Ndarja nga jeta e kolonel Neshet Shenës, Xhaçka: Mirënjohje pa kufi për kontributin profesional në FA

13 Gusht 2020, 17:41Sociale TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar Neshet Shenën, kolonelin që u nda nga jeta sot pas një sëmundje të rëndë.

Xhacka shprehet se Shena do të mbahet mend për faktin se dha kontribut shumë të cmuar për 35 vjet në Forcat e Armatosura, ndërsa shtoi se do të kujtohet kontributi i tij i madh njerëzor e profesional.

Postimi i Olta Xhackës:

Pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë, kolonel Neshet Shena, komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, u nda nga jeta duke lënë në hidherim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të, në 35 vite të karrierës në Forcat e Armatosura.

Mirënjohje pa kufi për kontributin njerëzor e profesional të një prej oficerëve më të përkushtuar në FA. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes e dy djemve.

U prehsh në paqe, kolonel Shena!

3 komente në “Ndarja nga jeta e kolonel Neshet Shenës, Xhaçka: Mirënjohje pa kufi për kontributin profesional në FA”

  1. Pellumb Qazimi says:

    Hidherim i madh per familjen, por edhe per te afermit, koleget e miqte e tij. Njeri, familjar dhe ushtarak i vecante, plot dinjitet dhe dije. Ngushellime te sinqerta familjes. I paharruar qofte kujtimi i tij.

  2. Pellumb Qazimi says:

    Hidherim i madh per familjen, por edhe per te afermit, koleget e miqte e tij. Neshet Shena, si njerri, familjar dhe ushtarak ka qene i vecante, plot dinjitet dhe dije. Ngushellime te sinqerta familjes. I paharruar qofte kujtimi i tij.

  3. Anesti Ndreu says:

    E kam njojtur nga afër kolonelin Neshet Shena. Një njeri shumë pozitiv, me virtytet më të mira që pasqyroheshin pa fjalë nga ana e tij, por me veprime konkrete: në familje, punë dhe shoqëri.
    Kurrë nuk u ankua për hallet e veta personale, por në të kundërt, ndihmonte të tjerët në zgjidhjen e halleve dhe problemeve të tyre.
    I paharuar qoftë kujtimi për kolonelin e nderuar Neshet Shena!
    Ngushëllime të sinqerta familjes!
    Të rrojmë dhe t’a kujtojmë duke përcjellë tek brezat e rinj mirësitë e kolonelit!
    Anesti Ndreu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje