Erion Veliaj bën testin e dytë të Covid dhe rezulton negativ, del nga shtëpia e shkon në bashki. Negativ dhe Ajola

12 Gusht 2020, 15:13Sociale TEMA
Erion Veliaj bën testin e dytë të Covid dhe rezulton negativ, del

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë testin e dytë të Covid dhe ka rezultuar negativ.

Testin e ka bërë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila po ashtu ka rezultuar negative.

Dë dy i janë nënshtruar testit para dy ditësh dhe pasi kanë rezultuar negativë, kryebashkiaku ka vendosur që të shkojë në punë si normalisht, në krye të detyrës në Bashkinë e Tiranës.

Lajmin se ishte infektuar me Covid e ka dhënë vetë Veliaj më 28 korrik dhe pas asaj dite ai ka qëndruar në shtëpi i karantinuar, derisa ka dalë negativ në testin e fundit.

13 komente në “Erion Veliaj bën testin e dytë të Covid dhe rezulton negativ, del nga shtëpia e shkon në bashki. Negativ dhe Ajola”

  1. Morri i kuq says:

    Po virusi e bëri testin e Vilajet Qyrkut?
    Se me siguri ka pësuar ndonjë mutacion!

    1. Eno says:

      Hahahha Morri i Kuq legjend!
      Ka pesuar virusi mutacion, do jet me i rrezikshem tani ne vjesht.

  2. Agim says:

    Lajm i mire dhe bravo qe u ktheve direkt ne pune jo te gjithe do e benin por njeriu punetore punetor mbetet

  3. Skerdi says:

    Mbare te ta bej zoti me gjithe keto te mira qe ke bere per qytetin e tiranes

  4. miranda says:

    Bekimet e gjithe prinderve dhe gjysherve ke sdo dilte ndryshe

  5. klodi says:

    Shume mire qe doli me sukses tani vazhdoni punen sic ka hije urime erjon

  6. Zhaneta says:

    Ne pune direkt … vetem respekt meriton dhe bravo per te gjitha punet e bera per tiranen . Vazhdoni kshu

    1. Genti says:

      Ti do jesh Zhaneta e kopshte/çerdheve qe ben kaq gojore te mire. Ju jeni per burg ne Sazan te gjithe!

  7. Tani says:

    Urimet me te mira lali eri mbare te ta bej zoti

  8. Altin says:

    Kaloj dhe kjo sfid me sukses si gjith tjerat o erjon .. trujt zoti se vec pune tmira ke bo

  9. Predatori says:

    Ndej keqardhje për virusin.

  10. heu bre says:

    Agim = Skerdi = Miranada = klodi = Zhaneta = Tani = Altin = Lindi per 6 minuta ka ndruar 8 emra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje