Përkeqësimi i situatës nga koronavirusi, nuk përjashtohet rikthimi i masave kufizuese në Shqipëri

12 Gusht 2020, 19:57Sociale TEMA

Situata sa vjen e përkeqësohet. Veç Tiranës, Durrësit e Shkodrës, që konsiderohen si vatra të nxehta, rastet me Covid-19 po shtohen edhe në bashki ku infeksionet kanë qenë sporadike.

“Kemi vënë re infektime kësaj jave edhe në qarkun e Kukësit, ka rritje në Kukës, Tropojë dhe Has”, shprehet drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino.

Rrespektimi i rregullave anti-covid është ajo çfarë kërkohet nga qytetarët, por rritja e rasteve mund të çojë dhe në rikthim të masave kufizuese.

“Përveç distancimit fizik individual, përdorimit të maskave, natyrisht do të kishin vlerë edhe masa të tjera, por kjo do të vlerësohet hap pas hapi”, thotë Bino.

Shtimi i rasteve është pasuar me mbushje të dy spitaleve Covid. Bino pohon se në spitalin Shefqet Ndroqi, në pavione të ndara po trajtohen edhe pacientë të dyshuar, pasi tamponi ka rezultuar negativ, por ekazminimi radiografik vërteton të kundërtën.

“Janë dy spitale që janë pothuajse të mbushura. Jo vetëm shtretërit, por edhe kapacitetet e shërbimit të kujdesit intensiv.

Kemi raste të mundshme. Në 20% të rasteve në tampon nuk identifikohet dhe mund të kemi të bëjmë me Covid, gjë e cila pasqyrohet në shenja klinike dhed radiologjike”, shprehet ajo.

Aktualisht dy grupmoshat më të prekura janë 24-34-vjeçaret dhe 50-64-vjeçarët. Por ata nuk shfaqin simptoma të rënda dhe kjo bën që të mos jenë shumë të kujdesshëm dhe të vetëizolohen, duke u bërë kështu shpërndarës të virusit.

6 komente në “Përkeqësimi i situatës nga koronavirusi, nuk përjashtohet rikthimi i masave kufizuese në Shqipëri”

  1. Laberia ime says:

    Mbylleni….shkerdhejini nenen atij vendi se do u japi BB 180 milion..

  2. ana says:

    mbyllni kufirin me kosoven dhe maqedonine. Cfare prisni????

  3. Free says:

    Tashi qe u shiten domatet e dpecat te katunaret e kosoves e maqedonise duan tia dhtrengojne rripin popullit. Na lini pak kohe ne shtator te pastrojme pislliqet qe hodhen ne plazh malokeria.
    Erdhe na prune lek mburren dhe kan drejte ti hedhin bidonat n plazh.

    1. mirsa says:

      nese kosovaret po hedhin bidona ne plazh ju te shqipris e djeget evropen me vjedhje e droge ju jeni populli ma i flliqur se egziston ju i shisni motrat ju vraiment nenat ju vraiment vllezrit jeni popull egersire

  4. mirsa says:

    nese kosovaret po hedhin bidona ne plazh ju te shqipris e djeget evropen me vjedhje e droge ju jeni populli ma i flliqur qe egziston ju i shisni motrat ju vrani nenat ju vrani vllezrit jeni popull egersire

  5. Julian says:

    Te gjithe ju qe shperndani helmin e panikut te rreme, do gjykoheni nje dite rende, duke ju sekuestruar te gjitha butaforite qe keni ndertuar mbi bazen e mashtrimit publik…
    Ju jeni djalli, shejtani dhe i biri! Ju nuk jeni media e lire!
    Media e lire flet lirshem si une: U karantinofshi ju dhe robt tuaj! Me te tjeret nuk keni pune! Mos guxoni te cenoni lirine e njerezve te lire, o skllever te Cov-idiotesise! Ju hengert Cov-idiotesia ju hengert!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje