Flutura Açka: Kush po i vret vërtet shqiptarët?

13 Gusht 2020, 10:14Sociale TEMA

Nga Flutura Açka

Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i hidhja këto shënime, por disa humbje të rëndësishme të ditëve të fundit, më shtynë t’i shkruaj. Prej disa javësh në Shqipëri, edhe pse e ekspozuar shumë për shkak të disa lëvizjeve rrotull, jam përpjekur të zbatoj në ekstrem të gjithë protokollin që kërkon mbrojtja nga ky virus.

Por kam vënë re një shkujdesje të dukshme, të frikshme, kërcënuese dhe të pakulturuar tonën. Një shkujdesje tipike shqiptare. Ku dorëzanë na bëhen, për fat të keq, shpesh edhe institucionet shtetëtore. Ato NUK po e bëjnë detyrën e tyre siç duhet. Po e jap me shembuj, dhe foto:

1. Në Shqipëri mbërrita me një linjat e para pas hapjes së përbotshme të qiejve. Pas një udhëtimi të mundimshëm me maska e gjithfarë pajisjesh mbrojtëse, mbërritëm në Rinas. Por ç’ndodhi në të vërtetë? Ashtu me atë padurimin për të dalë, një pjesë e udhëtarëve u ngritën dhe madje i hoqën maskat.

Por u zumë në grackën e asaj kutie metali e fati për rreth 20 minuta, pasi qeverisë dhe atyre që drejtojnë Rinasin u ishte kujtuar se duhej të bënin një ceremoni mirëseardhjeje. Zot i madh! Njëzet minuta të mbyllur, mbi njeqind e pesëdhjetë vetë.

Jam e bindur se disa prej të sëmurëve të statistikave tona, në mos edhe ndonjë i vdekur, janë të asaj dite, të atij show të panevojshëm, që nuk i lypet askujt. Kush mban përgjegjësi për të sëmurët e asaj dite? Me mua në atë udhëtim ishte edhe një gazetar holandez, i cili u zhvidhos nga trutë prej kësaj hipokrizie, edhe shtetërore. Shihni fotot!

2. Jam përpjekur disa herë të hyj te Posta Shqiptare, por gjithnjë gjej një turmë të pakujdeshme, askush nuk mban distancë dhe nuk e di kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Sa njerëz na infektohen në ditë nga kjo shkujdesje, a e ka llogaritur kush? Shihni fotot!

3. Nga disa udhëtimet e mia veri e jug, në shumë pak, thuajse në shumë pak restorante e bare, kamerierët dhe mbikëqyrësit mbajnë maska. Kur shpesh u kam bërë vërejtje, u është dukur se po u flet ndonjë UFO. Këtë përvojë besoj e ka secili prej nesh. Në këtë pikë jam me shtetin dhe të gjitha gjobat që vënë institucionet nga kjo shkujdesje. Çështja është: A po kontrollohet sa duhet?

4. Të premten e shkuar më ra rruga me makinë të kaloj para xhamisë së Rrugës së Durrës pikërisht në minutat e faljes së të premes. Dhe kështu mund të jetë në të gjitha kultet fetare, dhe nuk e di a kontrollon kush? Nuk po flas për X5 e gjithfarë makinash të shtrenjta që kishin zënë trafikun me drita të ndezura, sepse nuk arrij ta kuptoj se si mund të shkosh te ai Zoti që i falem edhe unë, e që di aq të përkorë, me aq shumë luks.

Por kjo është një çështje tjetër. Mbipopullimi që ishte aty, ishte i frikshëm, as largësi fizike, as maska. U trishtova shumë, por nuk bëra foto në respekt të kultit dhe të atyre njerëzve të thjeshtë, të cilëve nuk u është thënë se duhet të rrinë larg, shumë larg nga njëri-tjetri. Kush e vë në dyshim këtë që po them, le të kalojë nesër andjepari.

5. Vrasësi më i madh mes nesh është padyshim shkujdesja, që vjen edhe nga njëfarë turpërimi, a ndjesia e çnderimit, a humbjes së respektit po të mos ia hedhim duart në qafë mikut që ndeshim në rrugë, mikut që takojmë në kafe, a të afërmit tonë. Duhet të zhvishemi nga gjithë këto komplekse që të mund ta zgjasim jetën tonë, që të mund t’ia shkurtojmë jetën Covid-19. Na duhet vetëm disa muaj që të sillemi ndryshe.

Unë sillem ndryshe, por shpesh ata përballë meje nuk sillen ndryshe, duke më detyruar t’ua kujtoj se duhet patjetër të sillen ndryshe. Duhet t’i japim fund shkujdesjes sonë “tipike shqiptare”.

Rri larg!

Laj duart!

Mbaj maskë!

Mendo për qindra mjekë, infermierë dhe punonjës shëndetësorë që janë në kufijtë e rraskapitjes së tyre për të mbrojtur jetët tona!

31 komente në “Flutura Açka: Kush po i vret vërtet shqiptarët?”

  1. vlora says:

    Hera e pare qe zonjen e pelqej se flet realisht per problemin qe na shqeteson pa partishmeri.Po te shikosh fillimin e muajit ne sportelet e postes behet nami.Pleq te grumbulluar qe heret ne mengjes per te mare pensionin.NJe corganizim i organizuar .Nje papergjegjshmeri totale nga ana e postes .Cfar i pengon qe te shperndahen pensionet neper shtepira?Ka dy ane pozitive e para puneson postierin,e dyta nuk lejon grumbullime.A mund te realizohet?Plotesisht.Vetem se do organizim

    1. pjeter says:

      Dhe une do i shtoja verem nje pergjie titullit te artikullit.Shqiptaret po i vret idiotesia kolektive,qe injorojne ne menyre te vetedijeshme e pa vedijshme,rrezikun qe i shakoton jetes ky virus.

    2. Eugen says:

      Zonja perhere ka shkruar shume bukur dhe ka trajtuar probleme (pa partishmeri) qe shqetesojne mbare shoqerine, por mesa duket atyre me parti tani po ju pelqen sepse po e shohin me syte e tyre e ndoshta po e vuajne ate qe po ndodh

      1. Celo Mezani says:

        Eugen e respektoj mendimin dhe opinionin tend. Madje per pjesen e pa partishmerise edhe une si ty e vleresoj. Por meqe mendimet jane subjektive dhe faktet objektive, kjo zonja per mendimin tim ndonjehere ja fut kot fare, me analiza ose te sforcuara ose jashte realitetit

      2. Katjusha says:

        Ka shumë të drejtë Z.Flutura shqiptarët po i vret idiotsia e tyre, por edhe mos kontrolli sa duhet i institucioneve përkatëse.

    3. Mira says:

      Po leh Flutura..se i ka ardhur veza per deputete PD.Ka ardhur nga Hollanda te na jape mend..po ik ojgru se ske per vete.Ta dime historine..e hetes tende e si jeton.Shkrimtare ti..po kush ti blen librat aman.Fale jush PD do humbe .i keni siguruar Rames mbreteri te perhershme

    4. King says:

      ku e sheh te bukuren ti ne kete shkrim? po afer ndonje kishe ndaloi kjo zuska dhe ju ngjit ndonje prift pas bythe? Shkrim per teme hartimi, klasa e peste.

  2. Animas says:

    Duhet te kete ndeshkim per te papergjegjshmit, vetem kjo i ben te veprojne ndryshe,shqiptaret jane te pa edukuar sidomos brezi i ri.

  3. lesh e li says:

    E vertete. Eshte faji i institucioneve por dhe sjellja jone, kultura jone. Popull i padegjushem e i pakujdesshem, neglizhent deri per jeten.

  4. Sasame says:

    Je kthyer ne identity.Kjo e shkruar na sherben ne qytetareve te tu.

  5. Sasame says:

    Je kthyer ne identitet.Kjo e shkruar na sherben ne qytetareve te tu.

  6. Gjej rrenjet e tua turkosha says:

    Zonja acka packa na can trapin here mbas here…
    Me mire te kishe qendruar ne hollande mundesisht te na marish edhe lul kastravecin..
    U fale ne xhami,tani ik ne turqi te sterstergjyshrit e tu…

  7. Lili says:

    Shuqur qe s,folee si rrugace e politikes vrasese.Mbase ndjesia e urrejtjes mbare popullore te Ka bere Pak te reflektosh.

  8. H says:

    Prandaj jeni populli më i prapambetur në Evropë dhe në vendet e fundit në botë.

  9. Aqif Kapertoni says:

    Kush je ti moj zonje?
    thone qe shkruan apo shkrimtare ? e po pastaj….
    • Nuk eshte faj i qeverise as i aeroportit qe mirpret udhetaret
    • faj eshte individi dhe edukaten qe kane
    duke shtuar edhe mentalitetin alla shqiptarçe
    qe eshte here per ta pasur zili here te vesh duart ne kokë
    • ka shume Dr. qe çdo dite flasin per situaten dhe
    si duhet ruajtur por nuk degjon njeri!!!!!!
    • here tjeter ahkruaj per ato qe mund te vesh me mire
    ndonje poezi… nuk eshte Mjeksia per ty duke u munduar qe te gjesh fajtor shtetin
    fajtor eshte individi dhe ata qe quhen PD & LSI

  10. Maja says:

    Shyqyr qe shkruajte nje here me mend.Ne shume ghera jan dakord qe kontrolli i institucioneve mungon por DUHET THEKSUAR SE NE JEMI POPULL I PA DEGJUAR DHE INJORANTE KUNDREJT SEMUNDJEVE.
    Ne jemi trima sa i kemi semundjet jashte rrethit tone se pastaj behemi si pula.
    Prandaj:
    LANI DUART
    RUANI DISTANCEN
    MBANI MASKAT
    Kete radhe Flutura ka te drejte

  11. qytetar says:

    Oj Açke ….ato qe e hodhem ….po ato kur te duan do e zhdukin.

  12. lulemurrizi says:

    Po mire, çfare perfaqeson Flutura Plaçka, veten e saj apo ndonje institucion shqiptar apo te huaj? Megjithe te vertetat qe ka ne spjegimin e saj, eshte bere aq e padurueshme sikur vjen nga Hena dhe jo nga Holanda me nam e dritave te kuqe dhe droges e na jep mesim ne Shqiperi dhe e kam lexuar shpesh brenda dhe jashte. E padurueshme, te pakten per mua, njeri pa pricipe njerezore dhe pse mos te theme: me nje imoralitet njerzor ne sjelljen e saj dhe shkrimet e saj. Dikush mund ta lavderoje se varet ku shket floriri, por une nuk ja dua kurren e kurres mbeshtetjen dhe ndihmen e saj armiqesore. Flet nga ballkoni dhe permjerr te tjeret qe jane poshte.

  13. faro says:

    Si ultra partiake e deri tanishme, nuk e prisja të ishte kaq realiste!

  14. loku says:

    O PROSTITUTE QE BRAKTISE DJALIN PERSE NUK TE MORI ZOTI PLR ZOTI ZGJEDH DHE NUK I DO KURVAT,….

  15. Moisi Golemi says:

    Kush është kjo burri?

  16. Flori says:

    Me ne fund po lexoj nga kjo zonje nje shkrim te vertete pa mellefe e qe ndihmon per te miren e te gjitheve Mbase virusi ka bere punen e vet duke u shternguar vidat disave

  17. TURI EMIGR says:

    KUR NE KOHEN E KARANTINES QEVERIA NXORI F . E ARMATOSURA NE NNDIHME TE POLICISE, KRAHU POLITIK I KESAJ zonje DHE DISA ANAL-ISTE U COREN SE EDI PO BEN GRUSHT SHTETI QE TA MBAJ PUSHTETIN EDHE 100 VJET AKOMA KU ISHTE KJO zonje PARIMORE QE TE THOSHTE SE KETO MAS JANE TE NEVOJSHME PER SHQIPTARIN E PAPERGJEGJSHEM SIC NA E ZBULUAKA TASHTI KJO zonje QE SKA TE DREJTE MORALE TE NA JAPE MENDE. SHQIPTARI U BE I PAPERGJESJEM KUR KRAHU POL.ITIK I KESAJ PACAVURE E SHKATEROJ SHQIPERINE NE THEMEL THENIA SE SIKUR SHTETI MOS FUKSIONJ 24 ORE POPULLI CTHURET. TEK NEVE SHTETI ISHTE INEKZIOSTENT PER NJA 7VJETE .PRANDAJ MOJ FLUTRA JEMI KATANDISUR ATY KU TI PER CUDI BERE ZBULIMIN E VITIT OSE TE10 VJECARIT. MOJ ZONJE KU ISHE TI TE REVOLTOHESHE PARA 97 PER QEVERIEN. U RAHEN E U VRANE DHE DESH U BMBARDUA NJE QYTET I TEREN GA NJE HITLER ME FAL SE HITLERI NUK DHA NDONJERE URDHER PER BOMBARDIMIN E NDOJE QYTETI GJERMAN E AS SLLOBODANI NDONJE QYTETI SERB NGA SALAL YT I DASHUR. FLUTURA U TREGOVE E MENCME QE HAPE SHTYPSHKRONJE TANDE. E KISHE KUPTUAR SE NE CFARE DEREZHEJE EHTE KATANDISUR IO POPULLI SHQIPTAR POR INTELIGJENSA SHQIPTARE.SHKRIMTARI I SHKRETE I PASUR SHQIPTAR QE TI BOTOHET NJE LIBER FALAS JO E JO PO TI ULET CMIMI I BOTIMIT ESHTE I DETYRUAR TE NGREJE FIGUREN TENDE TE ZAKONSHME NE NJE INTEL.TE SHKALLES BOTERORE SI PSH E MADHJA RITA PETRO ME KAMASUTREN SHQIPTARE

  18. TURI EMIGR says:

    TI DHE SJ I JOT POLITIK KUR NE KOHEN E KARANTINES QEVERIA NXORI F . E ARMATOSURA NE NNDIHME TE POLICISE, KRAHU POLITIK I KESAJ zonje DHE DISA ANAL-ISTE U COREN SE EDI PO BEN GRUSHT SHTETI QE TA MBAJ PUSHTETIN EDHE 100 VJET AKOMA KU ISHTE KJO zonje PARIMORE QE TE THOSHTE SE KETO MAS JANE TE NEVOJSHME PER SHQIPTARIN E PAPERGJEGJSHEM SIC NA E ZBULUAKA TASHTI KJO zonje QE SKA TE DREJTE MORALE TE NA JAPE MENDE. SHQIPTARI U BE I PAPERGJESJEM KUR KRAHU POL.ITIK I KESAJ PACAVURE E SHKATEROJ SHQIPERINE NE THEMEL THENIA SE SIKUR SHTETI MOS FUKSIONJ 24 ORE POPULLI CTHURET. TEK NEVE SHTETI ISHTE INEKZIOSTENT PER NJA 7VJETE .PRANDAJ MOJ FLUTRA JEMI KATANDISUR ATY KU TI PER CUDI BERE ZBULIMIN E VITIT OSE TE10 VJECARIT. MOJ ZONJE KU ISHE TI TE REVOLTOHESHE PARA 97 PER QEVERIEN. U RAHEN E U VRANE DHE DESH U BMBARDUA NJE QYTET I TEREN GA NJE HITLER ME FAL SE HITLERI NUK DHA NDONJERE URDHER PER BOMBARDIMIN E NDOJE QYTETI GJERMAN E AS SLLOBODANI NDONJE QYTETI SERB NGA SALAL YT I DASHUR. FLUTURA U TREGOVE E MENCME QE HAPE SHTYPSHKRONJE TANDE. E KISHE KUPTUAR SE NE CFARE DEREZHEJE EHTE KATANDISUR IO POPULLI SHQIPTAR POR INTELIGJENSA SHQIPTARE.SHKRIMTARI I SHKRETE I PASUR SHQIPTAR QE TI BOTOHET NJE LIBER FALAS JO E JO PO TI ULET CMIMI I BOTIMIT ESHTE I DETYRUAR TE NGREJE FIGUREN TENDE TE ZAKONSHME NE NJE INTEL.TE SHKALLES BOTERORE SI PSH E MADHJA RITA PETRO ME KAMASUTREN SHQIPTARE

  19. aleko says:

    Shqipetaret jane anarchist , nuk njohin zbatim rregulli.Ata vriten nga koka e tyre.Nuk ka qeveri qe mund ti vere ne rrjeshte.Si mundet te respektoje nje rregull , nje urdher , apo te ruaj nje tjeter , kur nuk respekton dhe si vjen keq per koken e tij?…..

  20. emigranti says:

    Shume mire e trajtuar, por mendoj se duhet shtuar edhe neglizhenca qeveritare.
    Me konkretisht, tamponet te mos behen me ” mik ” por per cdo njeri qe dyshohet dhe ne rast se del pozitiv te detyrohet te rrije ne karantine ne shtepi duke i paguar rrogen , sic veprohet kudo ne bote.
    Prandaj sot shume shqiptare qe e kuptojne se jane infektuar, por kane simptoma te lehta, nuk tregojne nga frka se ngelin pa paguar.
    Ky perben nje krim ku qeveria eshte dashje pa dashje nxitese dhe pjesemarrese ne te.

  21. mond says:

    Zonja Açka, duke qene se vjen nga Hol nuk kanë kuptim verejtjet e tua, pa mbaruar fjaline ku thua ” shkujdesje totale” vazhdon me fajet e institucioneve, por si mund te kerkosh kete kur njerezve nuk ju dhimbset vetja?

  22. Katjusha says:

    Ka shumë të drejtë Zonja Flutura,shqiptarët po i vret idiotizmi i tyre ,por edhe mos kontrolli i duhur i institucioneve përkatëse.

  23. Per ata qe na “shajne” si popull , si te pa edukate, te pa gdhendur , qe me vete dije apo pa vetedije shkelim rregullat , para disa ditesh takova nje te njohurin tim qe vinte nga Anglia , natyrisht u takuam ne distance vetem me pershendetje , pa takim duarsh apo perqafim, me teper hezitim nga ana ime , me frike semos i transmetoj ndonje infeksion , e cuditerisht me tha , ketu ne Shqiperi shikoj nje frike te madhe e masa te medha kunder pandemise, ne Angli s’para e cajne koken shume , eshte tjeter atmosfere .

  24. Niku says:

    Nuk thua shyqyr mi teta, ishalla i merr koronsvirusi gjithe budallenjte me vete e te shpetojme. Kot them te shpetojme se karat jane si puna e heronjve, nje bie mijera lindin, po hajde mo, ngushellohemi nga pak. Po nuk veme mend ne jooooo, e dinte c’bente merhumi qe i mbante zap.

  25. Yt says:

    Kjo insekte Gollobordese po jep mend…apo keshilla ?femer e ulet..pa karakter…Bujari e njeh mire…pyesni shtypshkronjen Onufri…..nje cope….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje