Makijazhi i dobët i komisionit "Nishani"

12 Gusht 2020, 18:09Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Debati fals në komisionin Nishani, nëse duhet të ketë një mandat tjetër parlamentar për Berishën, vetëm sa kërkon të japë në publik imazhin se partia po përballet më në fund me një “temë me peshë”, me një “patate të nxehtë”. Në fakt të gjithë janë me vonesë në PD, kur është fjala për Berishën. Të paktën shtatë vjet vonë!

Pasi Berisha e ka prerë formalisht litarin e kreut të partisë në 2013, ai vetë më i pari dhe të gjithë të tjerët pas tij, përfshirë Lulzim Bashën dhe politikanët që debatojnë sot, kanë rënë dakord në heshtje me statusin e ri sui generis të Sali Berishës, një status krejt flu dhe i papërcaktuar i personit që vazhdon të lëvizë çdo gur në parti. Një ish-kryetar, që është ende qosheja e kuvendit të burrave në parti dhe njeriu që kur flet, i bën të tjerët të heshtin, e mundësisht të mbajnë edhe shënime.

Megjithëse e ka nisur karrierën e tij politike kur Margaret Thaçer ishte në detyrën e kryeministres së Britanisë së Madhe, megjithëse vetë Thaçer ka vdekur dhe pas saj britanikët kanë ndërruar edhe gjashtë kryeministra të tjerë, Sali Berisha vijon të mbajë me dëshirë dhe vullnet të plotë pozicionin e njeriut të gjithëpushtetshëm në PD.

Ndaj Berishës ka sot një disponim popullor negativ të pakthyeshëm. Shumica dërrmuese e votuesve të majtë dhe një pjesë e mirë e atyre që konsiderohen neutralë, që numerikisht do të thotë shumica e votuesve të këtij vendi, e shohin figurën e Berishës si simbolin e kulturës së urrejtjes politike, si njeriun që e ndau dhunshëm shoqërinë shqiptare në të mirë e të këqinj, me stilin e tij agresiv të të bërit politikë. Në asnjë nga anketat e opinionit publik, Berisha nuk rezulton më si politikani më i preferuar i elektoratit, përveç një bërthame fanatikësh që janë të gatshëm të justifikojnë gjithçka lexojnë në profilin e tij të Facebook-ut dhe ta votojnë kurdo që të shohin emrin e tij në një listë.

Nëse PD do të krijojë një profil të ri politik, që të shohë drejt betejave me socialistët pa arketipin e Berishës në subkoshiencë, nëse kjo parti do më në fund, pas shtatë vjetësh nga ikja formale e ish-kryetarit, që të ketë një lider partie me kohë të plotë, e jo një “dezhurn” të paraardhësit – nëse i do të gjitha këto, për të mirën e vet dhe në fund të fundit për të mirën e punëve në Shqipëri, duhet pra të ndajë më në fund hapur dhe publikisht shapin nga sheqeri. Duhet t’u thotë shqiptarëve me fakte dhe në dritë të diellit, se epoka e dualizmit ka mbaruar, se dilema e lidershipit nuk është më, se personi që ka ulur në poltronin më të lartë është vërtetë ai që merr vendimet dhe jo dikush tjetër pas perdes. Bëjeni më në fund kryetar Lulzim Bashën, shtatë vjet pasi e keni zgjedhur si të tillë!

Boshti historik që Berisha ka mbajtur gjallë me Ilir Metën, është një rrethanë që ka prodhuar jo vetëm kriza e bllokime të pafundme politike e institucionale në vend, por edhe një aleancë që ka relativizuar dukshëm vetë rolin dhe peshën e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Kjo opozitë me dy suflerë nga pas, vetëm sa na ka treguar këto shtatë vite se po këshillohet keq dhe me emocione negative nga ata që e donin herë në Çadër, herë jashtë Parlamentit dhe herë jashtë zgjedhjeve lokale.

Kjo pasiguri hamletiane e ka dëmtuar fatalisht PD në shtatë vjetët e fundit, sepse e ka lënë rregullisht edhe fajin, edhe përgjëgjësitë, edhe meritat, në mes të rrugës. As tek Basha, as tek Berisha. U dogjën mandatet, po kush i dogji?! Një pjesë thonë është punë e Doktorit, tjetra thotë se e bëri Basha, të tjerë akoma, se këtu është dora e Ilir Metës. Ky mishmash supozimesh, kjo gjurulldi vendimmarrjesh vetëm sa e bën edhe më konfuz dhe të hutuar elektoratin e djathtë.

Më tej akoma, kur sherret fokusohen në nivelet më të ulëta, tek Topalli e të tjerët si ajo, duke lënë të paprekur “sfinksin” Berisha, problemi vetëm sa kamuflohet, nuk davaritet. Komisioni Nishani po bën një makijazh të radhës, duke mos patur guximin të prekë realisht problemin numër një të rinovimit dhe ndarjes së partisë nga e shkuara: të ardhmen e Berishës në politikën aktive.

Berisha iku në vitin 2013 sepse e kuptoi edhe vetë se s’mund të rrinte më si kryetari formal i partisë. Por në ndryshim nga të gjithë ata që kanë ikur vërtet nga poste të ngjashme, ai mendoi e mesa duket vazhdon të mendoje se ka një marrëdhënie pronësie të pazgjidhshme me PD. Dhe kur partisë i ka dalë pronari i vjetër, i riu është krejt i pasigurt se çfarë vlere ka tapia që ka në xhep.

14 komente në “Makijazhi i dobët i komisionit “Nishani””

  1. Ladi says:

    Bravo Skender, analize e sakte.

  2. Josif Rrapi says:

    Me te vertet eshte kenaqesi te lexosh artikujt dhe analizat e tua. Deshiroje te mos iki por te jete perseri ne lisrat sepse na bene me shume te lehte te fitojme por edhe po te mos jet PS do fitoje perseri sepse PD nuk ka asnje program qe ti offroje popullit por vetem shpifje

    1. Ladi says:

      Eshte krejtesisht e pamundur, madje pa frike do ta quaja cmenduri, idene se PD eshte alternative qeverisese sot ne Shqiperi.
      PD, sot nuk perfaqson asgje, pervecse interesat e nje grupimimi krejtesisht mafioz dhe antishqiptar.
      Kjo eshte arsyeja qe PD nuk vjen as sot, e as kurre me ne pushtet, me kete enturazh te diskretituar dhe armiqsor.

  3. qazim says:

    Bukur,shume bukur,kjo eshte gazetari profesionale. Respekte

  4. Burgajeti says:

    Sali Berisha,pronaret e vertete te tokave,i ka quajtur ligjerisht “ISH PRONARE”.
    Ka erdhur koha qe dhe pronari i vertete i PD-se,Sali Berisha,te quhet “ISH PRONAR”.
    Le te marre nje dokument,i cili verteton kete pronesi dhe ta hedhe ne nje gote uji e ta pije tre here para buke mbase i shton oreksin…
    Kjo kerme,nuk duhet te jete neperkembe jo vetem te PD-se,por dhe para ekraneve televizive dhe medietve te shkruara…

  5. Niki says:

    Edhe i riu duhet te largohet , qe te krijohet imazhi i nje partie normale.Poooor s’ka per te ndodhur mendoj , kurre Ndoshta kjo parti vetvetiu do te vije drejt zhdukjes.

  6. Petrit says:

    PROF DR SALI BERISHA
    I MADHI I KOMBIT SHQIPTAR
    NJERIU MË ME VLERA NE 500 VITET E FUNDIT TE HISTORISE SE SHQIPTARËVE.
    Ka dhene doreheqjen si nje burrë-politikan i vertetë Kur ne 2013-en humbi zgjedhjet.
    Ka mohuar hapur rikthimin e tij ne krye te partise megjithese shumica derrmuese e shqiptarëve e kerkonte.
    Por ju o rilindas te mjerë e shikoni ne enderr te madhin e kombit dhe ju prishet gjumi.
    Ju rilindas te mjerë do te vazhdoni ta keni frike te madhin e kombit edhe Kur ai te mos jetë më ne kete botë.
    SEPSE PROF DR SALI BERISHA ESHTE NJE.
    SEPSE PROF DR SALI BERISHA ESHTE I MADH.
    SEPSE PROF DR SALI BERISHA ESHTE I PAVDEKSHEM.
    SEPSE ju nuk do te mund te jetoni kurrë te qetë sepse i trembeni edhe hijes se tij.
    KY ESHTE I MADHI PROF DR SALI BERISHA.
    Ndersa ju rilindas te mjerë jeni kërma, jeni hajdute , jeni kriminelë dhe se shpejti te gjithe njeri pas tjetrit do te perfundoni ne BURG.

    1. Altin says:

      O Petrit o kapedan, e ke pastruar lobby sot?

    2. Todi says:

      Petrit djali, vërtetë Berisha është i frikshëm sepse ai të vret. Ai të vret jo vetëm në mes të bulevardit por edhe pas shpine. Jo vetm në mes të ditës por edhe në mes të natës. Jo vetëm në Tranë… por edhe në Gërdec…Jo vetëm një nga një por edhe në grup. Ai është “ambasador” i krimit të tmershëm në Shqipëri.

      Nga njerëzit e mëdhej nuk ka pse të kemi frikë. Njerëzit e mëdhej adhurohen për veprat e tyre humane. Shquhen për altruizmin e tyre. Të mëdhejtë i duan njerzit dhe sakrifikohen për ta. Të mëdhejtë janë idhujt e njerzimit.

      Vrasësit janë idhuj të kriminelëve. Petrit, e mbajtsh me shëndet idhullin tënd Sali.

  7. Loku says:

    Sala mendon se eshte PRONARI i PD dhe nuk le tjeter ta drejtoje.
    Ikja e Saliur do te marre me vete edhe PD nuk ka rruge tjeter.

  8. Coli says:

    Ja ke fut kot plako.Kete here PD fiton ne zgjedhje.Rames e Rilinjes i ka dale boja.

  9. Noli says:

    PD parti qe jeton me shpifjet e Saliut.

  10. rroku says:

    BERISHA ESHTE SHEMBELLTYRE E KOMUNIZMIT FAMEKEQ….

  11. PD says:

    Cfare turpi! I ka gjetur belaja me nje mumje tribale qe nuk shkulet nga Toka e Xanun.
    Te tilla brockulla skandaloze as qe duhet te diskutoheshin fare ne PD dhe askund tjeter! Cdo lider pasi ka perfunduar ciklin duhet te largohet vete. E kunderta eshte vetem per hajvanet shpellare qe kompromentojne rende kulturen europiane dhe aftesite veteqeverisese te shqiptareve.
    Po te shohesh edhe si eshte katandisur ne nje bagel intelektuale qe i rri ngjitur pas kembes se karriges teveqelit qe ka sajuar per lider dhe te dy bashke poshte tavolines se zullapit me brekushe qe i bejne gojore.
    Nje Cope muti pa dinjitet, pa burreri, pa kulture, pa fisnikeri, qe nuk ka zhgenjyer askend. Dihej qe 30 vjet perpara kur e sajuan kryetar te PDse nga bodrumet e Sigurimit, qe ky lloj kake qeni nuk do shkulej kurre pa u shporrur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje