Klubi i Veronës me siguri do t’i jetë shumë mirënjohës Amir Rrahmanit e Marash Kubmullës. Falë dy mbrojtësve shqiptarë, në arkat e klubit derdhen shifra të rëndësishme nga Napoli dhe klubi në të cilin do të përfundojë Kumbulla. Ndaj nuk është rastësi që presidenti i Veronës, Mauricio Seti, ka folur me elozhe për ta.
Seti fillimist ka përshkruar në Radio Kiss Kiss Rrahmanin, i cili i është bashkuar zyrtarisht Napolit pak ditë më parë. “Ai është një profesionist i madh.
Duhet ende të shprehë të gjithë potencialin e tij dhe jam i sigurt se me fanellën e kaltër do të gjejë një vlerë të shtuar për të teguar cilësitë e tij.
Ka goditur shumë shtylla këtë vit por mund të përmirësohet edhe sa i përket shënimit të golave. Është shumë i shpejtë, një mbrojtës i kompletuar dhe nuk mendoj se do të ketë probleme edhe të luajë me një linjë me katër. Nga pikëpamja futbollistike është shumë inteligjent dhe nën drejtimin e Gatuzos mund të kompletohet”, tha ai për kapitenin e Kosovës.
Të gjtihë duan të dinë se ku do të jetë e ardhmja e Marash Kumbullës, por Seti preferon që të ruajë sekretin. “Te Lacio apo te Interi? Në fakt ka pasur një interesim të fortë pikërisht nga Napoli, por periudha ishte e shkurtër dhe futbollisti kërkoi kohë që të mendohej. Ajo ishte e vetmja arsye pse nuk u transferua te të kaltrit. Tani ka skuadra të ndryshme të interesuara për të, është një djalosh me talent, i destinuar për një karrierë në një klub të madh. Kjo është e vetmja gjë që mund të them për të”, tha Seti.