Ndeshja e kësaj të premteje mes Barcelonës dhe Bayern Munich, që korrespondon me çerekfinalen e Champions-it 2019-2020, në Lisbonë, do të jetë një provë lakmusi për ekipin e Quique Setién. Katalanasit do të përballen me gjigantët bavarezë, të cilët këtë sezon kanë fituar tashmë dy trofe (Bundesliga dhe Kupa e Gjermanisë) dhe aspirojnë të tretin.
Përveçse kampion i dyfishtë, Bayern Munich është edhe një rekordmen i fitoreve radhazi. Ekipi i Hans-Dieter Flick ka luajtur 27 ndeshje radhazi pa humbur.
Për më tepër, ka grumbulluar 26 fitore dhe një barazim, të cilin e regjistroi kundër Leipzig në 9 shkurt (0-0). Humbja e fundit e Bayern Munich gjendet më 7 dhjetor 2019, kur dështoi ndaj Borussia Mönchengladbach si vizitor (2-1), në një ndeshje të Bundesligës.
Që atëherë, bavarezët kanë grumbulluar 27 ndeshje në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve pa humbur. Në këtë sukses, pa dyshim që merita të mëdha ka Robert Lewandowski, “Këpuca e Artë” e Bundesligës dhe e Champions-it aktual, me 13 gola.