As vdekjen nuk ditkemi më ta respektojmë, se jetën jo e jo

11 Gusht 2020, 09:12Blog TEMA

Nga Edona Llukaçaj

Në çdo besim a botëkuptim vdekja ka një peshë të vetën, imponon respekt e heshtje. Si fundi i pashmangshëm i kujtdo që ka lindur, na kujton përkohshmërinë tonë e është kohë për reflektim.

Vdekja e dikujt në traditën tonë, në fakt, shënon një moment ku lihen mënjanë edhe hasmëritë më të mëdha.

Por kur familjarët e zonjës Aneta Rama njoftuan humbjen e saj, çuditërisht, krahas ngushëllimeve të shumta, nuk munguan as komentet cinike dhe as mallkimet banale në llogari të të afërmve të saj.

Jo fort i ndryshëm qe reagimi edhe ndaj lajmit të vdekjes së babait të ish-ministrit të jashtëm Bushati. Krahas keqardhjes e ngushëllimeve të pafund, pati edhe nga ata që e panë si mundësinë e rradhës për të vjellur vrerin e vet.

Ajo që të trishton pamasë në këto rastë është se ndasitë e mbjella nga partishmëria e kthyer në kult janë të atyre përmasave sa mund të verbërojnë vetë humanizmin. Të trishton se në shoqërinë tonë qenkan zhvilluar të tilla qënie që edhe njerëzinë e paskan humbur e qënkan kthyer në disa hiena kocka-mbllaçitëse.

Unë të ndjerën zonjën Rama nuk kam pasur rastin ta njoh personalisht. Por e di se si pjesë e shoqërisë sonë ka dhënë kontributin e vet me punën e saj. Ajo nuk ka qenë veçse nëna e Edit dhe Olsit. Por edhe po të ishte ashtu, si çdo grua, si çdo nënë, si një prej nesh, në mungesë të fjalës së mirë, meritonte minimalisht respektin e heshtjes së vdekjes, si e do zakoni.

Ndërsa të ndjerin Sulejman Bushati e kam njohur si ai njeriu fisnik e babaxhan, që diti e mundi të mbajë të njëjtin qëndrim edhe kur sistemi ndërroi. Ka qenë po ai burrë i qeshur e modest edhe kur posti ia mundësonte të ‘shpëtonte’ e të ndihmonte njerëz, në një sistem që ishte më thjeshtë të dënoje. Po ai hap e qartësi vështrimi edhe kur sistemi pasardhës në kërkim shpagimesh e në mungesë integriteti a fuqie për të adresuar kriminelët e vërtetë, i drejtoi gishtin.

Por sot kjo ka pak rëndësi. Sulejman Bushati nuk është më. Ndërsa i biri, do të shkruajë historinë e vet, përtej të atit. E përballë dhimbjes së humbjes së madhe, sharjet e mallkimet ordinere tek tuk nuk e lëndojnë dot familjen në zi.

Por se balta e hedhur nga ato llogore llogarish të rreme në rrjete sociale bie mbi të gjithë ne, që, me sa duket, as për mort nuk ditkemi tí vemë fre keqdashësisë.

As vdekjen nuk ditkemi më ta respektojmë, se jetën jo e jo.

3 komente në “As vdekjen nuk ditkemi më ta respektojmë, se jetën jo e jo”

  1. lulemurrizi says:

    Te pergezoj per temen qe ke kapur dhe ke hapur, por ne duhet te dime nje gje mire; Eshte krijuar nje “tradite” pas viteve 1990 qe kush nuk eshte me mua eshte armik. Kete mesemiri e kultivoi ai qe nuk i hyne jo hu ne bythe por as gjemb ne kembe: Sali Berisha si nje mbeshtetje e ca gjallesave pasardhesish te armiqeve te partise punes , te cilet nga shpirti tyre makaber i papajtushmerise me realitetin njerezor dhe ndjenjes mizore te hakmarrjes me llafe ( se e vertetea ju lirua goja, jo fjale e lire se ajo ajo eshte valute e shkuar valutes), kultivuan ne emer te lirise e demokracise nje linje qe nuk i dihet fundi dhe me sa shikoj nuk do te kete fund. Keta njerez shkelen mbi dinjitetin njerezor, humanizmin duke e perjashtuar veten e tyre si pjestare te nje shoqerie humane, nuk njohin zakone dhe tradita te kultivuara ne shekuj nga parardhesit e tyre shqiptare per respektin, dinjitetin, nderin, familjen etj. Dhe kjo ka marre fund, asnje shprese se do te edukohet me apo do te rikthehet. Ketu duhet shikuar se çfare do rregullohet me ligj per ta zbatuar polici, prokurori apo gjykatat qe jane kthyer me bastarde se vete ata qe i perdorin keto perifrazime. Pra, nje “shoqeri” qe e tille nuk eshte me qe duket sikur rrojne bashke nga halli, por pa ndjenja dhe humanizem te cilen e shikojme per dite tek te zgjedhurit tane, tek partite politike apo kundershtaret apo konkurentete e parase. Per mua nuk ka zgjidhje, veç njerezit e ndershem te shikojne hallin e tyre; ndonjeher po pati shtet, prokurori e gjykata, mbase do te sistemomjne ndopak gjendjen, por puna me edukimin e njeriut ka mbaruara.Thone se shpresa vdese e fundit, por une nuk jam dakort: ajo ka vdekur kur njeriu qe e ka logjiken minimale e kupton duke i pare ngjarjet edhe historikisht edhe ne vazhdim se nuk jane me per njerezit por per tregetaret. KJo shoqeri amorfe vazhdimisht do te kete nejrez amorfe qe e aspirojne nje gje te tille. Njeriu i vertete duhet te kete te pakten dy gjera: edhe ndergjejgje edhe frike. Keto kane dale jashte sferes se tij dhe si te tilla ka nxjerre dhe veten jashte sferes humane. Perpiquni mbase beni diçka, por keto qe shohim nuk jane premtuese fare. Edhe shoqatat jane per tregeti edhe partite edhe gjitheçka qe eshte mbi toke dhe si e tille s’ka me asnje norme dhe rregull human qe tu kendervihet ketyre fenomeneve covo19 e me teper.

  2. Edkari says:

    Nuk vdesin te gjithe,disa ngordhin.Per ata qe vdesin duhet respekt por jo per ata qe ngordhin.
    Sulua ngordhi.

    1. Shiko kush flet says:

      Ndersa ty te kane pjellë, po gjallon si katerkembesh, dhe do ngordhesh si mizë.
      Sulë Bushati jetoi dhe punoi si demokrat, u luftua nga komuniste te ndyre sinti dhe Saliu, dhe vdiq si burre zotni.
      Per ne që e kemi njohur, Sula ishte nje nga sekretarët e Partisë më tolerantë dhe demokrate qe punuan ne diktature. Lehjet e tua nuk.ja ulin dot figurën.
      Pse nuk.merresh me komunistët si Saliu dhe Gramoz Ruçi? Apo ke frikë se te tredhin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje