29 vjeçari që i dha fund jetës tek "Shefqet Ndroqi", djali i stilistes së njohur shqiptare

13 Gusht 2020, 13:25Sociale TEMA

Një i ri 29 vjeçar që po merrte mjekim në spitalin Shefqet Ndroqi, pasi ishte i infektuar me Coronavirus, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit.

Sipas News 24, i riu ishte drejt shërimit dhe gjatë ditëve që ka marrë trajtim në spital, gjendja e tij ka qenë e qëndrueshme. Sipas raportimeve, nuk kishte simptoma të rënda dhe ishte shtruar shtatë ditë më parë.

Nuk dihet cilat kanë qenë arsyet që e kanë shtyrē 29 vjeçarin të marrë aktin e vetëvrasjes.

I ndjeri është identifikuar dhe quhet Xhino Koça, djali i stilistes së njohur Lira Koça.

Familja Koça janë nga Durrësi, ndërsa babai i 29 vjećarit është kreu i Njësisë Aministrative Nr 2 në Durrës.

2 komente në “29 vjeçari që i dha fund jetës tek “Shefqet Ndroqi”, djali i stilistes së njohur shqiptare”

  1. AliPasha says:

    Zoti vendoste per shpirtin e tij.

    Ngushellime familjes.

    Njeriu nuk di cte thote ne keto raste

  2. vjeshta says:

    Ngushëllime familjes!
    Me këtë rast po i bëni reklamë edhe nënës së tij?!
    Në Milano ku jetoj në fakt për stilistët tonë flitet. O gomerë ne kemi rrobaqepës Jo stilista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje