Në këto ditë të ashpra vere

11 Gusht 2020, 18:48Blog TEMA

(Penelata për një portret poeti)

Nga Pëllumb Kulla

E kam tepëruar?! Ndofta, po!

Më pëlqen arti poetik i mikut tim, Petrit Rukës. Unë e quaj atë bujkun më të mirë që gjen sot në arat tona të poezisë. Në këtë vlerësim poetë të dashur, ju, të mirët e mi, mos m’u zemëroni.

Ju dua shumë edhe në paça jetë do t’ju dua edhe më shumë. Por vjershërimi i Petritit më ka robëruar. Punë shijesh vetjake… Ka këtu verbërim, shurdhërim, plogështi…

Por për atë Perëndi, më mahnit tingulli i tij poetik, forca, ritmi i brendshëm, lidhja me tokën… Më pëlqejnë heronjtë e tij, baladat që zgjedh të prashisë ai… Më pëlqen fluturimi i tij, figurat, abstragimet, krahasimet e mahnitshëm, liria e tij, paturpësija e tij…

Me paturpësi, e kam fjalën për mungesën e drojës… Më thoni në gaboj, kur e quaj se askush si ai më parë, ka kënduar dashurinë, femrën… Dashurinë e heshtur dhe atë që bart afshin e trupit… Më thoni dikë tjetër, që ka shkruar më shumë…

E tepërova, e tepërova, e tepërova… Ndofta ngaqë nuk di të gjej një tjetër që gërsheton traditën me vjershërimin modern si Petrit Ruka…

Nuk do të zgjatem…

E di që ka shumë admirues, femra dhe meshkuj… Bashkohuni me mua dhe në këto ditë, bash në këto ditë të ashpra vere, le të hedhim sejcili, shkurt, pa zgjatje, nga një penelatë e të bëjmë portretin fantastik të poetit…

Dhe mund të sillni jo vetëm një varg, apo strofë, që ju ka goditur… Por jo të gjitha menjëherë… Herë pas here nga një…

Po e filloj unë… Dhe hera herës do sjell dhe të tjera.

Bashkohuni me mua! Mos harroni thonjëzat!

“Siç del një violinë nga këllëfi i saj

Ti dole nga fustani dhe mbete lakuriq…”

Bashkohuni! Por mos harroni thoooooonjëzat!

4 komente në “Në këto ditë të ashpra vere”

  1. MAJAKOVSKI says:

    Pajtohem me ju i nderuar Pellumb Kulla. Eshte i madh poeti Petrit Ruka.

  2. Nik says:

    I nderuari P,Kulla jam plotèsisht dakort me ju pèr vargjet e P,Rukès i cili nuk mbyllet nè rrethin e ngusht por mban lidhjet e tij edhe me vjershtor poet tè ndryshèm dhe kèto mardhènie i vè re nè faqen e tij nè FB ku edhe shkèmbyem dy fjal rreth historis sè njè kènge labe etj etj.

  3. Bureto says:

    Ja një që të fut thellë në mendime:
    “Kombi im,
    si komb të kam në fyt,
    që as të gëlltis dot,
    por as dhe të pështyj!”. (Ilirian Zhupa)

  4. Bogonica says:

    Petrut Ruka eshte kryevlere e poezise.Laberia e ka ne balle te burrerise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje