrë në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT për qershorin e vitit 2020, që përkon me hapjen e pjesshme të kufijve dhe heqjen e masave kufizuese, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 364 574 shtetas.

Në qershor të vitit 2019, numri i shtetasve që kanë hyrë ne vendin tonë ishte 1 080 464. Pra, qershori i këtij viti ka një rënie prej 66,3 %.

Nëse e krahasojmë qershorin e këtij viti me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjithnjë sipas shifrave të INSTAT-it, na rezulton se totali i shtetasve (të huaj dhe shqiptarë) që kanë hyrë në vendin tonë në 2020 është sa gjysma e shtetasve të huaj që kanë hyrë në qershor 2019.

Edhe numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në qershor është reduktuar me më shumë se 2/3. Në qershor 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 179.594.

Krahasuar me qershorin e 2019-s, kur ishin 630 334 shtetas të huaj që kanë kaluar kufirin për të hyrë në Shqipëri, ky numër ka rënë me 71,5 %.

1 komente në “Koronavirusi: Reduktohet me 66,3 % numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë”

  1. KuqeZi says:

    Po pse te vijne Turistet ne nje vend ku Klubet e Nates jane shpallur Haram..dhe Korona po ben Kerdine ( ka vrare ne 3000 000 banore ,gati 200 veta – shumica pleq me nga dy semundje shoqeruese ) ..Turistet dine cfare thone te dhenat zyrtare te Qeverise se Rames..imagjino po te lexonin dhe Qytetarin digjital te Berishes per malet me kufoma te te semureve me Covid19..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje