Doka prezantohet te Gorica: Më bindi projekti, dua të grumbullohem me kombëtaren

10 Gusht 2020, 17:45Sport TEMA

Albi Doka është prezantuar si lojtari më i ri i HNK Gorica.

Mbrojtësi i djathtë ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin kroat, do të mbajë veshur fanellën me numër 17 dhe është gati për aventurën e parë jashtë Shqipërisë.

Kisha oferta edhe nga klube të tjera kroate, por zgjodha këtë ekip për mënyrën se si më bindën drejtuesit dhe më pëlqeu shumë projekti.

Dua të ndihmoj Goricën për të siguruar rezultate sa më pozitive.

Dëshiroj të jap kontributin tim këtu dhe kam objektiv të grumbullohem me kombëtaren e Shqipërisë“, deklaroi 23-vjeçari nga Tirana, i cili fitoi titullin kampion me bardheblutë sezonin që sapo përfundoi.

1 komente në “Doka prezantohet te Gorica: Më bindi projekti, dua të grumbullohem me kombëtaren”

  1. vjeshta says:

    Po baxhellen po e merr me vete!
    Lëre këtu se ban ndonji lekë edhe ajo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje