Spitali “Shefqet Ndroqi” reagon për 29-vjeçarin që i dha fund jetës: Po trajtohej prej 4 ditësh, arsyet që e çuan në ekstrem po hetohen

13 Gusht 2020, 11:50Sociale TEMA

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Rreth orës 04:30 një i ri, i cili trajtohej në këtë spital pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 u hodh nga kati i tretë, ku për pasojë gjeti vdekjen.

Mbi ngjarjen në fjalë ka ardhur një reagim zyrtar nga spitali “Shefqet Ndroqit”, në portalin e këtij të fundit:

“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje