Detajet e fundit me Silvën, objektiv një korean dhe Kumbulla, Igli Tare ngjit Lacion në tjetër nivel

11 Gusht 2020, 15:07Sport TEMA

Lacio këtë merkato nuk do t’ia dijë për pandemi, por është totalisht e përqendruar për të transferuar lojtarët e duhur në merkato, me qëllim për të shkuar sa më larg në Champions League e sezonit të ardhshëm.

Objektivat janë të qartë dhe njëri mes të rëndësishmëve është drejt arritjes.

Me David Silva po diskutohen detajet e fundit dhe sezonin e ardhshëm mesfusha e Lacios mund të jetë frikshme me Luiz Alberton, Milinkoviç Saviç dhe mesfushorin e Sitit.

Megjithatë, edhe mbrojtja ka nevojë për ndërhyrje.

Tare do Kumbullën dhe një koreano-jugor, Kim Min Jae. Nëse ky i fundit arrihet lehtë, pasi luan në Kinë me Guan dhe dëshiron të debutojë në Europë, ndryshe ndodh me Kumbullën.

Oferta e fundit e Lacios është 16 milionë, plus 3 të tjera në formë bonusesh, bashkë me kartonin e Andre Anderson.

Verona kërkon më shumë, por Tare për momentin po shtyn me këtë ofertë, duke shpresuar që Interi të dorëzohet dhe t’i lërë veprim të lirë vlonjatit.

1 komente në “Detajet e fundit me Silvën, objektiv një korean dhe Kumbulla, Igli Tare ngjit Lacion në tjetër nivel”

  1. Na myten katnaret says:

    Ahahahaha! Tare vlonjat.
    Keni ikur nga katundi por ai meazallah se shkeputet nga ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje