Vendimi për dënimin e Skënderbeut, për shkak të trukimeve të ndeshjeve të ndryshme në Europë, mbetet në fuqi.
Kjo bëhet me dije nga vetë klubi korçar.
“Sot, më datë 12 Gusht 2020, KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019.
Pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proçes, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it.
Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor. Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit.
Pavarësisht efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vezhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin Shqipëtar. Puna vazhdon”, thuhet ne reagimin e Skënderbeut.
Klubi korçar është dënuar me përjashtimin për 10 vjet nga kupat e Europës, për shkak të trukimeve të ndeshjeve.
Por, ndërsa është dënuar në Europë, çuditërisht FSHF nuk ka marrë asnjë masë për klubin e Ardian Takajt, që edhe në Shqipëri ka bërë namin me trukimet e ndeshjeve.
Metro & Fatjon Baze Gelbaza o u shkerdhefte Kinw cfare tu permeate pragu qe mbetet duke baptistry Korçaret. A ka ndonje trim kjo Korea mo qe kur te shohe Mero Çorapen atyre rrugeve ti fuse koken ne ndonje pusete ujrash te zeza?