Thumana u gjunjëzua nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri Rama publikon pamjet: Së shpejti do të marrë formë një qytezë e re, moderne

13 Gusht 2020, 09:24Sociale TEMA

Tërmeti i 26 nëntorit fatkeqësisht na la pas jetë të humbura dhe dëme të shumta materiale.

Një ndër zonat më të goditura nga ky tërmet ishte ajo e Thumanës, ku pati edhe më shumë viktima.

Mirëpo ndërkohë që muajt kanë kaluar kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të mirë për Thumanën.

Rama bën të ditur se Thumana po rilind nga themelet dhe tashmë po merr formën e një qyteze të re.

“MIRËMËNGJES

dhe me Thumanën që po rilind mbi themele të reja, ku pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, do të nisë së shpejti të marrë formë një qytezë e re, moderne, me një cilësi krejt të re jete për familjet e goditura keqaz nga fatkeqësia e 26 nëntorit të shkuar, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri Rama.

1 komente në “Thumana u gjunjëzua nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri Rama publikon pamjet: Së shpejti do të marrë formë një qytezë e re, moderne”

  1. Animas says:

    Po Durresi??? Ishte nga me te prekurit….kur e mendon bashkia te procedoje me pallatet e demtuar, keni pyetur ndonjehere ku rrine shumica e nerezve we ju kane dale pallatet e pa banuara, apo mjaftohet shteti vetem me bonusin, turp e njekohesisht me vjen nje mllef (qe te kem mundesi e zhduk tere administraten e bashkise qe vegjetojne) qyteti im po perjeton kete rrenim, qytet me kaq shume histori e kulture

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje